18:00 / 23 shtator / 2025
Shkup - Udhëheqësia aktuale e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, me Ligjin e ri për tekstet shkollore, të përgatitur së bashku me të gjitha palët e interesuara në miratimin, përpilimin dhe shpërndarjen e teksteve shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm, ka zgjidhur sfidën të cilën katër ministra të qeverisë së mëparshme nuk arritën ta tejkalojnë, thuhet në reagimin e MASH-it në deklaratën e sotme të zëdhënëses së LSDM-së Bogdanka Kuzeska se pas një muaji të plotë të fillimit të vitit të shkollor, nxënësit edhe mëtutje nuk kanë libra. "Këtë vit shkollor ka tekste shkollore për të gjithë nxënësit dhe shpërndarja tashmë ka përfunduar. Tërësisht tekste te reja shkollore në klasën e shtatë të arsimit fillor dhe në vitin e parë të arsimit të mesëm-gjimnaz, për shkak të zbatimit të programeve të reja mësimore. Për herë të parë, pas shtatë viteve të plota ka tekste shkollore të reja për të gjitha gjuhët e huaja. Përpilimi i programeve mësimore dhe teksteve shkollore të reja do të vazhdojë edhe në vitet shkollore në vijim, si pjesë e planit për reformë me faza të sistemit kombëtar të arsimit. Tirazhi i plotë i kërkuar nga shkollat është shtypur dhe dorëzuar", thekosjnë nga MASH.
Shkup – Guvernatori Trajko Sllaveski në një publikim në Fejsbuk u sqaron qytetarëve se rregullimi dhe kontrolli i shoqatave financiare që japin të a.q. “kredi të shpejta” nuk është në kompetencë të Bankës Popullore (BP), por të Ministrisë së Financave. “Pyetja e parashtruar shpesh (në adresë të gabuar): rregullimi dhe kontrolli i shoqatave financiare, të njohura te qytetarët më së shumti për miratimin e a.q. ‘kredi të shpejta’, nuk janë kompetencë e Bankës Popullore, por e Ministrisë së Financave”, shkroi Sllaveski në profilin e tij në Fejbuk.
Shkup - Neto paga mesatare mujore e paguar për punonjës, në korrik të këtij viti, arriti 45.276 denarë dhe është për 10,5 për qind më e lartë se muajin e njejtë të vitit të kaluar, kumtoi Enti shtetëror për statistikë. Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së neto pagës mesatare mujore për të punësuarit në sektorët: Shërbime administrative dhe shërbyese për 16,5 për qind, Arsimi për 15,0 për qind dhe Veprimtaritë e mbrojtjes (kujdesit) shëndetësore dhe sociale për 14,8 për qind.
Shkup - Qeveria, në mbledhjen e sotme të rregullt të 114-të, shqyrtoi dhe miratoi informacionin për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis Ndërmarrjes Publike për Infrastrukturë Hekurudhore – Shkup dhe Organit Publik të Ministrisë së Transportit të Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar Crossrail International Limited (CIL). Siç qëndron në kumtesën e Qeverisë, me këtë Marrëveshje për bashkëpunim vendoset një kornizë me të cilën palët konfirmojnë gatishmërinë dhe përkushtimin e tyre për të bashkëpunuar përmes shkëmbimit të ekspertizës, përvojave, praktikave të mira dhe mësimeve të nxjerra, në mbështetje të projekteve të NP Hekurudhat e RMV – Infrastrukturë – Shkup, me theks të veçantë në hekurudhën e shpejtë, si dhe transportin hekurudhor të mallrave, sistemet sinjalizuese dhe kontrolluese, përmirësimin e infrastrukturës, depot dhe parkun hekurudhor.
Shkup - Në tremujorin e dytë të këtij viti, borxhi i jashtëm neto arriti në 4.595 milionë euro, sipas të dhënave nga publikimi i rregullt statistikor i publikuar i Bankës Popullore mbi ndryshimet e rëndësishme në borxhin e jashtëm, kërkesat e jashtme dhe pozicionin ndërkombëtar të investimeve. "Që nga 30 qershori 2025, borxhi i jashtëm neto arriti në 4.595 milionë euro (ose 28,2 për qind të PBB-së së parashikuar). Borxhi i jashtëm neto i vendit, në tremujorin e dytë të vitit 2025, është rritur për 44 milionë euro, ose për 1 për qind. Nga një perspektivë strukturore, borxhi neto privat vazhdon të ketë një pjesë më të madhe në borxhin total neto me 67,1 për qind", thuhet në kumtesën.
Shkup - Dita Ndërkombëtare e Gjuhës së Shenjave është më tepër se simbolikë, kjo ditë është një rikujtim për gjithë shoqërinë që përfshirja, komunikimi dhe respekti nuk kanë barriera kur ekziston vullneti dhe dashuria për tjetrin, tha kryetari i Kuvendit Afrim Gashi në fjalimin e tij me rastin e 23 Shtatorit, Ditës ndërkombëtare të gjuhës së sjenjave. Ai theksoi se Kuvendi është angazhuar vazhdimisht në përfshirjen dhe respektimin e personave me nevoja të veçanta. "Në këtë drejtim, që nga viti 2023 Kuvendi ka organizuar kurse për mësimin e gjuhës së shenjave për të punësuarit dhe deputetët e interesuar. Ky nuk është vetëm një hap teknik, por një akt i thellë simbolik në përpjekje për të dëgjuar edhe ata që flasin ndryshe, por që kanë po aq për të thënë. Përveç kësaj, janë organizuar aktivitete të posaçme për shënimin e kësaj dite, si shenjë përkushtimi për të ndërtuar një institucion gjithnjë e më gjithëpërfshirës dhe më pranë çdo qytetari, pa dallim", tha Gashi.
Shkup - Maksimalisht jemi të hapur dhe u japim mbështetje pasi jeni shtytësi kryesor i biznesit, potencoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski në takimin e sotëm me transportuesit urban në Shkup. Nikolloski vlerësoi se është shumë pozitiv indikatori për rritjen në sektorin e transportit dhe logjistikës në tremujorin e dytë prej 6,1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo, potencoi, është dyfishi i rritjes së BPV-së, që tregon se kjo industri po zhvillohet dhe ende ka hapësirë për rritje. Në këtë drejtim, marrim shumë masa, nga metoda e shpërndarjes së lejeve CEMT deri te metoda e qasjes në Ministri. I paraqiti planet për zhvillim, siç tha, të një rrjeti të fortë rrugor dhe hekurudhor.
Kumanovë - Janë pranuar shtatë kandidatura për kryetarë komunash në Kumanovë, ndërsa një është hedhur posht, njoftojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Për këshillin, janë pranuar 14 lista, dy të pavarura, të tjerat të partive dhe koalicioneve. Sipas të dhënave të KSHZ-së, konfirmohet lista e "Së Majtës" dhe kandidatit Mirosllav Petkoviq, e Lëvizjes ZNAM - Për Maqedoninë Tonë - Maksim Dimitrievski, Përvoja për sukses" Koalicioni PLD, Violeta Arsovska, e Aleancës Kombëtare për Integrim, e udhëhequr nga BDI-ja me kandidatin Selver Ajdini, lista e koalicionit të LSDM-së me kandidatin Martin Kostovski, e Koalicionit VLEN - Arben Etemi, është hedhur posht lista e një grupi votuesish dhe kandidatit Ninosllav Jakimovski dhe u pranua lista e një grupi votuesish e Goran Stojkovski- Diro.
Bruksel - Vendet anëtare të NATO-s në seancën e sotme të Këshillit të Atlantikut të Veriut e konfirmuan angazhimin e tyre të përbashkët të mbrojtjes së palëkundur kolektive, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Mark Rute, në konferencën për shtyp pas seancës së Këshillit. "Pas takimit, Aleatët lëshuan një deklaratë të fortë solidariteti dhe vendosmërie, duke dënuar veprimet e papërgjegjshme të Rusisë, të cilat po përshkallëzohen, janë të rrezikshme, të vlerësuara gabim dhe po rrezikojnë jetë. Ne nuk duam ta shohim vazdhimin e këtij trendi të rrezikshëm nga Rusia, qoftë i qëllimshëm apo jo, dhe jemi të gatshëm të vazhdojmë të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të Aleatëve", tha Rute.
