• e shtunë, 21 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 2 qershor/ 2023

Shkup - Kryetari Xhaferi sot, në margjinat e takimit në nivel të lartë të kryetarëve të parlamenteve të vendeve anëtare të NATO-s, realizoi takim me nënkryetaren e parë të Asamblesë Nacionale të Republikës Franceze, Valeri Rabo, me kërkesë të saj.

Shkup - Rreth 160 kilogramë kokainë e cilësisë së lartë është konfiskuar nga ana e policisë së vendit dhe ajo greke në aksionin në Greqi të koordinuar me DEA-n amerikane. Vlera e kokainës vlerësohet në mbi 10 milionë euro.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot rreth orës 13:00 në kryqëzimin Negotinë, është privuar nga liria një shkupjan  pasi në automjetin e tij janë gjetur dy emigrantë. Personi është ndaluar nga shërbimi patrullues i policisë pasi paraprakisht  nuk është ndalur në shenjën për ndalim ana ana e një shërbim tjetër patrullimi në kryqëzimin e Demir Kapisë.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se nëpunësit policor nga Departamenti për Punë Kriminalistike Aerodrom dhe Draçevë, gjatë ditës së djeshme, e privuan nga liria S.R.(26) nga Shkupi. Për të është shpallur urdhërarrest, për shkak të dyshimit se më 24 maj te Qendra Transportuese ka grabitur, me ç'rast ka marrë disa gjëra nga H.O. nga Turqia.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme - Departamenti për Zbulimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz, Njësia për Zbulim dhe Çmontim të Mjeteve Shpërthyese pranë Sektorit për Luftë kundër Terrorizmit, Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit, në koordinim me Departamentin për Operacione Policore Speciale, Departamentin për Hulumtime Teknike Kriminalistike dhe Ekspertiza dhe SPB Shtip ka kryer shkatërrimin e organizuar të suksesshëm të mjeteve shpërthyese mina në poligonin Penush.

Strugë - Ndërmarrja publike "Komunalja" sot filloi aksionin për ndërrimin e kontejnerëve të vjetër të metlait, të vendosur në rrugët e qytetit, me të rinj, të plastikës, për mbeturina të përziera me kapacitet prej 1,1 metër kub. Sipas drejtorit të ndërmarrjes, Iqmet Islami, aksioni është me qëllim të përmirësimit të gjendjes me menaxhimin me mbeturinat në Strugë.

Shtip - Tre persona të gjinisë femërore të moshës 15, 37 dhe 62 e humbën jetën në aksidentin e rëndë në autostradën Shtip - Milladinovc rreth gjysmë kilometri nga pika pagesore rrugore në Kadrifakovë. Sipas informacioneve të para viktimat kanë lidhje farefisnore dhe janë transferuar me automjetin shevrolet "kalos" me targa të Shkupit, në të cilin kanë qenë edhe dy persona.

Tiranë - Kryeministri shqiptar Edi Rama e falënderoi presidentin francez Emanuel Makron, kancelarin gjerman Olaf Sholc dhe shefin për politikë të jashtme të BE-së, Zhozep Borrell, për këmbënguljen dhe përkushtimin e shprehur për të ulur presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq për të biseduar.

Pekin -  Përfaqësuesi i Kinës për Ukrainën, Li Hui, sot ju bëri thirrje vendeve të tjera të ndalojnë me dërgimin e armëve në fushëbetejë dhe të kontribuojnë për negociata paqeruajtëse, por nuk potencoi nëse është arritur ndonjë progresi gjatë vizitës së tij të paracakohshme në Evropë që do të çojë drejt zgjidhjes së konfliktit.

Pekin - Tifozët kinezë të futbollit do të duhet të paguajnë deri 630 euro për ta parë Lionel mesin me datën 15 të këtij muaji në Pekin, në ndeshjen miqësore mes Argjentinës dhe Australisë, kumtuan sot organizuesit. Ndeshja do të luhet në Stadiumin e saporregulluar të punëtorëve, me kapacitet prej 68.000 ulëseve, ndërsa kjo do të jetë vizita e parë e Mesit në Kinë prej vitit 2017.

Uashington - Shtëpia e Bardhë është e gatshme të negociojë një bazë kornizë të ardhshme për kontroll të armëve bërthamore pa kushte preliminare, edhe krahas kësaj që Uashingtoni merr kundërmasa si përgjigje ndaj vendimit të Rusisë për të ndaluar veprimin e traktatin e fundit për kontroll të armëve bërthamore të lidhur mes të dyja palëve.

QËNDRONI TË LIDHUR