• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 23 shtator/ 2023

Shkup - Këtë javë, Kombet e Bashkuara kanë qenë qendër politike e botës dhe një nga temat kryesore që dominoi debatin ka qenë pa dyshim agresioni rus kundër Ukrainës e cila dëshmoi se si forca shkatërruese e luftës u derdh lehtësisht në ekonominë e çdo shteti të botës me ç’rast asnjë shtet nuk u kursye, deklaroi në Nju Jork zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomik dhe investime, Fatmir Bytyqi i cili po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të 78-të të KB-së dhe samitin për zhvillim të qëndrueshëm.

Shkup - Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski sot ka mbajtur fjalim në konferencën kushtuar Eurokodeve - standarde të reja për projektimin dhe ndërtimin e të gjitha llojeve të strukturave ndërtimore. Në fjalimin e tij, siç informojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Boçvarski theksoi se futja e eurokodeve është një hap përpara në ngritjen e cilësisë së projektimit dhe ndërtimit dhe obligim që Republika Maqedonisë së Veriut duhet ta përmbushë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Shkup - Admirim Aliti, nënkryetar i Alternativës në emër të opozitës shqiptare të përbërë nga partitë politike - Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe Lëvizja Besa në konferencën e sotme për shtyp para selisë së Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, theksoi se mbështesin pikëpamjet e Unionit se është keqpërdorur flamuri evropian gjatë miratimi të Kodit Penal.

Bërvenicë - Qeveria të tregojë më shumë mirëkuptim dhe të pranojë kërkesat e pensionistëve, kërkoi lideri i VMRO DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski sot nga Bërvenica e Tetovës duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve. Ai nuk pranon qëndrimin e qeverisë se nuk ka vend për zgjidhje.

Tiranë- Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u bëri thirrje autoriteve në Kosove që t'i ndjekin rekomandimet e dhëna nga SHBA-ja për procesin e dialogut me Serbinë.

Romë - Bosi mafioz italian Mateo Mesina Denaro i shtruar në repartin e të burgosurve të spitalit L’Aquila, është në gjendje kome të pakthyeshme. Mediat italiane bëjnë të ditur se në mbrëmje mjekët do të ndërpresin ushqyerjen. Gjendja e ish shefit të Kosa Nostras, që vuante nga kanceri i zorrës së trashë ishte përkeqësuar ditët e fundit.

Beograd - Faqja “World of Statistics” e rrjetit social X (ish Tuiter) ka publikuar listën e vendeve që konsumojnë më së shumti kilogramë kafe për kokë banori në vit, sipas të cilës Maqedonia e Veriut është në vendin e 18 dhe banorët e saj pinë 3,6 kilogramë kafe në vit, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Athinë – Në aero klubin në afërsi të qytetit grek Tiva, paraditen e sotme është rrëzuar një aeroplan i vogël me një motor, me çka piloti ka ndërruar jetë, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Gjoksun- Një tërmet me magnitudë 4,5 ballë të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Turqinë qendrore, kumtoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Los Anxhelos – Shoqata e skenaristëve të Amerikës (VGA) dhe përfaqësuesit e studiove kryesore u takuan dje për të tretën ditë gjatë kësaj jave, teksa një turmë skenaristësh u mblodhën për të protestuar në shenjë solidariteti dhe me shpresë se palët do arrijnë marrëveshje për t'i dhënë fund grevës që përfshin dhjetëra mijëra njerëz.

Moskë- Një ditë pas sulmit të suksesshëm ukrainas në selinë e flotës ruse të Detit të Zi, shpërthimet u ndezën sërish në gadishullin e Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi ilegalisht në vitin 2014, raporton Hina duke iu referuar DPA-së.

Anapolis – Stuhia tropikale “Ofelia” pritet të arrijë mëngjesin e sotëm në bregun e Karolinës së Veriut, me çka është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në Karolinën e Veriut, Virxhinia dhe Merilend, kumton Qendra amerikane e uraganeve.

Riad, – Me rastin e Ditës kombëtare që Arabia saudite e shënon sot, Klubi futbollistik Al Nasr ka publikuar një video xhirim në të cilën lojtarët të udhëhequr nga ylli Kristiano Ronaldo vallëzojnë me veshje tradicionale.

Barcelona  – Skuadra e Barcelonës ka vazhduar kontratën me trajnerin Çavi (43) deri në verën e vitit 2025.

QËNDRONI TË LIDHUR