MIA Flesh
- Shtip - Gjykatësi në procedurë paraprake nga Gjykata themelore në Shtip pesë shtetasve nga Republika e Turqisë, të cilët janë të involvuar në vrasjen e shtetasit turk 25-vjeçar, u caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve, informoi sot gjykatësi penal dhe njëherit zëdhënës i Gjykatës themelore në Shtip, Sashko Georgiev. Të dyshuarit janë dërguar në burgun e Kumanovës.
- Post By Lindita Sulejmani
- 14:50, 10 maj, 2025
15:00/10 maj/2025
Shtip - Gjykatësi në procedurë paraprake nga Gjykata themelore në Shtip pesë shtetasve nga Republika e Turqisë, të cilët janë të involvuar në vrasjen e shtetasit turk 25-vjeçar, u caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditëve, informoi sot gjykatësi penal dhe njëherit zëdhënës i Gjykatës themelore në Shtip, Sashko Georgiev. Të dyshuarit janë dërguar në burgun e Kumanovës.
Shtip - Po ndërmerren veprime sipas udhëzimeve të Prokurorisë publike dhe sa jam i informuar në këtë moment po merren në pyetje disa dëshmitarë, të cilët janë të lidhur me ngjarjen juridike penale, thotë ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili sot në Shtip iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse ka momente të reja rreth hetimit për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, me ç'rast jetën e kanë humbur 62 persona të rinj. Ai theksoi se nuk ka çka tjetër të shtojë, pasi hetimi ende po zgjat.
Shkup - Prokuroria Themelore Publike në Shtip lëshoi Urdhër për kryerjen e procedurës hetimore kundër gjithsej pesë personave, nga të cilët i dyshuari i parë është kryerës i drejtpërdrejtë i veprës penale "vrasje", si dhe "përpunim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar me armë ose materie eksplozive", ndërsa katër të tjerët dyshohen për "ndihmë ndaj kryerësit të veprës penale pas kryerjes së veprës penale".
Shkup - Procesi i integrimit evropian është një nga prioritetet kryesore të qeverisë. Ne kemi vendosur një qëllim para nesh, dhe ai është të bëjmë gjithçka që është e mundur për të realizuar ëndrrën e një Maqedonie evropiane, tha sot zëvendësministrja për Çështje Evropiane e Maqedonisë së Veriut, Viktorija Trajkov, në fjalimin e saj gjatë panel diskutimin në Akademinë për Integrim Evropian (AIE) "Tryeza e Rrumbullakët - Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së: Sfida dhe Mundësi në vitin 2025".
Shkup - Në organizim të Akademisë për Integrim Evropian (AIE) sot do të mbahet panel tryezë e rrumbullakët me temë "Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së: Sfida dhe mundësi në vitin 2025".
Shkup - Vazhdon aksioni ekologjik "Fundjava e pastrimit", e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Shkup - Ministria e Financave ka ndërmarrë disa nisma ligjore për avancimin dhe përforcimin e kornizës rregullatore për rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin financiar dhe krijimin e bankave të fuqishme, të cilat janë partnerë të fuqishëm në zbatimin e politikave të Qeverisë për përkrahjen e ekonomisë vendore. Këtë e bëri të ditur ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska në edicionin e ri të e-buletinit të Asociacionit Bankar të Maqedonisë, të publikuar në muajin prill të vitit 2025.
Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë jostabilitet lokal me shira të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima të rralla. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 7 deri në 13 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë në 17 deri në 24 gradë.
Shkup - Aktivistë për të drejtat e studentëve nga Ballkani Perëndimor do të marrin pjesë në edicionin e dytë të Forumit Studentor, i cili do të mbahet sot në hapësirat e cowork21.
Shkup - Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski sot do të hapë hakatonin "Klikoni në mënyrë të sigurt", i cili mbahet në Fakultetin e Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike.
Shkup - Në "InnoX Innovation Center" në Shkup, sot do të mbahet edicioni vjetor i „Global Azure Skopje 2025“ një ngjarje që mbahet njëkohësisht në mbi 50 vende të botës.
Shkup - Qyteti i Shkupit informon se nesër në orët e hershme të mëngjesit do të kryhet dezinfektim ajror i zonës së Qytetit të Shkupit kundër mushkonjave.
Strugë - Është privuar nga liria strugani 36 vjeçar, i cili me përmbajtje alkooli në gjak prej 2.28 promilë duke drejtuar motoçikletën ka dalë nga rruga, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal, kumtoi sot SPB Ohër.
Shkup - Gjatë kontrollit në trafik, nëpunës policorë nga SPB Kumanovë kanë arerstuar tre shoferë në rrethinën e Kumanovës, për shkak të drejtimit të aiutomjetit nën ndikimin e alkoolit.
Shkup - Nëpunës policorë nga SPB Shkup sot në orën 00.30 në rr. “Xhon Kenedi” në Shkup, në Shkup, e privuan nga liria F.A. (57) nga fshati Vizbeg, Shkup, për shkak të fatkeqësisë së komunikacionit.
Beograd - Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Teras në X publikoi se do të parashtrokjë iniciativë për mbedhjen e nënshkrimeve nga eurodeputetët tjerë për peticion, me të cilën bëhet thirrje që kryetari i Këshillit Evropian, Antionio Koshta ta anulojë vizitën e planifikuar në Beograd.
Romë - Më shumë se 5,000 policë do të vendosen në Romë për inaugurimin e Papës Leoni i Katërmbëdhjetë më 18 maj, deklaroi rrefekti i Romës Lamberto Xhanini, transmeton ANSA.
Bruksel - Me rastin e Ditës së Evropës - 9 Majit, institucionet e BE-së sot organizojnë "ditë të hapur", gjatë së cilës qytetarët do të mund të vizitojnë selitë e tyre, si dhe të marrin pjesë në ngjarje dhe manifestime të ndryshme.
Bruksel - Bashkimi Evropian i bashkangjitet Ukrainës dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe SHBA-në, thirrjes për ndërprerje të plotë dhe të pakushtëzuar prej të paktën 30 ditëve, porositi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas në deklaratë dërguar në emër të BE-së dhe pesë vendeve tjera, mes të cilëve edhe Maqedonia e Veriut.
Moskë - Rusia mbështet iniciativën për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, por vetëm nëse merren parasysh "nuancat", deklaroi mbrëmë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.
Kiev - Presidenti francez Emanuel Makron sot bëri thirrje për "bisedime të drejtëpërdrejta" midis Ukrainës dhe Rusisë në kuadër të një armëpushimi 30-ditor, që nga Moska e kërkuan evropianët, amerikanët dhe Ukraina.
Kiev - Presidenti francez Emanuel Makron, kancelari gjerman Fridrih Merc dhe kryeministrat e Mbretërisë së Bashkuar dhe Polonisë - Kir Starmer dhe Donald Tusk - kanë mbërritur në Kiev për të demonstruar mbështetjen e tyre "të palëkundur" për Ukrainën dhe për të përsëritur thirrjen e SHBA-së për një "armëpushim të plotë dhe pa kushte 30-ditor".
Kiev - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen sot e mbështeti propozimin për një armëpushim 30-ditor pa kushte në Ukrainë dhe tha se BE është gati të vendosë sanksione shtesë kundër Rusisë nëse armëpushimi shkelet.
Islamabad - Ushtria pakistaneze sot kumtoi se India ka kryer sulme me raketa në tre nga bazat e saj ushtarake, përfshirë një në periferi të Islamabadit, dhe premtoi se do t'i përgjigjet sulmit.
Phenian - Lideri i Koresë së Veriut, Kim Xhong-un, deklaroi se pjesëmarrja e vendit të tij në luftën e Rusisë kundër Ukrainës është e justifikuar dhe theksoi se Pheniani ka shfrytëzuar të drejtat e tij sovrane për të mbrojtur "popullin vëllazëror".
Nju-Delhi - Pesë persona u vranë këtë mëngjes në sulmet pakistaneze në rajonin indian Xhamu, theksohet në kumtesën e policisë.
Uashington - Ministri i Financave i SHBA-së, Skot Besant, dhe përfaqësuesi tregtar Xhejmison Grier, do të takohen sot në Zvicër me zëvendëskryeministrin kinez He Lifen, në negociatat e para midis dy palëve në kushte të pasigurisë globale të shkaktuar nga lufta tregtare, transmetoi DPA.
Nju-Delhi - India sot kumtoi se ka kryer sulme ndaj bazave ushtarake pakistaneze, si përgjigje të sulmeve me raketa nga Pakistani ndaj aeroporteve ushtarake indiane në shtetin federal Penxhab, por ka shprehur gatishmëri që të heq dorë nga eskalimi i mëtejshëm nëse Pakistani tregohet i përmbajtur.
Islamabad - Ministri pakistanez i Punëve të Jashtme dhe nënkryetari i Qeverisë, Ishak Dar sot deklaroi se Pakistani është i gatshëm të mendojë për paqe nëse India i ndërpret veprimet ushtarake, njoftoi DPA.
Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, kumtoi se ka nënshkruar urdhër ekzekutiv me të cilin vendoset programi i parë për "deportimin e vetë-iniciuar të emigrantëve të paligjshëm".
Londër - Arsenali arriti marrëveshje për përforcimin e parë gjatë verës, ndërsa Martin Zubimendi do t'i bashkangjitet ekipit në ditën e parë të afatit kalimtar.