18:00/13 nëntor/2025/
Shkup - Deri më 31 dhjetor 2025 organet shtetërore, shërbimet publike, institucionet shkencore, komunat, shoqatat e qytetarëve dhe subjektet e interesuara duhet të parashtrojnë në Komisionin kuvendor për kulturë dhe turizëm propozime për shënimin e përvjetorëve jubilarë të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara në vitin 2026.
Shkup - Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar e kaloi leximin e parë para Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet.
Shkup - Ministria e Financave nesër do ta paguj kryegjënë dhe intersin për vitin e dytë të fletobligacionit të dytë të qytetarëve. Mjetet në vlerë prej 17.6 milionë eurove dhe interesi në vler prej 880 mijë eurove, do të paguhen në llogaritë e qytetarëve që kanë regjistruar fletobligacione nga fletobligacioni i dytë i qytetarëve, njoftoi Ministria e Financave.
Shkup - Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Punës, Marjan Risteski mori pjesë në panel diskutimi në kuadër të Panairit për sipërmarrësi të grave EKSPO 2025 Shkup të organizuar nga UN Women.
Shkup - Pasqyra makroekonomike për ekonominë vendore tregon për rezistim dhe rritje solide ekonomike, adaptim në rënie të inflacionit dhe pozitë kryesisht stabile të bilancit të pagesave, që siguron nivel adekuat të rezervave devizore, theksoi guvernatori Trajko Sllaveski, i cili i prezantoi projeksionet më të reja maksoekonomike të Bankës popullore për periudhën 2025 - 2028 para korit diplomatik dhe para përfaqësuesve të institucioneve ndërkombëtare.
Gostivar - Kryeministri, si duket është keqinformuar lidhur me procedurën e miratimit të dy Planeve Detale Urbanistike në Gostivar. Çdo veprim është zhvilluar në përputhje të plotë me ligjin, konkretisht me nenin 38, paragrafi 2 të Ligjit për planifikim urbanistik.
Tiranë - Pas seancës së përbashkët të qeverive të Italisë dhe Shqipërisë, kryeministrat Xhorxha Meloni dhe Edi Rama shkëmbyen marrëveshje dypalëshe dhe memorandum për mirëkuptim, të nënshkruar në kuadër të takimit të parë të përbashkët të dy qeverive në Romë.
Berlin - Autoritetet gjermane kanë ndaluar një burrë në një tren që udhëtonte nga Danimarka në Gjermani, nën dyshimin për përfshirje në furnizimin me armë të grupit islamist palestinez Hamas, raportoi DPA, duke cituar një deklaratë nga zyra e prokurorit federal. Në tekst theksohet se çështja lidhet me arrestimin e disa anëtarëve të tjerë të dyshuar të Hamasit në javët e fundit.
Gaza - Krahët ushtarakë të Hamasit dhe Xhihadit Islamik kanë bërë të ditur se do të dorëzonin trupin e një pengu izraelit më vonë sot, duke lënë mbetjet e tre pengjeve të tjera në Rripin e Gazës.
Ramallah - Kolonët izraelitë i vunë zjarrin një xhamie në një fshat palestinez në Bregun Perëndimor gjatë natës. Ata gjithashtu shkruan mesazhe urrejtjeje në muret e xhamisë. Incidenti vjen menjëherë pasi autoritetet izraelite dënuan një sulm të kohëve të fundit nga kolonët izraelitë ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor. Gjatë sulmit u dogjën një mur, të paktën tre kopje të Kuranit dhe disa qilima në xhaminë Deir Istija. Kolonët shkruan gjithashtu mesazhe në hebraisht si: "Nuk kemi frikë", "Do të hakmerremi përsëri" dhe "Vazhdoni me dënimin".
Islamabad - Parlamenti i Pakistanit sot votoi një amendament kushtetues me të cilin shefave të shtetit dhe armatës u jepet imunitet i përjetshëm, që për opozitën është "goditje vdekjeprurëse ndaj demokracisë". Propozim-ligji është miratuar me 64 vota "pro" dhe pa asnjë "kundër" në Dhomën e epërme të Parlamentit, ndërsa në Dhomën e poshtme fitoi 234 vota "pro" dhe katër "kundër".
Dakar - Autoritetet kamerunase kanë njoftuar se 800 persona janë arrestuar, ndërsa 16 janë vrarë në përleshjet me forcat e sigurisë pas fitores zgjedhore të presidentit Pol Bija. Ky është komenti i parë zyrtar nga autoritetet për numrin e viktimave nga fillimi i trazirave. Ministri i Punëve të Brendshme, Pol Atanga Nxhi deklaroi se forcat e sigurisë kanë vrarë 13 protestues në qendrën ekonomike Duala dhe tre të tjerë në rajonin verior.