• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/16 prill/2023

Shkup  - Besimtarët ortodokës sot e festojnë festën më të madhe krishtere Pashkët - Ringjalljen e Krishtit,  ditën kur  Jezu Lrishti e ka dëshmuar fuqinë e tij dhe është ringjallur nga të vdekurit. Ringjallja e Krishtit në mesnatë u shpall  në të gjithë tempujt e Kishës Ortodokse Maqedonase, ndërsa sot mbahen liturgjitë e Pashkëve.

Shkup - Ndër shekuj ne, maqedonasit ortodoksë dhe të gjithë të tjerët të cilët jetojmë në këto hapësira kemi treguar se kur jemi unikë, mund të përparojmë, të zhvillohemi dhe të lëmë gjithmonë një trashëgimi më të mirë përgjenerat e ardhshme, porositi kryeministri Dimitar Kovaçevski në një deklaratë për mediat pas liturgjisë së Pashkëve në Katedralen në Shkup. Kovaçevski, në mëngjes mori pjesë në Liturgjinë e Ringjalljes në Katedralen “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, ku, tradicionalisht për Pashkët, mban liturgji kryetari i Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, kryepeshkopi i Ohrit dhe Maqedonisë, z.z. Stefani.

Tetovë - Me propozim të Prokurorisë nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Tetovës, i është caktuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej tetë ditëve 43-vjeçarit mjek anesteziolog nga Odri i Tetovës i cili në rrjetet sociale drejtpërdrejt ka xhiruar dhe transmetuar pacientë dhe personel mjekësor. Caktimi i masës vjen pasi Prokuroria Themelore Publike Tetovë ka ngritur  procedurë ndaj të akuzuarit për veprat penale “punë të pandërgjegjshme në shërbim” si dhe “xhirim të paautorizuar” sipas nenit 152 paragrafi 2 të Kodit Penal. 

Shkup  - Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, me rastin e festës së madhe krishtere të Rigjalljes  së Krishtit - Pashkëve, i dërgoi një mesazh urimi kryetarit  të Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopatës së Ohrit,  z.z.  Stefanit dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë, si dhe kryetarit të përfaqësisë kishtare të Kishës Metodiste-Ungjillore, Emil Zaev dhe pjesëtarëve të Kishës-Metodiste Ungjillore në shtet. "Festa e fitores së Krishtit mbi vdekjen ka një vend të veçantë në zemrën e çdo të krishteri dhe frymëzon besim, shpresë dhe dashuri. Uroj që këto ditë festive t'u përkushtohemi më të dashurve tanë dhe të dhurojmë buzëqeshje, gëzim dhe optimizëm. Së bashku të kontribuojmë  në prosperitetin, përparimin dhe mirëqenien e atdheut tonë. Sinqerisht shpresoj që Pashkët të na sjellin mendime të mira, optimizëm dhe frymëzim për të bërë vepra të mira dhe për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje pa dallim feje apo etnie. Të sjellim dritë dhe ngrohtësi në jetët tonë duke kuptimësuar dhe kundërshruar ndaj të gjitha krizave, problemeve dhe tundimeve", shkruan Pendarovski në urim. 

Shkup  - Kryeministri Dimitar Kovaçevski i dërgoi një mesazh urimi kryetarit të Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopatës së Ohrit, z.z. Stefanit, për Sinodin e Shenjtë të Ipeshkvijve dhe për të gjithë besimtarët me rastin e festës më të madhe të krishterë të Ringjalljes së Krishtit - Pashkëve.  "Fitoren e jetës mbi vdekjen që e simbolizojnë Pashkët, është një mesazh i fortë për suksesin e vendimeve të guximshme, kur ato merren me besim të sinqertë në të mirën e përbashkët. Në këto kohë lufte në kontinentin evropian dhe një krizë ekonomike dhe energjitike botërore, është më se e nevojshme të rivendoset zëri i ndërgjegjes tek të gjithë dhe ngitjes  mbi interesat personale, meqëllim që së bashku t'u sigurojmë prosperitet dhe perspektiva gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme. Siç tregon edhe kjo festë, rruga e drejtë sprovon besimin, për ta forcuar vullnetin, që është e vetmja mënyrë për të arritur paqen dhe mirëqenien kolektive", thuhet në urim.

