• e premte, 12 dhjetor 2025
MIA FLESH

18:00/10 dhjetor/2025

Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Pas dy ditëve debat sot, Kuvendi e miratoi Buxhetin e vitit 2026. Dhanë mbështetje 71 deputetë, 14 ishin kundër, ndërsa abstenime nuk kishte. Buxheti është planifikuar si instrument i konsoliduar dhe real për menaxhim të përgjegjshëm të financave publike, nivel të qëndrueshëm të deficitit buxhetor dhe borxhit publik.

 Shkup, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Këtë muaj, inflacioni bazë është pak më i lartë se në muajt e mëparshëm. Inspektorati sërish do të inspektojë marketet  në terren që të parandalohet shoqërimin e tyre në kartel, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në përgjigje të pyetjeve të mediave për lartësinë e  inflacionit bazë dhe gjobat e shqiptuara për marketet për shoqërimin e tyre në kartel dhe përcaktimin kontraktual të çmimeve.

Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Pas kongresit të VMRO-DPMNE-së, kryetari i partisë dhe kryeministri Hristian Mickoski paralajmëroi ndryshime në udhëheqësinë deri në gjysmën e parë të prillit, pas së cilës deri në fillim të majit do të pasojë edhe rikonstruksioni i Qeverisë. "Dhe me këtë do të kompletohet skuadra, e cila do të ishte prijëse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të ndodhin. Presim të jenë të rregullta, në pranverën e vitit 2028 dhe nëse ndodhin të parakohshme këtu jemi, ne jemi të gatshëm të dalim dhe edhe një herë t'i fitojmë kundërshtarët tanë politikë", tha Mickoski, i cili sot ishte për vizitë në Komunën e Aerodromit.

 Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot deklaroi se sipas informacioneve të marra nga ambasadori britanik dhe Qeveria, pretendimet se janë zhvilluar negociata me Britaninë e Madhe për pranimin e migrantë në vend janë të pasakta. Ajo duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me raportimet në disa media britanike se është biseduar me autoritetet e Maqedonisë për pranim të mundshëm të migrantëve në vend dhe në lidhje me rezolutën për migrantët në Kuvend, të cilën e njoftoi më parë kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, theksoi se kjo çështje është intensifikuar ditët e fundit, ndërsa për të është biseduar që kur është lidhur partneriteti strategjik me Britaninë e Madhe.

Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Në seancën e sotme për rastin "Puls" në Koçan, mbrojtja e ish drejtorëve të akuzuar të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH) Bekim Maksuti dhe Xhevat Selami kundërshtuan aktakuzën. Avokati Elenko Milanov theksoi se aktakuza ndaj Bekim Maksutit është e pabazë dhe se klienti i tij nuk mund të vihet në lidhje shkak-pasojë me ngjarjen, ndërsa avokati Jasmin Kalap theksoi se procedura ndaj Xhevat Selamit bazohet në fakte të paplota dhe të konstatuara gabim. Të dy avokatët para gjykatës theksuan se fajtorët e vërtetë për zjarrin nuk janë përfshirë në aktakuzë dhe se klientët e tyre nuk kanë kompetenca ligjore, as fuqi faktike për të ndikuar në rezultatin tragjik.  

Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Licencat konform ligjit kanë validitet për një vit, ndërsa licenca nga viti 2012 nuk do të thotë leje e "Klasik M" të zhvillojë veprimtari në një lokacion tjetër, të jetë diskotekë në vend të kabaresë, të pranojë numër shumë të madh të njerëzve dhe fëmijëve minorenë para dhe pas mesnate dhe në të njejtën të futen dhe të përdoren mjete piroteknike në mënyrë ilegale. Kështu nuk shkruan në licencë dhe licencën e lëndës nga viti 2012, pohon mbrojtja e ish-ministrit të Ekonomisë, Valon Saraçiqni, në fjalimin e tij hyrës në gjykimin për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, ku kanë humbur jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 janë lënduar.

Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Do të lë hapësirë deri në pranverë që Venko Filipçe së bashku me profesorin Fërçkovski, së bashku me Andrej Zhernovskin të kërkojnë në të gjithë Maqedoninë dhe të gjejnë ndonjë emigrantë që është pjesë e kësaj marrëveshje me Britaninë e Madhe, apo ndonjë marrëveshje tjetër që kemi nënshkruar, dhe nëse gjejnë qoftë edhe një migrantë, unë jam i gatshëm të tërhiqem nga politika. Në të kundërtën të më kërkojnë falje mua dhe qytetarëve që përhapin panikë pa nevojë. Mendoj se nuk është e drejtë. Ja, këtë unë e jap si ofertë. Kjo do të vlejë pafundësisht përderisa unë jam kryeministër, por për shkak se ai e përmendi pranverën, kemi pasur dëshirë për zgjedhje të parakohshme, dhe kështu nuk e krahasoi me disa vende fqinje, etj. Ja, unë them kështu, le të bëhen të tretë, le të shëtisin sa të duan nëpër Maqedoni, dhe nëse gjejnë çfardo rezultati të kësaj marrëveshjeje ose ndonjë marrëveshjeje tjetër që kjo qeveri do të nënshkruajë, unë jam i gatshëm të largohem përgjithmonë nga politika. Përndryshe, pres që të tre të dalin dhe të kërkojnë falje. 

Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Infrastruktura për ndërveprim mes institucioneve ekziston, dhe atë jo vetëm për çështje të TI-së. Nuk janë të mjaftueshme 2,6 milionë transaksione në muaj në këtë platformë, mund dhe duhet të ketë dhjetë herë më shumë. Institucionet nuk duhet të funksionojnë si ishuj të veçantë, por të jenë pjesë e platformës dhe të shkëmbejnë të dhëna, porositi sot ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski në konferencën e tretë vjetore të Odës Ekonomike amerikane që mbahet në Shkup.

 Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, pas takimit të sotëm me përfaqësuesit  e sindikatave të administratës shtetërore dhe gjyqësore, deklaroi se Këshilli e kupton seriozitetin e problemeve me të cilat përballen nëpunësit e gjykatave dhe do të vazhdojë të angazhohet për zgjidhjen e tyre.

Shkup, 10 nëntor 2025 (MIA) - Duke marrë parasysh trendet dhe zhvillimet gjeopolitike, është e nevojshme që procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian të vazhdojë dhe që Maqedonia të vazhdojë rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotfuqishëm në BE, vlerësuan në takimin e sotëm nënkryetari i Parlamentit, Antonio Milloshoski dhe ambasadori francez në vend, Kristof Le Rigoler.

 Shkup, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Sindikata e Pavarur e Administratës Shtetërore dhe Sindikata e Pavarur e Administratës Gjyqësore sot, pas një takimi me Kryetarin e Këshillit Gjyqësor, dolën me kërkesa për përmirësimin e gjendjes e të punësuarve në gjykata. Sindikatat kërkojnë pagesën e menjëhershme të shtesave të pagave që nuk janë paguar që nga marsi i këtij viti, regresin  për pushimin vjetor dhe llogaritjen e pagave në përputhje me koeficientët nga Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive në Sektorin Publik nga viti 2023. Është kërkuar edhe plotësimi i vendeve të lira të punës për shkak të daljes në pension ose daljes së kuadrit, si dhe rritjen e fondeve buxhetore për vitin e ardhshëm për të paktën tetë për qind më shumë punësime. 

 Uashington, 10 dhjetor 2025 (MIA) - Kongresmeni republikan Tomas Masi ka paraqitur një projektligj në Dhomën e Përfaqësuesve të Komgresit amerikan  me të cilin kërkohet tërheqja e vendit nga Aleanca Veriatlantike  (NATO), bëri të ditur kabineti i tij. Iniciativa quhet "LIgj për Organizatën e Pabesueshme". Projektligji thekson se NATO është një "relikt i Luftës së Ftohtë" sepse u formua për t'iu kundërvënë BRSS-së, e cila u shpërbë më shumë se 30 vjet më parë. Që atëherë, pjesëmarrja e SHBA-së në Aleancë u ka kushtuar taksapaguesve amerikanë triliona dollarë, thuhet në tekst. 

QËNDRONI TË LIDHUR