MIA Flesh
- Shkup - Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski nga nesër deri më 22 shtator 2023 do ta udhëheqë delegacionin shtetëror në seancën e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, SHBA.
- Post By Sara Ademi
- 15:01, 17 shtator, 2023
15:00/ 17 shtator/ 2023
Shkup - Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski nga nesër deri më 22 shtator 2023 do ta udhëheqë delegacionin shtetëror në seancën e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, SHBA.
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nga nesër do të marrë pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të 78-të të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, ku në cilësinë e Ministrit të Punëve të Jashtme, por edhe si kryesues i OSBE-së, A5 dhe PBEJL, do të marrë pjesë në shumë ngjarje të rëndësishme.
Shkup - Ndryshimet kushtetuese janë çështja që do ta shfrenojë procesin, gjegjësisht do të mundësojë vazhdimin e rrugës drejt BE-së. Konsideroj se të gjithë duhet para qytetarëve të dalim dhe të tregojmë nëse qëndrojmë prapa vullnetit të tyre që të bëhemi anëtare e Bashkimin Evropian, thotë ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në një intervistë për Frontlajn dhe CIVILI Media.
Shkup - Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur procedurë hetimore kundër një 33-vjeçari nga Haraçina, pasi ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale të vrasjes nga neni 123 paragrafi 3 lidhur me nenin 19 (në përpjekje). Përveç kësaj, njoftuan sot nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, se kundër të dyshuarit është iniciuar procedurë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm nga neni 288 paragrafi 1 i Kodit Penal.
Shkup – Nga importues i energjisë elektrike, vendi përmes tranzicionit të së gjelbër energjetik, të nxitur nga kriza energjetike që ka kontribuar në rritjen e kapacitetit të instaluar për më shumë se 30 për qind në vitet e fundit, ngadalë por sigurt po lëviz në drejtimin për t'u bërë eksportues, shprehet në bisedë me MIA-n kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski.
Shkup- Në ueb faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit janë publikuar të dhënat për përqindjen e kërkesave për viza të refuzuara për në SHBA në vitin 2022. Në statistikat e publikuara sipas shteteve nga të cilat janë pranuar aplikimet, thuhet se vitin e kaluar janë refuzuar 26,29 për qind e kërkesave të aplikantëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut.
Shkup- Zëvendës shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, Ben Nupnau dhe kryetari i Komunës së Resnjës, Jovan Tozievskina, do të fillojnë sot aksionin e parë "EUBeachCleanup" në liqenin e Prespës, aksion i organizuar në Maqedoninë e Veriut. Aksioni i pastrimit është një iniciativë e përvjetshme globale dhe këtë vit do të organizohet në plazhin e Slivnicës përmes rrjetit të ambasadorëve të rinj evropianë "We Balkans" të financuar nga BE-ja.
Shkup - Në skenën verore "Lepeza" në pjesën e vjetër të parkut të qytetit të Shkupit, sot do të mbahet edicioni i parë i festivalit për kanakarë "Pet Fest Skopje", me program 12 orësh të mbushur me përmbajtje argëtuese dhe edukative për fëmijë dhe të rritur, si dhe për kanakarët e tyre. Qëllimi i ngjarjes është të rrisë ndërgjegjësimin e publikut për ruajtjen e kanakarëve, dashurinë për kafshët dhe pronësinë e përgjegjshme.
Shkup - Sipas një plani operativ të përgatitur paraprakisht për kontrollin e objekteve hotelierike, punonjësit e policisë së Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz dhe NJSSH në bashkëpunim me inspektorët e Drejtorisë për të Ardhura Publike dhe Inspektoratit Shtetëror të Punës, mëngjesin e sotëm në orën 01:10 kanë kryer një kontroll aksionar në një objekt hotelierik në Zherovjan, komuna e Bogovinës.
Shkup - Aksi rrugor Manastir - vendkalimi kufitar Mexhitlia është i mbyllur për të gjitha automjetet për shkak të një aksidenti trafiku, informuan nga LAMM. Ndryshe, komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
Shkup - Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:40 në rrugën A3 Manastir - vendkalimi kufitar "Mexhitlia" afër kryqëzimit me rrugën për fshatin Porodin në drejtim të Mexhitlisë. Siç informojnë sot nga MPB, automjeti "Reno klio" me targa të Manastirit i drejtuar nga I.S.(42) nga fshati Kravari i Manastirit ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vend shoferi I.S.
Stamboll - Një zjarr ka shpërthyer mbrëmë në Kapali Çarshi në Stamboll, raportojnë mediat turke. Zjarri ka ndodhur në një dyqan për çanta dhe u përhap në çatinë e tregut të mbuluar. Me ndërhyrjen e zjarrfikësve zjarri është shuar, raporton Si-En-En-i Turk.
Bruksel - Këshilli Evropian do të diskutojë të martën miratimin e propozimit të Spanjës për të shpallur gjuhën katalanase, baske dhe galike si gjuhë zyrtare të BE-së. Nisma për zyrtarizimin në nivel të BE-së të këtyre tre gjuhëve, të cilat janë në përdorim zyrtar në disa rajone të Spanjës, u lançua në fund të muajit të kaluar nga ministri i Jashtëm spanjoll Hoze Manuel Albarez, vendi i të cilit është kryesues aktual i Unionit.
Bruksel - Në kuadër të "Javës Evropiane të Lëvizshmërisë", e cila këtë vit shënohet nga data 16 deri më 22 shtator, sot në Bruksel po organizohet manifestimi "Dita pa makina", gjatë së cilës do të ndalohet lëvizja e makinave në të gjithë qytetin, me qëllim për t'u dhënë atyre hapësirë që banorët dhe turistët vendas të "zbulojnë kënaqësinë e ecjes, çiklizmit apo udhëtimit me transport publik".
Londër - Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adanom Gebrejesus i ka bërë thirrje Pekinit që të japë më shumë informacione për origjinën e Kovid-19 dhe është i gatshëm të dërgojë një ekip tjetër studiuesish, publikoi sot Fajneshëll tajms.
Oslo - Një zyrtar i lartë ushtarak i NATO-s paralajmëroi mbrëmë se një rritje e madhe e çmimit të armëve do të thotë se kostot më të larta të mbrojtjes për aleatët nuk shëndrohen automatikisht në siguri më të madhe dhe bëri thirrje për më shumë investime private në kompanitë e mbrojtjes.
Nju-Jork - Më shumë se 140 udhëheqës botërorë do të shkojnë në Kombet e Bashkuara javën e ardhshme mes një mori krizash dhe roli kryesor i liderit ukrainas mund të nxjerrë në pah fragmentimin e rritjes globale. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, i cili u drejtua në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së gati një vit më parë, do t'i bashkohet liderëve botërorë, përfshirë presidentin amerikan Xho Bajden, këtë vit drejtpërdrejt në hapjen e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së të martën.