• e diel, 29 dhjetor 2024
MIA Flesh

18:00/ 6 tetor/2023

Shkup - Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski gjatë ditës së sotme mori pjesë në 80 vjetorin e betejës në fshatin Klenoec. Në këtë aktivitet ai vendosi lule të freskëta në monumentin përkujtimor të luftëtarëve të rënë.

Shkup - Ministria e Ekonomisë q[ndron tërësisht prapa Vendimit për ulje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë të cilin e sollëm para dy javëve. Së paku deri më 30 nëntor, deri kur vlen ky vendim, largim nga ai nuk do të ketë. Të gjitha produktet të cilat janë përfshirë në Vendimin për ulje të çmimeve të Ministrisë së Ekonomisë do të mbeten me shkallë tatimore prej 5 për qind, shkroi në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Shkup - Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, ka zhvilluar sot një takim me një delegacion kinez të përbërë nga përfaqësues të disa kompanive kryesore kineze, të udhëhequr nga ambasadori i RP së Kinës në Maqedoninë e Veriut, Xhang Xuo.

Shkup - Ligji për sigurinë e sistemeve informative të rrjetit dhe transformimin digjital do të sigurojë nivel të lartë të sigurisë së sistemeve informative dhe të rrjetit në vend  dhe gjithashtu ndërtim dhe zgjerim të infrastrukturës së TI-së, gjegjësisht transformim digjital më efikas dhe më efektiv të republikës sonë, theksoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu në konferencën e sotme për shtyp pas debatit publik në të cilën u diskutua për Ligjin e sigurisë së sistemeve informative të rrjetit dhe transformimit digjital.

Shkup - Në kuadër të pjesëmarrjes në tkaimin ministror të Procesit të Berlinit, që po mbahet sot në Tiranë, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mori pjesë në takimin e përbashkët me kolegët nga shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe eurokomisarit për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varheji.

Shkup - Euroambasadori Dejvid Gir në një intervistë për "360 gradë" thotë se vizitat e politikanëve të huaj në vend nuk janë për të kryer presion ose për ta detyruar vendin të bëjë diçka, por vijnë si miq për të sqaruar kontekstin më të gjerë politik dhe mundësia që ekziston tani për t'u përdorur.

Shkup - Produktet ushqimore bazë, të cilat janë pjesë e konsumit të përditshëm të qytetarëve, do të vazhdojnë të tatimohen me normë më të ulët të TVSH-së, përkatësisht nuk ka ndryshim të saj dhe mbetet në 5%, siç parashikon Ligji i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe më detajisht e përcaktuar me Vendimin për përcaktimin e të  mirave dhe shërbimeve që janë me normë preferenciale të TVSH-së, të cilin Qeveria e miratoi më 28 shtator dhe që hyn në fuqi sot. Vendimet e miratuara nuk do të ndikojnë në rritjen e çmimit përfundimtar të produkteve ushqimore bazë.

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se tekstet shkollore për klasën e gjashtë të cilat tanimë janë miratuar nga Komisioni Kombëtar i teksteve shkollore dhe kanë marrë publikimin CIP, tanimë janë duke u shtypur dhe shpërndarë në shkolla. Përgjegjësit për shpërndarjen e teksteve shkollore janë të angazhuar dhe të përkushtuar maksimalisht, në marrëveshje me udhëheqësin e shkollës që ti shpërndajnë edhe gjatë kësaj fundjave.

Shkup - Kryetarja e Gjykatës kushtetuese, Dobrilla Kacarska po merr pjesë në konferencën rajonale në Budvë të Malit të Zi, ku do të diskutohet për mbrojtjen e të drejtave të privatësisë dhe rolin e gjykatave kushtetuese.

Shkup - Zëvendësministri i Mbrojtjes Tiron Jajaga sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në solemnitet me rastin e betimit të klasës së 27-të të kadetëve dhe studentëve të Kursit për aftësim profesional dhe ngritje në detyrë të oficerëve për nevojat e Armatës në Kazermën "Goce Dellçev" në Shkup.

