• e diel, 22 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 15 korrik/ 2023

Shkup - Në kuadër të vizitës së tij në Stamboll, kryeministri Dimitar Kovaçevski sot vizitoi Patriarkanën Ekumenike.

Shkup - Javën e ardhshme do të mbahet debat publik për fazën e dytë të ndryshimeve në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale. Pres nga të gjitha anët që të bëhet një ligj që do të jetë në drejtim të asaj që kërkohet me direktivat e BE-së dhe në të cilin do të përmirësohet eko-sistemi mediatik në vendin tonë, thotë në një video intervistë për MIA-n ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu.

Shkup - Zhvillimi i teknologjisë dhe ngritja e sfidave të sigurisë jokonvencionale kërkon që shtetet të rrisin investimet në mbrojtje dhe sigurinë e qytetarëve të tyre, theksoi ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska. "Angazhimi i të gjitha vendeve anëtare është  2 për qind, sipas zotimeve të mëparshme, maksimumi që duhet të arrijë çdo anëtar deri në vitin 2024, tani do të jetë kufiri i poshtëm që do të duhet të arrijë secili vend", tha ministrja Petrovska në emisionin "Trilling" në TV 24 duke folur për përfundimet e Samitit të NATO-s në Vilnius.

Strumicë- Me bllokimin e udhëkryqit qendror të qytetit në Strumicë, aktivistë dhe qytetarë nga Strumica dhe rajoni shprehën pakënaqësinë e tyre me vendimet e gjykatave dhe të Qeverisë për bashkimin e koncesioneve për shfrytëzimin e lëndëve të para minerale në komunat e Bosilovës dhe Novo Sellës për hapjen e  minierës.

Shkup - Politika duhet të largohet nga gjyqësori, qeveria dhe partitë politike duhet të tregojnë vullnetin se janë të gatshme për të, por edhe gjyqtarët se janë të gatshëm ta bëjnë punën e tyre në mënyrë të pavarur, tha në një intervistë për MIA-n ambasadori evropian Dejvid Gir.

Shkup - Ideja për planin prej katër shtyllash të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, përbëhet në atë që vendet e rajonit të mund të fillojnë t'i ndjejnë përfitimet e anëtarësimit madje edhe para se të bëhen pjesë e Unionit, thotë ambasadori evropian Dejvid  Gir në intervistën për MIA-n.

Shkup- Funksionimi i kompanisë "Laktalis" nga Manastiri është treguesi i vërtetë i suksesit të Planit të Rritjes Ekonomike të përcaktuar në vitin 2017, përmes të cilit Qeveria është në rrugën e duhur për të siguruar rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit tonë, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim me Resorët Ekonomikë dhe Investimet, Fatmir Bytyqi, gjatë vizitës në këtë kompani, e cila përpunon qumështin dhe prodhon djathëra. 

Shkup - Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në VK Tabanoc për hyrje në vend dhe VK Bogorodica për dalje nga vendi, ka frekuencë të shtuar të automjeteve, koha e pritjes është rreth 30 minuta.

Shkup - "Unioni Rinor – Krushevë" dhe "EJL në veprim" nga Greqia këtë fundjavë në Krushevë organizojnë një ngjarje të rrjeteve ndërkombëtare "Gjetja dhe mbështetja e bashkëpunimit rinor 2023" në kuadër të iniciativës për themelimin e zyrave për bashkëpunim rinor ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Tetovë - Gjysmë ore pas mesnate në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, ka ndodhur një aksident komunikacioni në të cilin është mbytur një ari dhe dy persona janë lënduar. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Dobroshtit.

Shkup - Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se rajoni i vendit tonë në periudhën në vijim do të jetë nën ndikim të një vale shumë të ngrohtë ajrore.

Strumicë - Qeveria do të rishqyrtojë vendimin për bashkimin e dy koncesioneve për minierën Ilovica-Shtuka dhe do të kërkojë informata shtesë nga ministria kompetente, ndërsa qëndrimi i LSDM-së për hapjen e minierës në Ilovica është i njëjtë me qëndrimin e qytetarëve të rajonit të Strumicës, tha ministrja Jovanka Trençevska në konferencën e sotme për media që u mbajt para objektit të OK-së të LSDM-së në Strumicë dhe para protestës që u mbajt kundër hapjes së minierës.

Athinë – Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut gjatë natës janë qëlluar me armë zjarri në Hanioti të Halkidikit, njëri ka vdekur, ndërsa tjetri i plagosur është dërguar në spital, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Jozyrtarisht, persona të panjohur të maskuar i kanë qëlluar dy personat teksa ndodheshin në banesën që kishin marrë me qira.

Athinë – Është vrarë një 39-vjeçar, ndërsa një 45-vjeçar është plagosur të dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, pasi persona të panjohur të maskuar kanë qëlluar me armë zjarri në banesën ku po qëndronin në Hanioti të Halkidikit, konfirmojnë për korrespondenten e MIA-s nga Athina, burime nga policia greke.

Stamboll - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka shprehur optimizëm për marrëveshjen e eksportit të grurit të Ukrainës, duke thënë se ai dhe presidenti rus Vladimir Putin janë në të njëjtën anë kur bëhet fjalë për vazhdimin e kësaj marrëveshjeje.

Kiev - Gjykata ukrainase vendosi që igumeni i Lavrës Kiev-Peçersk, Metropoliti Pavel, të transferohet në paraburgim pasi i është ndryshuar masa e arrestit shtëpiak. Siç raportojnë agjencitë e huaja, atij iu ofrua të paguajë garancionin në shumën prej gati 900 mijë dollarësh, por ai nuk ishte dakord me vendimin e gjykatës dhe tha se nuk kishte aq para.

Kiev - Ukrainasit duhet të kuptojnë se Rusia ka të gjitha burimet në dispozicion për të ndaluar përparimin e ushtarëve ukrainas në pjesët lindore dhe jugore të vendit, tha presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.

Bruksel- Barend Lejts zëdhënësi aktual i kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, largohet nga posti muajin e ardhshëm dhe në vend të tij pritet që të emërohet Ekaterina Kasinxhe kryetare e kabinetit të presidentes moldave Maja Sandu.

Londër- Për shkak të thatësirës në Uruguaj, miliona qytetarë të atij vendi mbetën pa ujë të pijshëm. Më shumë se gjysma e 3.5 milionë qytetarëve të Uruguait nuk kanë akses në ujë nga rrjeti i ujit dhe ekspertët paralajmërojnë se një situatë e tillë mund të vazhdojë me muaj të tërë, shkruan Gardiani londinez.

Tripoli - Mbyllja e vendburimeve të naftës në Libi mund të çojë në shpalljen e "fuqisë më të madhe", tha mbrëmë vonë Ministria libaneze e Naftës, një ditë pasi u mbyllën tri fusha nafte në shenjë proteste kundër rrëmbimit të ish-ministrit të Financave. 

Seul - Ministri i Punëve Jashtme i  Koresë së Jugut, Park Xhin, i bëri thirrje Kinës që të luajë një rol konstruktiv në trajtimin e kërcënimeve të Koresë së Veriut. Ministri këtë thirrje e bëri gjatë një takimi me ministrin kinez të  Punëve të Jashtme Vang Ji në margjinat e takimit të Asociacionit së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) në kryeqytetin indonezian, Xhakartë, pasi Pheniani këtë javë lëshoi ​​një raketë balistike ndërkontinentale.

Shkup - Sinoptikët edhe për sot parashikojnë mot me diell dhe shumë të ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 15 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 33 deri në 40 gradë. Indeksi UV do të jetë 10.

QËNDRONI TË LIDHUR