MIA FLESH
- Shkup - Në Klinikën Infektive dje ka ndërruar jetë një pacient 69-vjeçar, tek i cili ishte konfirmuar influenzë A.Pacienti, siç informoi drejtori i Klinikës Infektive, Fadil Cana, ishte me sëmundje shoqëruese dhe nuk ishte i vaksinuar kundër gripit sezonal, edhe pse bënte pjesë në grupin e rrezikut.
15:00/ 18 janar/ 2026
Shkup - Në Klinikën Infektive dje ka ndërruar jetë një pacient 69-vjeçar, tek i cili ishte konfirmuar influenzë A.Pacienti, siç informoi drejtori i Klinikës Infektive, Fadil Cana, ishte me sëmundje shoqëruese dhe nuk ishte i vaksinuar kundër gripit sezonal, edhe pse bënte pjesë në grupin e rrezikut.
Shkup - Forumi Ekonomik Botëror po mbledh për herë të 56-të liderë kryesorë nga qeveria, biznesi dhe shoqëria civile në një takim vjetor në Davos, Zvicër, nga 19 deri më 23 janar 2026. Nën moton "Në frymën e dialogut", Davos 2026 duhet të sigurojë një platformë të paanshme për lidhjen e liderëve për t'u përballur me sfidat e përbashkëta dhe për të nxitur inovacione që përcaktojnë të ardhmen.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me europerspektivën e shtetit, tha se qëllimi është së pari të përfundojmë detyrat e shtëpisë që lidhen me Agjendën e reformave, e pastaj i mbetet Unionit nëse do të vazhdojë të bilateralizojë procesin tonë të qasjes.
Shkup- Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se nuk është i befasur, por se nuk ka asgjë për të komentuar dhe " do të presë të shoh nëse Prokuroria do të veprojë sipas informatës së arritur, njësoj siç presin të gjithë qytetarët në Maqedoni", për pohimet e Zhan Mitrevit se ish kryeministri Zoran Zaev dhe ish ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe kanë kërkuar mënyrë se si ta fitojnë pronësinë e spitalit të tij.
Shkup - Në ndërtimin e autostradave në Korridoret 8 dhe 10d, të cilat i ndërton konsorciumi amerikano-turk "Behtel dhe Enka" në nëntor 2025 janë angazhuar 2130 punëtorë (të punësuar të kontraktorit, nënkontraktorëve dhe ofrues indirektë të shërbimeve dhe të kontraktorëve të specializuar) si dhe 1290 pajisje gjithsej, tregon Raporti nga mbikëqyrja për progresin e punëve për nëntor të vitit 2026, të publikuar në ueb-faqen e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore (NPRRSH).
Shkup - Përafërsisht 40.000 euro në kundërvlerë denari është vlera totale e 22 gjobave të shqiptuara nga shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ndaj operatorëve të ushqimit, në kuadër të inspektimeve të jashtëzakonshme të kryera në markete dhe hipermarkete në të gjithë vendin.
Shkup- Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa.Reshjet e borës kanë ndaluar.
Shkup - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski ishte mysafir në intevistën e së dielës në Radio Evropa e Lirë, ku foli për hapat konkretë për shërbime të plota elektronike, për gjendjen në institucionet dhe për implementimin e ligjit të ri për sigurinë kibernetike.
Strumicë - Dje në Stacionin Policor të Strumicës u denoncua se në vendin e quajtur "Belik", në zonën e fshatit Gradsko Balldovc, një traktor që po tërhiqte një rimorkio të ngarkuar me dru, ra në shtratin e lumit Tërkanjë dhe me këtë rast ndërroi jetë D.N. (58) nga Strumica, kumtuan sot nga SPB Strumicë.
Tiranë - Kryeminsitri Edi Rama sot e publikoi tekstin e letrës që ka marrë dje nga Presidenti i SHBA-së Donald Tramp, i cili e ftoi personalisht të përfaqësonte Shqipërinë në Komitetin e Paqes për Rripin e Gazës.