Shkup - Qytetarët të jenë të qetë, çmimet e produkteve ushqimore bazë nuk do të rriten, njoftoi sot drejtori i Inspektoratit shtetëror të tregut, Goran Trajkovski. Inspektorati, vlerësoi Trajkovski në deklaratën me shkrim për mediat do të vazhdojë të veprojë sipas vendimeve të Qeverisë dhe do të kontrollojë nëse në markete te produktet përkatëse është e vendosur shenja “çmim i garantuar”.

Shkup - Ligji për sigurinë e sistemeve informative të rrjetit dhe transformimin digjital do të sigurojë nivel të lartë të sigurisë së sistemeve informative dhe të rrjetit në vend  dhe gjithashtu ndërtim dhe zgjerim të infrastrukturës së IT-së, gjegjësisht transformim digjital më efikas dhe më efektiv të Republikës sonë, theksoi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu në konferencën e sotme për shtyp pas debatit publik të organizuar nga Ministria kompetente në të cilën u diskutua ky ligj.

Shkup - Korrupsioni dhe krimi dhe paaftësia e qeverisë që të përballet me çdo sfidë, kanë qenë tema të debatit në takimin mes kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski dhe ambasadorit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dejvid Gir ku morën pjesë edhe nënkryetarët Aleksandar Nikolloski dhe Timço Mucunski. 

Shkup - Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska është në mesin e më shumë se njëqind kryetarëve të Komunave që në Batum, Gjeorgji marrin pjesë në Forumin urban të organizuar nga Drejtoria e përgjithshme për fqinjësi dhe bisedime për zgjerimin (DG NEAR) e Komisionit Evropian dhe Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), me fokus se si të zgjidhen çështjet komplekse të qeverisjes vendore përmes transformimit të gjelbër dhe gjithëpërfshirës të qyteteve përmes përdorimit të fondeve publike-private për të nxitur rritjen dhe inovacionin.

Shkup - Një qasje shumë e kujdeshme është bërë në lidhje me standardin gjatë përgatitjes së Vendimit për përcaktimin e mallrave dhe shërbimeve të cilat nënshtrohen në normën preferenciale të TVSH-së, e cila sot hyri në fuqi. Nuk ka kurrfarë ndryshime  në lidhje me standardin minimal dhe nuk i përfshin produktet ushqimore bazë nga shporta konsumatore, vlerësoi sot ministri i Financave Fatmir Besimi.

Shkup - Sot në Bruksel përfundon skriningu bilateral dyditësh për Kapitullin 22: Politika rajonale dhe koordinim i instrumenteve strukturore, pjesë e Klasterit 5 – Resurse, bujqësi dhe kohezion.

Shkup - Në kuadër të konferencës së parë ministrore për pylltari "Praktikat më dhe përvojat të mira në ripërtëritjen e pyjeve" që u mbajt sot në Shkup e dërgoi porosinë se është i domosdoshëm "aksion i gjelbër" rajonal për mbrojtje të përbashkët dhe ripërtëritje të pyjeve.

Shkup - Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Maqedonia e Veriut, në periudhën janar - gusht 2023 arrin 5.502.897 mijë euro dhe shënon rritje prej 2,0 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Vlera e mallrave të importuara në të njëjtën periudhë është 7.299.621 mijë euro, që është 7.6 për qind më pak në krahasim me vitin paraprak, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS).

Tetovë - Sot në kuadër të Javës Botërore të Fëmijëve, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami vizitoi kopshtin e Fëmijëve "Teteks". Kjo vizitë e shënuar tregon angazhimin tonë të përbashkët për të siguruar një të ardhme të ndritshme për brezat e ardhshëm.

Pehçevë - Me realizimin e a.q. Turne i grave, sot me ftesë të ministres së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, përfaqësuese të trupit diplomatik në vendin tonë dhe përfaqësuese të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut e vizituan zonën e  saposhpallur të mbrojtur të Maleshevës.