 Shkup  - Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi u dëroi urim  besimtarëve ortodoksë  me rastn e festës së madhe krishtere – Pashkët. "Festat këtë vit përputheshin apo ndërroheshin me njëra tjetrën në mënyrë alternative dhe kjo nxiti në secilin prej nesh ndjenjë solemne e cila na inkurajon dhe jep shpresë për të nesërme më të mirë. Agjëronim bashkë, edhe pse në mënyrë tjetër dhe kohëzgjatje të ndryshme, ndanim tryezat e Iftarit bashkë, me kultivimin e zakoneve dhe traditave, ashtu siç ka qenë dhe jam i bindur do të jetë edhe në të ardhme. Vetëm kështu konfirmojmë edhe në vepër se bashkë mundemi edhe të jemi të uritur, edhe të hamë, edhe të qeshim dhe ti ndajmë vështirësitë nëpër të cilat kalon njerëzimi", thekson Xhaferi.

 Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski u dërgoi urim krishterëve ortodoksë, me rastin e festës më të madhe të krishterë Ringjallja e Krishtit-Pashkët. "Më lejoni në emrin tim dhe në emrin e MPB-së të ju uroj festën më të madhe të krishterë Ringjallja e Krishtit-Pashkët! Sot është ditë e gëzimit, dita në të cilën “nga vdekja drejt jetës, dhe nga toka drejt qiellit, Jezu Krishti na çliroi!”. Kjo ditë përcjell porosinë e paqes, dashurisë, faljes. Për arsye se Jezusi nga Kryqi i fali të gjithë ata që kanë bërë të këqija dhe krijoi botë të re" theksohet në urimin e Spasovskit.

Shkup  - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, sot pas liturgjisë së mëngjesit në Katedralen “Shën Klimenti iOhrit” në një deklaratë për mediat të gjithë besimtarët ortodoksë ka uruar  për festën e madhe të krishterë Pashkët. “Kjo është festa më e lumtuar dhe në frymën e asaj që po festojmë sot, që është jeta e përjetshme dhe gëzim i pamatshëm,  të gjithë qytetarëve tanë u dëshiroj shëndet të mirë, lumturi, mirëqenie, paqe, qetësi e mbi të gjitha dashuri”, theksoi Arsovska.

Shkup  - Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka dërguar urim me rastin e festës më të madhe të krishterë - Ringjallja e Krishtit  Pashkëve. "Jetojmë në një kohë plot sfida, ndarje, zemërim, me urrejtje ndaj njëri-tjetrit, por edhe në një kohë padrejtësish të mëdha. Ndërsa kjo na dhemb  më shumë! Kur shohim se nga duart tona  duan ta heqin shpresën, ëndrrat - anëtarët tanë më të rinj të kësaj shoqërie, të cilët të shtypur nga dëshpërimi i pushtetit, janë të detyruar ta kërkojnë fatin e tyre në vende të tjera, jashtë vatrave të tyre të lindjes! Kemi detyrë - timen, tuajën, të përbashkët - t'i japim fund kësaj njëtrajtshmërie   dhe t'i ndryshojmë gjërat", thuhet në urim. 

Hartum - Në përleshjet në Sudan humbën jetën të paktën 56 persona, ndërsa 596 janë lënduar, kumtoi Komiteti Qendror i Mjekëve Sudanezë.  Në luftimet rreth pallatit presidencial, televizionit shtetëror dhe komandës ushtarake në Hartum, humbën jetën 25 persona, prej të cilëve 17 civilë. 

 Dubai  – Në zjarrin që shpërtheu në ndërtesën Al-Ras në Dubai humbën jetën 16 persona dhe 9 të tjerë janë lënduar. Ndërtesa Al-Ras ndodhet në një nga lagjet e vjetra të qytetit, ku jetojnë një numër i madh të punëtorëve të huaj, por nuk është bërë e ditur  kombësia e viktimave. 

Saporo  - Në deklaratën e përbashkët nga takimi dyditor i ministrave të Energjisë dhe Ekologjisë të Grupit të Shtatë Vendeve më të Industrializuara në Botë (G7), që po mbahet në Saporo të Japonisë, premtohet intensifikimi i përpjekjeve për energji më të pastër dhe të rinovueshme. Por, nuk është paraparë afat përfundimtar për mbylljen e termocentraleve me qymyr.

Paris  - Kilian Mbape kryeson listën e golashënuesve më të mirë të PSZH-së në kampionatin francez të futbollit. Sulmuesi shënoi golin e Lensit (3:1) në pjesën e parë të ndeshjes së xhiros së 31-të të Ligës 1.  Ky gol ishte i 139-ti për Mbapen në kampionatin francez si pjesë e ekipit të Parisit. Ai e kaloi Edinson Kavanin (138) për t'u bërë i vetmi rekorder.

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR