• e diel, 22 dhjetor 2024
MIA FLESH

18:00 / 15 gusht / 2024

Shkup - Një banor dyzet e tre vjeçar nga fshati Llopat i Kumanovës është arrestuar nën dyshimin se në një kazino ka lëshuar në qarkullim kartëmonedha të falsifikuara nga 100 euro.Siç kumtoi MPB-ja, nëpunës policor nga SPB Kumanovë dje në ora 16:50 në Kumanovë, e kanë privuar nga liria A.N. (43).

Shkup - Pyetja e parë që ka të bëjë me listën pozitive të barnave që publikon Fondi i Sigurimeve Shëndetësore me kënaqësi mund të them se nga drejtori jam informuar se do të zgjerohet me tetë barna të reja që nuk kanë qenë më parë në treg dhe me të cilën të siguruarit do kursejnë deri në 2 milion euro.

Shkup - Qyteti i Shkupit përmes një kumtese apelon deri te kryeministri Hristian Mickoski që t'i obligojë këshilltarët të miratojnë programin e punës në "Higjienën komunale" dhe planin për furnizimin e autobusëve ekologjikë.

Shkup - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti, ka takuar sot në selinë e partisë në Tetovë, Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, David Gir, në të cilin, siç informojnë nga BDI, këmbyen mendime rreth Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës dhe të fqinjësisë së mirë me Bulgarinë, integrimin evropian, reformat në përputhje me pritjet e BE dhe legjitimitetin zgjedhor.

Shkup - Prokuroria Themelore Publike për Ndjekejn e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka nisur procedurë hetimore kundër një polici nga Stacioni Policor Bit Pazar i dyshuar për ngacmim seksual me keqpërdorim të pozitës.

Shkup - Qëndrimi jonë, nuk është qëndrim i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, kur të hapni raportin e skriningut do të shihni se ai është qëndrimi i Bashkimit Evropian, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për atë nëse VMRO-DPMNE-ja ka hequr dorë në Kuvend nga balancuesi. Në deklaratën për mediat pas vizitës në Drejtorinë doganore, Mickoski potenoi se balancuesi në periudhën e kaluar është keqpërdorur veçanërisht në deklarimin e përkatësisë etnike të qytetarëve.

Shkup - Në gjysmën e parë të vitit 2025 do të fillojë ndërtimi i poliklinikës së re në komunën e Butelit. Ajo do të zërë një sipërfaqe bruto prej rreth 3000 metra katrorë, do të ndërtohet në dy kate dhe do të ketë një parking nëntokësor. Sa i përket pamjes së jashtme, do të sigurohet hapësira shtesë për parkim, si dhe rregullim parter dhe hortikulturor. Vula për poliklinikën e re është planifikuar në vendin e klinikës së vjetër.

Shkup - Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sot lidhi Propozim-marrëveshje me gjykatësin e dyshuar në Gjykatën Supreme, Naqe Georgiev, për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale Pranim të shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm. Georgiev ka pranuar që t'i shqiptohet dënim me burg prej tre vjet, dhe ndalesë për kryerjen e profesionit. 

Tetovë - Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi sot kreu homazhe tek varri i Arben Xhaferit dhe vendosi kurorë me lule tek varri i të ndjerit. “Në 12-vjetorin e ndarjes nga jeta të ish kryetarit të PDSH-së Arbën Xhaferi, sot kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi kreu homazhe dhe vendosi kurorë me lule tek varri i të ndjerit. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty!”, thuhet në kumtesën e sekretariatit për informim të PDSH-së.

Pustec - Vazhdon ndërhyrja nga ajri dhe nga toka në shuarjen e zjarrit të madh në Parkun kombëtar "Prespë" në komunën e Pustecit. "Aeroplani rumun që arriti dje falë bashkëpunimit me mekanizmin evropian të Mbrojtjes civile deri më tani ka bërë më shumë fluturime. Ndërhyrja nga ajri dhe nga toka me 120 forca të angazhuara vazhdon me besimin se falë këtij operacioni kompleks do të arrijmë të lokalizojmë plotësisht të gjitha pikat e nxehta", publikoi në Fejsbuk, Nertil Jole, prefekt i qarkut të Korçës.

Prishtinë - Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, deklaroi se ish ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani, sot është arratisur nga arresti shtëpiak në Maqedoninë e Veriut, pasi sipas tij, organet gjyqësore të Maqedonisë së Veriut vendosën ta kthejnë në paraburgim për ta ekstraduar në Serbi, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë - Oda Ekonomike Amerikane e Kodsovës ka shprehur shqetësimin lidhur me veprimte e fundit të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, duke vlerësuar se ato veprime nuk janë të koordinuara me aleatët dhe partnerët strategjikë, përfshirë edhe me SHBA-në dhe shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Prishtinë - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se deklaratat e zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, për hapjen e urës në lumin Ibër, janë raciste dhe nëse veprohet ashtu siç kërkon ai, gjegjësisht çështja për të biseduar me Serbinë, do të jetë kundër Kushtetutës dhe kundër sovranitetit të Kosovës, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Londër - Bashkëshortja e liderit të ndjerë opozitar rus, Aleksej Navalni, Julia ka hedhur poshtë dhe i quajti si "të pakuptimta" gjetjet e hetuesve të cilat çojnë në atë se shkaku i vdekjes së bashkëshortit të saj ka qenë një kombinim i disa sëmundjeve që ai kishte.

Doha - Në fillim të bisedimeve për armëpushim në Rripin e Gazës, të cilat mbahen në kryeqytetin e Katarit, Doha, Izraeli kërkoi të lirohen 33 pengje të gjalla, të cilët i mban grupi islamik palestinez Hamas, transmetoi DPA duke iu referuar përfaqësuesve izraelitë në bisedimet, të cituar nga gazeta izraelite "Jediot ahronot".

Uashington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sigurojnë pako shtesë të ndihmës ushtarake për Ukrainën në ditët e ardhshme, deklaroi Xhon Kirbi, këshilltar për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, në intervistën për Em-Es-En-Bi-Si.

Ankara - Presidenti palestinez Mahmud Abas sot, gjatë paraqitjes së tij para Parlamentit turk paralajmëroi se planifikon ta vizitojë Rripin e Gazës. Abasi foli në mbledhjen e jashtëzakonshme në Mexhlisin turk. Sesioni i organizuar me rastin e vizitës së tij në Ankara, ishte hapur nga kryetari i parlamentit, Numan Kurtulmush. 

Kiev - Për të ruajtur rendin dhe për të siguruar nevojat prioritare të popullsisë në territoret e kontrolluara të rajonit Kursk, u krijua një komandë ushtarake dhe u emërua shefi i saj gjeneralmajor Moskalov, deklaroi komandanti suprem i Forcave të Armatosura të Ukrainës thanë, Oleksandr Sirski.

Kiev - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi sot se trupat ukrainase kanë kontroll të plotë mbi qytetin rus Suxha në rajonin e Kurskut. Në qytetin, i cili është më i madhi që Ukraina deri më tani dyshohet se e ka pushuar, para luftën kanë jetuar rreth 5000 njerëz.

QËNDRONI TË LIDHUR