18:00/9 gusht/2023/
Shkup - Kabineti i presidentit, Stevo Pendarovski në reagimin me shkrim të thënieve të paraqitura nga VMRO-DPMNE për shitjen e përbashkët të objektit të Misionit të ish-RSFJ-së pranë OKB-së në Nju-Jork, thekson se shefi i shtetit është rregullisht i informuar nga ministria kompetente për rrjedhën e deritanishme të procesit.
Shkup - Zëvendëskryeministri për çështje evropiane dhe kryenegociator me BE-në, Bojan Mariçiq për Manifestin e liderëve të partive politike të përfaqqësuara në Kuvend, ndërkaq lidhur me zhvillimin e negociatave për anëtarësim të barabartë në BE, konsideron se është edhe një thirrje dhe mundësi për bashkim dhe mënyrë për t'u dëshmuar se partitë politike kanë mision dhe qëllim të njejtë kur bëhet fjalë për të ardhmen e shtetit dhe qytetarëve.
Shkup - Për shkak të dallimit të madh në dënimin e shqiptuar, Këshilli Gjyqësor paralajmëron se pas pushimeve vjetore do ta hetojë rastin me dënimin e shqiptuar nga Gjykata e Apelit në Shkup, me të cilin dënimi me 18 vjet burg i Gjykatës Themelore Veles për aksident komunikacioni me pasoja vdekje është ulur në 8 vjet.
Shkup - Për spërkatje kundër mushkonjave, komunat këtë vit kanë paguar 770 mijë euro. Tenderë për përballjen me mushkonjat kanë apsur 39 komuna dhe një rajon planor me 9 komuna. Kjo, siç cekin nga Qendra për komunikime qytetare, duke iu referuar analizës së bërë në bazë të të dhënave të të gjitha marrëveshjeve për furnizim publik për mushkonja, do të thotë se gjithsej 48 komuna këtë vit kanë ndërmarrë masa për asgjësimin e mushkonjave.
Shkup - Në vendkalimin kufitar në aeroportin "Shën Apostol Pavle" në Ohër, sot në orën 14:30 nëpunësit e policisë i kanë arrestuar M.B dhe B.I, të moshës prej 24 dhe 31, si dhe një të mitur, të gjithë nga Republika e Shqipërisë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Shkup - Një fatkeqësi e rëndë komunikacioni ndodhi sot pasdite në afërsi të Qendrës tregtare "Biser" në komunën Aerodrom, konfirmuan për MIA-n nga MPB.
Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas vendimit të Kuvendit të Kosovës, ka dekretuar guvernatorin e ri të Bankës Qendrore, Ahmet Ismaili, njofton zyra e Presidentes.
Lubjanë - Sllovenia do të marrë 400 milionë euro nga Fondi për solidaritet i BE-së, 100 milionë euro këtë vit dhe 300 milionë euro vitin e ardhshëm, paralajmëroi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, pas vizitës së sotme në zonat e prekura në Slloveni nga përmbytjet dhe bisedës me kryeministrin e Sllovenisë Robert Golob, bëjnë të ditur agjencitë sllovene.
Athinë - Për katër vepra penale dhe shtatë kundërvajtëse, mes të cilave edhe për vrasje me paramendim dhe për organizim kriminel, penalisht do të ndiqen 104 personat e arrestuar, prej të cilëve mbi 90 janë shtetas kroatë. për incidentet para stafiumit të AEK-ut të hënën në mbrëmje, kur u vra tifozi 29-vjeçar i ekipit athinas, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Riad - Presidenti i Sirisë, Bashar Asad ka paralajmëruar se nuk do të takohet me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
Stokholm - Çmimi "Ana Lind", i krijuar në kujtim të ish-shefes së diplomacisë suedeze, Ana Lind, sot i është ndarë lideres së opozitës bjelloruse, Svetllana Tihanovskaja, për luftën e saj për demokraci, raportojnë mediat franceze, duke iu referuar kumtesës së Fondacionit "Ana Lind".
Moskë - Numri i të lënduarve nga shpërthimi në një depo me mjete piroteknike në fabrikën Zagorsk në qytetin Sergiev Posad afër Moskës ka arrit në 45, kumtuan sot autoritetet lokale.
Moskë - Perëndimi ka vendosur rreth 360.000 trupa afër kufirit mes Rusisë dhe Bjellorusisë, deklaroi sot ministri rus i Mbrojtjes, Sergej Shojgu duke shtuar se Moska do të rrisë praninë e trupave të saj edhe në kufijtë perëndimorë.
Paris - Njëmbëdhjetë persona janë gjetur nën rrënojat e pushimores për persona të rritur me nevoja të posaçme në qytetin francez Vintzenhajm, pasi që paraprakisht në të shpërtheu zjarr, deklaroi sot pasdite Natali Kilvaser, zëvendës-prokurore publike e qytetit të afërt Kolmar, transmetoi DPA.
Oslo – Norvegjia ka evakuuar mijëra persona pasi lumenjtë u ngritën në nivelet më të larta në 50 vitet e fundit, ndërsa shtëpitë dhe subjektet afariste janë zhytur ose janë bartur nga ujërat e ardhur.
Uashington – Rejtingu i presidentit amerikan Xhozef Bajden në fillim të gushtit është 40 për qind, sipas një ankete të Rojters dhe Ipsos.
Uashington – Për shkak të zjarreve të mëdha pyjore në Havai, është urdhëruar evakuimi i popullsisë, ndërsa shkollat janë mbyllur në qarkun Maui.
Islamabad – Gjykata e Lartë e Pakistanit sot hodhi poshtë ankesën e ish kryeministrit Imran Kan për suspendimin e dënimit për akuzën për korrupsion, tha avokati i tij, duke shtuar se pak janë gjasat që së shpejti të lirohet me kaucion.
Londër – Klubi nga Premier liga, Uest Hem ka arritur marrëveshje parimore me Mançester Junajtedin për transferimin e mbrojtësit Hari Megvaer, bëjnë të ditur mediat britanike.