Tiranë - Komisari Evropian për Zgjerim, Oliver Varheji, pas takimit të ministrave të jashtëm në kuadër të procesit të Berlinit që u zhvillua në Tiranë, deklaroi se BE-ja do të vazhdojë të ndihmojë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se KE do të sjellë një plan të përshpejtuar për integrimin e Ballkanit në tregun ekonomik evropian. 

Tiranë - Në konferencën e përbashkët për shtyp, pas takimit të ministrave për Punë të Jashtme në suaza të Procesit të Berlinit, eurokomisari për zgjerim Oliver Varheji dhe shefat e diplomacisë të Gjermanisë dhe Shqipërisë, Analena Berbok dhe Igli Hasani, u përgjigjën në pyetjen për situatën në veri të Kosovës.

Tiranë - Studentët e mjekësisë së përgjithshme në Tiranë, të cilët e nisën me bojkot vitin e ri akademik 2023/2024, për të pestën ditë me radhë nuk po e vijojnë mësimin. Studentët zgjodhën të protestojnë për shfuqizimin e ligjit të ri me të cilin detyrohen të ofrojnë shërbime shëndetësore për tre deri në pesë vjet pas përfundimit të studimeve dhe më pas të marrin diplomën.

Tiranë - Në Tiranë sot u nënshkrua Memorandumi për mirëkuptim për hapjen e kampusit të kolegjit të Evropës, ku nënshkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Arsimit Orgeta Manastirliu dhe rektorja e kolegjit evropian, Federika Mogerini.

Beograd - Samiti joformal i Komunitetit politik evropian në Granada, të Spanjës, mbrëmë përfundoi me mossukses, sepse liderët e pothuajse 50-të vendeve dhe përfaqësuesit më të lartë të BE-së nuk arritën përparim të madh drejt zgjidhjes së konflikteve në pragun e Evropës, ndërsa të kota ishin edhe përpjekjet për të ulur tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan portali i Brukselit, Politiko, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Romë - Kryeministrja italiane, Xhorxhia meloni dhe kancelari gjerman, Olaf Sholc biseduan sot për çështjen e emigracionit dhe sërish do të takohen nga fundi i muajit në nëntor, kumtoi zyra e Melonit pas takimit të dy liderëve në margjina të samitit joformal në Granadë.

Romë - Në dy aksione në Detin Mesdhe në afërsi të Libisë janë shpëtuar 258 emigrantë.  Anija e shpëtimit "Mjekët pa kufij" së pari kanë shpëtuar 162 persona nga anija e drurit, mes të cilëve 17 gra dhe 29 fëmijë, prej të cilëve shumica ishin në hapësirën e ngushtë poshtë kuvertës. Anija ka pasur motor, por nuk ka pasur sistem për navigacion, deklaroi një koordinator për shpëtim. 

Moskë - Rusia, 18 muaj pasi u hoq nga Këshilli i të drejtave të njeriut të KB-së, është e mundur që javën e ardhshme të pranohet përsëri. Këshilli për të drejta të njeriut i KB-së më 10 tetor, me votim të fshehtë do të deklarohet për anëtarësimin e Rusisë. Sipas diplomatëve ka gjasa të matura që Rusia përsëri të pranohet në Këshill. 

Nju Delhi - Të paktën 41 persona kanë humbur jetën gjatë përmbytjeve në një luginë në verilindje të Indisë, shkaktuar nga vërshimi i liqenit akullnajorë në Himalajë. Përmbytjet morën më shumë se 270 shtëpi dhe 11 ura, ndërsa miliona njerëz duhet patjetër të evakuohen, njoftuan autoritetet lokale.

Uashington - Komisioni amerikan për letrat me vlerë (SEC) ka paditur miliarderin amerikan dhe sipërmarrësin Ilon Mask me qëllim që ai të dëshmojë për marrjen e kompanisë vitin e kaluar të "Iks" (Tuiter).

Uashington - Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Tramp e përkrahi kandidaturën e Xhim Xhordanit për spiker të Dhomës përfaqësuese, pasi Dhoma e ulët e Kongresit amerikan këtë javë ka mbetur pa spikerin e saj, pas votimit të mosbesimit ndaj paraardhësit Kevin Mekarti. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR