• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/ 29 mars

Shkup - Si Qeveri vazhdimisht punojmë për përmirësimin e cilësisë së jetës, veçanërisht për të rinjtë, theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në debatin e sotëm publik me temën "Emigrimi i të rinjve me arsim të lartë: A po përgatit RMV-ja fuqinë punëtore për vendet e BE-së?”.

Shkup- Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria në seancën e sotme do të miratojë Vendim me të cilin do të përcaktohen çmimet më të larta me pakicë të produkteve higjienike.

Shkup- Në periudhën e fundit, të paktën nga të dhënat nga regjistrimi i vitit 2021, kuptuam se kemi zvogëlim të pjesëmarrjes së të rinjve në popullatën e përgjithshme.

Shkup - Prej tani deri në vitin 2026, me mbështetjen e Bashkimit Evropian do të zbatohet projekti "Mediat për BE" - program i shoqërisë civile për pjesëmarrjen e mediave në negociatat për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.

Shkup - Me kërkesë të Komunës së Tetovës, në drejtim të zgjidhjes së përhershme të problemit me qentë endacak në këtë komunë, sot drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV), Nikollçe Babovski mbajti takim pune me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe me përfaqësues të Këshillit komunal.

Shkup - E vetmja mënyrë për të arritur shumicën e nevojshme të dy të tretve në Kuvend për amendamentet kushtetuese është bisedimi  me opozitën, tha presidenti Stevo Pendarovski në konferencën e përbashkët të shtypit në Shkup me presidentin austriak  Aleksandar Van der Belen.

Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot pasdite pati një bisedë telefonike me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për disa çështje aktuale të rëndësishme për rajonin dhe në kontekstin gjeopolitik.

Shkup - Maqedonia e Veriut dhe Italia janë dy vende të afërta dhe miqësore, me komunikim të mirë, për çka kontribuon dhe numri i konsiderueshëm i mërgimtarëve që jetojnë dhe punojnë në këtë shtet evropian.

Shkup - Miratohet Plani i menaxhimit të Parkut kombëtar “Mali Sharr”, për periudhën 2022 – 2031, informoi sot Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH).

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në rrjetet sociale e paralajmëroi rritjen e pagave për të punësuarit në MPB në shumë bruto prej 3.086 denarëve. 

Shkup - Akademia për Gjykatës dhe Prokurorë Publikë përsëri dëshmon se ka rol jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe e përforcon sistemin gjyqësor me juristë të rinj të edukuar dhe cilësor të cilët me dinjitet do t'i zbatojnë të drejtat themelore të njeriut, do ta respektojnë traditën juridike të shtetit tonë dhe në veprimet e tyre profesionale do t'i integrojnë parimet e sundimit të drejtësisë dhe ligjeve.

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Presidentin e Republikës së Austrisë, Dr. Aleksander van der Belen, i cili në shoqërim të ministres austriake të Drejtësisë, dhe biznes delegacionit 23-anëtarësh, qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme të 436-të mori vendim për zgjedhjen e gjithsej 31 gjyqtarëve në disa gjykata themelore mbarë vendin, me përjashtim të Shkupit.

Shkup - Presidenti austriak Aleksander van der Bellen porositi sot deputetët në Kuvend se prej tyre varet se kur do të fillojmë hapat e ardhshëm në bisedimet me BE-në dhe sa shpejt do t'i kalojmë ato. Austria, shtoi ai, do të jetë aleati juaj i ngushtë.

Shkup, 29 mars 2023 (MIA) - Numri i sulmeve ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave në vitin 2022 është rritur, ndërsa në mënyrë shtesë shqetësues është edhe fakti që profesionistët mediatik janë gjithnjë e më shumë objekt i kërcënimeve dhe ngacmimeve në rrjetet sociale, informojnë nga SHGM-ja.

Tetovë- Profesori i Universitetit të Oksfordit dhe historiani i shquar, James Pettifer dje e ka vizituar Universitetin e Tetovës në kuadër të bashkëpunimit me Qendrën për Paqe dhe Komunikim Transkulturor.

Prishtinë, 29 mars 2023 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot deklaroi se marrëveshja e arritur në Bruksel dhe “harta rrugore” për zbatimin e saj të rënë dakord në Ohër janë dokumente publike dhe se është i nevojshëm "zbatim i saktë dhe i shpejtë i tyre", njoftoi agjencia serbe BETA.

Tiranë - Vala e re migruese u pasqyrua në paratë që migrantët e rinj ua dërgojnë familjeve, të cilët i kanë lënë në Shqipëri, njofton gazeta "Monitor".

Paris - Këshilli Kushtetues i Francës do të marrë vendim për kushtetutshmërinë e reformës në sistemin pensional të premten, më 14 prill, "në fund të ditës, gjegjësisht shtatë ditë para afatit përfundimtar", thuhet në kumtesën e sotme të atij organi shtetëror me ndikim. 

Kiev- Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi sot arriti në qytetin Energodar dhe termocentralin bërthamor Zaporozhje me qëllim të konstatojë gjendjen në objekt.

Bruksel - Drejtori i përgjithshëm i Departamentit për Transport (Dg Move) të Komisionit Evropian, Henrik Hollollej, do të largohet nga posti pasi u zbulua se ai pranoi fluturime falas nga Katar ervejs, ndërsa ekipi i tij negocionte për një marrëveshje të madhe aviacionit me këtë vend të Gjirit Persik.

Berlin- Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius do ta zëvendësojë drejtoreshën e Agjencisë gjermane për Furnizime Ushtarake, Gabriela Korb, e cila një kohë të gjatë ishte kritikuar për procedurat e ngadalsuara dhe joefikase gjatë blerjes së armëve.

Oslo - Numri i mbushjeve bërthamore të gatshme për lansim është rritur vitin e kaluar, theksohet në një raport të publikuar sot nga një organizatë joqeveritare norvegjeze.

Londër - Trajnerët legjendarë të futbollit, Aleks Ferguson dhe Arsen Venger janë pranuar sot në "Hall of Fame" të Premier Ligës, me çka u bënë trajnerët e parë me mirënjohje të tillë.

Nju-Jork- Elon Mask dhe një grup ekspertësh të inteligjencës artificiale po bëjnë thirrje për një pauzë gjashtëmujore në zhvillimin e sistemeve më të fuqishme nga GPT-4 i lançuar paradokohe, në një letër të hapur duke paralajmëruar për rreziqe të mundshme për shoqërinë dhe njerëzimin.

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden sot e hapi Samitin e dytë për demokracinë me paralajmërim se SHBA-ja do të investojë 690 milionë dollarë në programe për fuqizimin e demokracisë në mbarë botën.

QËNDRONI TË LIDHUR