Xhakartë - Ministrja indoneziane e Ekonomisë, Erlanga Hartarto dhe komisari evropian i Tregtisë, Marosh Shefçoviç, sot në Bali nënshkruan Marrëveshjen gjithëpërfshirëse të partneritetit ekonomik (CEPA). CEPA do të lehtësojë tregtinë midis 27 shteteve anëtare të BE-së dhe ekonomisë më të madhe në Azinë Juglindore. "BE-ja dhe Indonezia po i dërgojnë botës një mesazh të fuqishëm se jemi të bashkuar në angazhimin tonë për një tregti ndërkombëtare të hapur, të bazuar në rregulla dhe me përfitim të ndërsjellë", potencoi Shefçoviç.
Hagë - Autoritetet evropiane kanë shkatërruar një skemë të gjatë për mashtrime me kriptovakuta, në të cilën mbi njëqind njerëz humbën të paktën 100 milionë euro, njoftoi sot Agjencia e Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e gjyqësorit (Eurodrejtësia). Policia javën e kaluar ka kryer kontrolle në Spanjë, Itali, Rumani dhe Bullgari, ku janë arrestuar pesë të dyshuar. Viktimave u premtoheshin fitime të mëdha nga investimet e tyre në kriptovaluta përmes platformave onlajn të dizajnuara profesionalisht. Investimet e viktimave më pas transferoheshin në Lituani, ku paratë pastroheshin.
Nju-Jork - Një rrjet me më shumë se 300 serverë dhe 100.000 kartela SIM, e cila mund t'i pengonte komunikimet në Nju-Jork u neutralizua para fillimit të seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kumtuan autoritetet amerikane. "Përveç mundësimit të thirrjeve telefonike kërcënuese anonime, këto pajisje mund të përdoren për të kryer një sërë sulmesh telekomunikuese. Kjo përfshin çaktivizimin e antenave të telefonave mobil, mundësimin e sulmeve të mohimit të shërbimit dhe lehtësimin e komunikimit anonim dhe të koduar midis aktorëve potencialisht keqdashës dhe organizatave kriminale", kumtoi shërbimi sekret amerikan.
Nju-Jork - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, në kuadër të vizitës së punës në SHBA, me rastin e Sesionit të 80-të të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju-Jork mori pjesë në pritjen e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikano-Ballkanike. Presidentja në pritjen u shoqërua nga ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski. "Jam e lumtur që njerëz të suksesshëm nga Maqedonia, sipërmarrës nga SHBA-ja janë iniciatorët e kësaj ode ekonomike dhe kontribuojnë në afrimin e komuniteteve amerikane dhe ballkanike të biznesit, si dhe në bashkëpunimin e ndërsjellë të vendeve të rajonit. Besoj se në nivel rajonal mund të integrohemi më lehtë në BE. Bashkëpunoni me njëri-tjetrin dhe promovoni potencialin investues. Jemi një vend i vogël, por me një vendndodhje të shkëlqyer dhe kushte të shkëlqyera për investime, tha Siljanovska-Davkova në pritjen e Odës ekonomike Amerikano-Ballkanike.
Londër - Lojtari i Arsenalit, Noni Madueke, do të jetë jashtë fushave për të paktën dy muaj, pasi pësoi një dëmtim në gju në ndeshjen kundër Mançester Sitit (1:1) në xhiron e pestë të Premier Ligës. Mediat angleze njoftuan sot se skanimet treguan se futbollisti 23-vjeçar ka shmangur një dëmtim në ligamentet e kryqëzuara, por do të jetë jashtë fushave për të paktën dy muaj. Madueke kaloi në Arsenal në korrik nga radhët e Çellzit.