Tiranë- Kryeminsitri Edi Rama sot e publikoi tekstin e letrës që ka marrë dje nga Presidenti i SHBA-së Donald Tramp, i cili e ftoi personalisht të përfaqësonte Shqipërinë në Komitetin e Paqes për Rripin e Gazës. "Duke ju falenderuar shqipëtarëve për privilegjin e besimit që ia dhanë në zfjedhje, kryeministri siguron se "do të bëj deri në fund gjithçka duhet për ta lartësuar emrin e Shqipërisë e dinjitetin e shqiptarëve".
Bruksel - Tarifat do të minonin marrëdhëniet transatlantike dhe do të rrezikonin një spirale të rrezikshme negative, por Evropa do të mbetet e bashkuar, e koordinuar dhe e përkushtuar për të ruajtur sovranitetin e saj, thanë mbrëmë njerëzit e parë të Këshillit Evropian dhe Komisionit Evropian, Antonio Koshta dhe Ursula fon der Lajen, në një reagim të përbashkët ndaj paralajmërimit të Presidentit të SHBA-së Donald Tramp për të futur tarifa për tetë vende evropiane që kundërshtojnë qëllimin e tij që SHBA-ja të marrë Grenlandën.
Bruksel - Deputetët në Parlamentin Evropian nuk do të miratojnë marrëveshjen historike tregtare transatlantike pasi Presidenti i SHBA-së Donald Tramp njoftoi tarifa të reja për vendet evropiane si pjesë e përpjekjes së tij për të marrë kontrollin e Grenlandës. Kështu, e ardhmja e armëpushimit në luftën tregtare, e përcaktuar nga marrëveshja e nënshkruar nga Trampi dhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen korrikun e kaluar, është bërë e pasigurt, shkruan Politiko.
Bruksel - Një takim urgjent i ambasadorëve të BE-së është planifikuar për sot në Bruksel, pasi presidenti i SHBA-së Donald Tramp njoftoi se do të vendosë tarifa për mallra nga tetë vende evropiane për shkak të situatës rreth Grenlandës.
Madrid - Kryeministri spanjoll Pedro Sançez deklaroi në një intervistë për gazetën "Vangardia" se një pushtim i mundshëm amerikan i Grenlandës "do ta bënte Putinin njeriun më të lumtur në tokë".
Vjenë - Tetë persona e humbën jetën dje në tre ortekë në Austri, kumtuan shërbimet e shpëtimit dhe policia. Shtatë persona u bllokuannga një ortek këtë pasdite në majën Finsterkof, 2.150 metra të lartë në luginën Grosarl në shtetin federal Salcburg, deklaroi zëdhënësja e shërbimit malor të shpëtimit malor në Salzburg.
Uashington - Ministria e Mbrojtjes e SHBA-së ka urdhëruar rreth 1.500 anëtarë aktivë të forcave të armatosura që të përgatiten për një vendosje të mundshme në shtetin Minesota, publikoi gazeta "Uashington Post", duke iu referuar përfaqësuesve nga mbrojtja.
Lisbonë- Portugezët votojnë sot në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ku kandidati i forcës më të madhe opozitare - e djathta ekstreme - pritet të arrijë në raundin e dytë.
Amsterdam - Komandanti i Forcave të Armatosura holandeze, Ono Ajhelshajm, paralajmëroi se përshkallëzimi i tensioneve midis SHBA-së dhe Evropës për shkak të Grenlandës mund të çojë në shpërbërjen e aleancës së NATO-s.
Amsterdam - Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka kritikuar ashpër deklaratat e presidentit amerikan, Donald Tramp, për marrjen e Grenlandës, duke paralajmëruar se do të ishte "fundi i rendit botëror siç e njohim ne" nëse SHBA-ja e merr atë ishull me forcë.
Teheran - Një funksionar iranian deklaroi se të paktën 5.000 njerëz janë vrarë në protestat në vend, duke përfshirë rreth 500 pjesëtarë të forcave të sigurisë. Ai i akuzoi "terroristët dhe kryengritësit e armatosur" për vrasjen e "iranianëve të pafajshëm".