• e enjte, 22 janar 2026

MIA FLESH

MIA FLESH

09:00 / 22 janar/ 2026

Shkup – Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë dy komisione – Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisioni Ligjvënës – Juridik. Para anëtarëve të të dyja komisioneve janë Propozimi i ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Punët e Brendshme dhe Propozimi i ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Polici, që të dyja në procedurë të shkurtër

Shkup - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, së bashku me drejtorin e Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski sot do të mbajnë konferencë për shtyp me rastin e lëshimit në përdorim të katër shërbimeve elektronike të FSSH-së.

Shkup - Të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për qarkullim. Komunikacioni zhvillohet pa pandërprerë, por për shkak të reshjeve të borës, rekomandohet vozitje e kujdesshme, informoi LAMM. Reshje të lehta bore po bien në Strumicë, Krushevë dhe Gjavatë, por aktualisht nuk po qëndron në rrugë.

Shkup - Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me periudha me diell. Në mëngjes do të ketë reshje lokale shiu dhe bore, ndërsa në vendet më të larta dhe në male borë. Pasdite vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë e dobët jugore, njoftoi Departamenti për Punë Meteorologjike. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga -4 deri në 0, ndërsa maksimale do të arrijë nga 2 deri në 7 gradë.

Stamboll - Turqia dhe Arabia Saudite dhe vende të tjera kryesisht myslimane dje kanë publikuar se e kanë pranuar ftesën e presidentit amerikan Donald Tramp që të kyçen në të ashtuquajturën "Këshilli për paqe" në Gaza. Ministrat e punëve të jashtme të dy vendeve, si dhe ato të Jordanisë, Indonezisë, Pakistanit, katarit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe "e publikojnë vendimin e përbashkët të vendeve të tyre që të kyçen në "Këshillin për paqe", deklaruan ata në deklaratën e përbashkët.

Strasburg- Parlamenti Evropian sot duhet të deklarohet mbi nismën e grupit Patriotët për Evropë (PFE) për votimin e mosbesimit ndaj Komisionit Evropian të Ursula fon der Lajen. Arsyeja e drejtpërdrejtë për paraqitjen e nismës ishte nënshkrimi i Marrëveshjes së Partneritetit midisi BE-së dhe Merkosur dhe Marrëveshjes së Përkohshme Tregtare dypalëshe të shtunën e kaluar në Paraguai.

Davos- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute deklaroi se ka "ende shumë punë" midis palëve të përfshira në mosmarrëveshjen rreth kontrollit të Grenlandës, një ishull gjysmë-autonom që i përket Danimarkës. Rute për Foks Njuz deklaroi se ai dhe presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, në bisedimet në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në qytetin alpin zviceran Davos janë pajtuar që rajoni i Arktikut duhet të mbrohet së bashku

Bruksel - Forenzikët kanë vërtetuar se skeleti i gjetur në bodrumin e një shtëpie në lagjen Forest të Brukselit i ka takon shtetasit të Maqedonisë, Rexhep Rahmanovski, i cili rezulton i zhdukur që nga viti 2003, njoftoi Policia Federale belge. Skeleti është gjetur gjatë renovimit të shtëpisë në korrik të vitit 2025, pas së cilës është dorëzuar në analizë forenzike.

Bruksel – Ngjarjet e fundit në marrëdhëniet transatlantike, implikimet e tyre mbi Bashkimin Evropian dhe koordinimi i hapave të ardhshëm evropianë, do të jenë temë kryesore e Samitit joformal të BE-së që sonte do të mbahet në Bruksel. 

Vjenë - Mijëra kilometra lumenj janë dëmtuar vitet e fundit në Ballkan për shkak të zgjerimit të digave dhe termocentraleve të vogla, si dhe nxjerrjes së tepërt të sedimenteve, sipas raportit të organizatave joqeveritare "River Voç" dhe "Euronatur", të publikuar sot. 

QËNDRONI TË LIDHUR