• e enjte, 01 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 12 prill/ 2025

Shkup - Filloi me funksionim kontrolli i përbashkët kufitar (One Stop Shop) në vendkalimin kufitar Bllacë - Hani i Elezit, ku u ndërtua infrastruktura e re fizike dhe digjitale, me të cilën vendoset sistemi funksional, i cili mundëson vetëm një ndalesë dhe një kontroll të pasaportave. Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së veriut, Hristijan Mickoski në solemnitetin me rastin e përurimit të sistemit, tha se modernizimi i kalimit kufitar është hapje e një perspektive të re për qytetarët, ekonomisë dhe rajonit.

Shkup - Ka momente në histori kur një thirrje e vetme i flet të gjithë botës. Thirrja jonë e përbashkët solemne nga ky vend është: INTEGRIMI TANI!, deklaroi zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti në fjalimin e tij me rastin e lëshimit zyrtar në përdorim të sistemit “One Stop Shop” për kontroll të përbashkët të udhëtarëve dhe mallrave me një ndalesë në pikën kufitare “Bllacë”, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Shkup - Me përurimin e Sistemit për kontroll të përbashkët kufitar të udhëtarëve dhe mallrave me një ndalesë (One Stop Shop) në vendkalimin kufitar Bllacë - Hani i Elezit me Kosovën, kalojmë në fazë të re të marrëdhënieve mes dy shteteve tona, tha sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Shkup - Për këtë fundjavë nuk janë planifikuar lëshime nga qendrat mjekësore të huaja dhe aktualisht jashtë vendit mjekohen 48 pacientë të lënduar në zjarrin në klubin "Puls" në Koçan, informuan nga Ministria e Shëndetësisë (MSH).

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski, së bashku me homologun e tij kosovar, Albin Kurti, sot do ta vizitojnë vendkalimin kufitar Bllacë, kumtuan nga shërbimi për shtyp i qeverisë.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski sot do të merr pjesë në Forumin e 4-të diplomatik Antalia (ADF2025), që mbahet prej 11 deri më 13 prill në Antalia, Republika e Turqisë, nën patronazhin e presidentit Rexhep Taip Erdogan dhe në organizim të Ministrisë turke të Punëve të Jashtme.

Shkup - Me urdhër të prokurorit publik, në vijim është aksioni për arrestimin e disa personave, e në drejtim të zgjerimit të hetimit për zjarrin në Koçan, konfirmuan nga Prokuroria Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme. Nga Prokuroria thonë se institucionet kompetente në mënyrë të koordinuar do ta informojnë opinionin sa të përfundojnë aksionet që janë në vijim.

Shkup-Ballkani Perëndimor nuk është një problem që duhet menaxhuar, por një rajon i gatshëm për përparim – jo një periferi, por një pjesë thelbësore e së tashmes dhe së ardhmes evropiane, tha Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në fjalimin e tij në panel-diskutimin “Përgjegjësia rajonale për një të ardhme të begatë në Ballkan”, në Forumin e 4-të diplomatik Antalia, i cili mbahet në Antalia, Republika e Turqisë.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme informoi se sot dhe nesër do të ndërmerren masa për regjim të posaçëm të komunikacionit në rrugët në zonën më të gjerë qendrore të Qytetit të Shkupit dhe në aksin rrugor vendkalimi kufitar Bllacë -  rrethrotullimi i Shkupit.

Tiranë - Në fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit,  mbrëmë tubim zgjedhor mbajti koalicioni zgjedhor opozitar “Aleanca për Shqipërinë madhështore” i udhëhequr nga Partia Demokratike e Sali Berishës.

Bruksel - NATO është e shqetësuar se Rusia së shpejti mund të vendosë armë bërthamore në hapësirë, sipas një raporti të publikuar sot në gazetën "Velt am Zontag".

Gjenevë-Vendet-anëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë sot arritën “marrëveshje parimore” për tekstin që duhet të mundësojë mbrojtjen e botës nga pandemitë e ardhshme, pas më shumë se tre vitesh negociata, deklaroi bashkëkryesuesja e trupit negociator, En-Kler Amprou.

Muskat - Irani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot do të zhvillojnë bisedime në Oman për fillimin e negociatave për programin bërthamor të Teheranit.

Muskat - Irani, i cili sot do të fillojë bisedime me SHBA-në për programin e tij bërthamor në Oman, dëshiron një "marrëveshje të drejtë" me Uashingtonin, deklaroi ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abas Aragçi, cituar nga mediat franceze. 

Moskë - Presidenti rus Vladimir Putin dhe i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Stiven Vitkof, kanë diskutuar dje në Shën Petersburg për kushtet për arritjen e paqes në Ukrainë, kumtoi Kremlini.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp dje kishte ekzaminimin e parë sistematik në mandatit e tij të dytë, ndërsa Shtëpia e Bardhë do t'i publikojë rezultatet e plota të ekzaminimit sa më shpejt që të jetë e mundur, tha sekretarja për shtyp, Karolin Levit. 

Uashington - I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ukrainën dhe Rusinë, Kit Kelog, tha se Ukraina mund të ndahet "pothuajse si Berlini pas Luftës së Dytë Botërore", si pjesë e marrëveshjes së paqes.

Uashington - Një gjykatës për emigracionin në shtetin federal amerikan Luiziana ka vendosur dje që i diplomuari në Universitetin Kolumbia, Mahmud Kalil, i cili ka vendbanim të përhershëm ligjor në SHBA, duhet të dëbohet.

Uashington - Synimi afatgjatë i presidentit amerikan Donald Tramp që Amerika të marrë Grendlandën ka kaluar nga retorikë në politikë zyrtare amerikane, kurse Shtëpia e Bardhë ka zhvilluar një plan zyrtar për marrjen e atij ishulli arktik nga Danimarka, shkruan sot NjuJork Tajms.

QËNDRONI TË LIDHUR