• e diel, 22 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 11 gusht/ 2023

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Kryesuesi i OSBE-së, sot në Astana, në kuadër të vizitës së tij në Azinë Qendrore, së bashku me Përfaqësuesin Special për Mjedisin, Naser Nuredini realizuan takim me Ministren e Ekologjisë dhe Burimeve Natyrore të Kazakistanit, Zulfia Suleimenova.

Shkup - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili po qëndron për vizitë jozyrtare në vend, sot ka marrë pjesë në riemërtimin e rrugës “Brigada e dytë maqedonase" në “Adem Demaçi” në komunën e Çairit. Në fjalimin e tij, Kurti tha se para dy javësh është shënuar pesëvjetori i vdekjes së Demaçit dhe vlerësoi se është e një rëndësie të veçantë që Demaçi të ketë rrugën e tij në Maqedoninë e Veriut.

Shkup - Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) ka bërë pagesën e mjeteve nga TVSH-ja ime, për tremujorin e dytë të këtij viti, ku qytetarëve që kanë bërë skanimin e llogarive fiskale në muajt prill, maj dhe qershor  u janë paguar gjithsej 707.246.087,00 denarë. Siç thonë nga DAP, përmes projektit TVSH-ja Ime i cili filloi më 1 korrik të vitit 2019, deri më tani qytetarëve u janë kthyer 7,3 miliardë denarë.

Prishtinë - Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona, katër prej të cilëve janë të nacionalitetit serb dhe një shqiptar, pas të shtënave që kanë ndodhur herët në mëngjes në veri të Kosovës, në komunën e Zubin Potokut, afër kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, lajmëroi korrespondenti i MIAS-s nga Prishtina.

Prishtinë - Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka bërë të ditur se vendimi i qeverisë për ndalimin e hyrjes së mallrave nga Serbia në Kosovë do të tërhiqet shumë shpejt, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Tiranë - Infektimet me koronavirus janë kthyer sërish në Shqipëri.  Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik bëjnë me dije se muaji korrik ka sjellë një rritje të lehtë të rasteve në disa komuna të vendit, njoftojnë mediat nga Tirana.

Sarajevë - Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës parashtroi aktakuzë kundër kryetarit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, dhe u.d. drejtorit të Gazetës zyrtare të RS-së, Millosh Llukiq, u konfirmua sot për portalin sarajevas Kliks.

Sarajevë - Nermin Sulejmanoviq, personi që sot në Gradaçac me armë zjarri vrau tre persona dhe plagosi edhe tre të tjerë, pasditen e sotme ka kryer vetëvrasje pasi është locuar nga policia, kumtoi administrata policore e kantonit Tuzlla.

Sarajevë - Ambasada e SHBA-së në Bosnjë e Hercegovinë sot pasdite u deklarua pasi që Prokuroria e BeH-së parashtroi aktakuzë kundër Millorad Dodikut, kryetar i Republikës Sërpska dhe kundër Millosh Llukiqit, u.d. drejtor i gazetës zyrtare të Republikës Sërpska, ndërkaq për shkak të Dekretit për moszbatim të vendimeve të përfaqësuesit të lartë.

Minsk- Presidenti bjellorus Aleksandar Lukashenko sot tha se dëshiron të mbajë marrëdhënie të mira me vendet e Bashkimit Evropian, transmetojnë mediat ruse dhe shtoi se i ka urdhëruar Qeverisë së tij t'i rinovojë kontaktet me Poloninë, me të cilën ka tensione  në kufirin e përbashkët. 

Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot kumtoi se qeveria e tij po i largon shefat e të gjitha qendrave ushtarake rajonale për regrutim në Ukrainë, që është hap dramatik për asgjësimin e korrupsionit në sistemin në zhvillim, sepse dëshpërimisht nevojiten ushtarë të rinj për t'i zëvendësuar të vrarët dhe të plagosurit në luftime.

Kiev - Gjithsej 385 fëmijë ukrainas të deportuar në Rusi deri më tani janë kthyer tek familjet e tyre, tregon numri që sot e konfirmoi shoqata SOS Fshati i fëmijëve, i cili merr pjesë në riatdhesimin e fëmijëve.

Jerusalem - Në konfliktin e armatosur që shpërtheu kur ushtarët izraelitë sot hyrën në kampin e refugjatëve në veri të Bregut të okupuar Perëndimor, humbi jetën një palestinez, njoftuan të punësuarit e shëndetësisë.

QËNDRONI TË LIDHUR