• e premte, 05 dhjetor 2025
MIA Flesh

18:00 / 24 shtator / 2025

Shkup - Banka Popullore, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, nisi zbatimin e projektit "Forcimi i kapacitetit të Bankës Popullore në fushën e statistikave të jashtme, statistikave të pagesave dhe sistemeve të pagesave", qëllimi i të cilit është modernizimi i institucionit dhe afrimi i tij me standardet evropiane, gjë që do të mundësojë shërbime më të besueshme dhe besim më të madh të publikut. Projekti përbëhet nga dy komponentë kryesorë: statistikat dhe sistemet e pagesave - fusha që janë themeli i politikës monetare dhe infrastrukturës financiare moderne.

Shkup - Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski, sot priti në vizitë Mateo Mekaçin, shef i Misionit të ODIHR-së për mbikëqyrjen e zgjedhjeve lokale, me të cilin, siç informuan nga PPRMV, diskutuan në detaje për të gjitha kompetencat e prokurorisë në procedurat lidhur me veprat e mundshme penale që lidhen me procesin zgjedhor. Kocevski, thuhet në kumtesën, e informoi Mekaçin rreth strukturës dhe aktiviteteve të deritanishme të Komisionit të Përkohshëm të angazhuar për monitorimin e procedurave pas parregullsive të mundshme zgjedhore që lidhen me ekzistencën e veprave penale sipas Kapitullit 16 të Kodit Penal - Vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit, si dhe vepra të tjera penale që mund të jenë kryer gjatë organizimit dhe zhvillimit të zgjedhjeve.

Shkup - Regjistri Qendror shënoi 24-vjetorin e themelimit të tij. Gjatë fjalimit të saj, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska vuri në dukje se Regjistri Qendror paraqet shtyllën e infrastrukturës ekonomike dhe juridike dhe është një nga hallkat e krijimit të klimës më të favorshme afariste, avancimit të transparencës dhe mbrojtjes së të drejtës dhe të drejtave të personave fizikë. “Rrjetëzimi dhe krijimi i i përbashkët i kapaciteteve institucionale janë thelbësore për një shoqëri civile të fuqishme dhe aktive. Për të krijuar ekonomi tregu funksionale që janë themelet e njohurive, inovacioneve dhe të zhvillimit të qëndrueshëm, duhet të kemi institucione të fuqishme dhe klimë afariste të qëndrueshme. Prandaj, bashkëpunimi me Regjistrin Qendror ka rëndësi të veçantë”, theksoi ministrja Dimitrieska-Koçoska. 

Shkup - Komiteti garues i Federatës së futbollit të Maqedonisë (FFM) mori vendim të suspendojë stadiumin në Çair për një kohë të pacaktuar, derisa të merret vendim përfundimtar nga Komiteti disiplinor. Njëkohësisht, kundër KF Shkupi 1927 është ngritur procedurë disiplinore dhe lënda i është dorëzuar Komitetit disiplinor të FFM-së. Shkaku për vendimin janë "incidentet në ndeshjen e xhiros së 7-të në LFM-së, midis KF Shkupi dhe KF Maqedonia GJP, kur një pjesë e grupit të tifozëve vendas ndezën dhe hodhën pishtarë në fushë dhe në zonën ku ndodhej produksioni televiziv i ndeshjes, duke shkaktuar dëme serioze në një pjesë të pajisjeve të TVM-së, i cili po realizonte transmetimin e drejtpërdrejtë". 

Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, zhvilloi sot takim pune me drejtorin kryesor ekzekutiv të "Central Azia Metals" (CAML), Gavin Ferar. Në takimin ishte i pranishëm edhe drejtori për qëndrueshmëri i kompanisë, Ivica Talevski. Bisedimet u përqendruan në zhvillimin aktual të kompleksit minerar "SASA", i cili është një nga kompanitë më të rëndësishme në industrinë minerare në vend, si dhe në planet për investime të mëtejshme dhe zbatimin e standardeve ndërkombëtare në punën e qëndrueshme. Siç informon Ministria e Ekonomisë, CAML është në proces të përfundimit të një programi shumëvjeçar investimesh kapitale në SASA, me vlerë të përgjithshme prej afërsisht 47 milionë dollarësh. Ky program synon të prezantojë metoda të reja minerare dhe të përshtasë ruajtjen e mbetjeve minerale me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Shkup - Nesër në orët e hershme të mëngjesit në zonën e qytetit të Shkupit do të kryhet dezinfektim ajror kundër larvave të mushkonjave. "Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë dezinfektimin, ai do të kryhet ditën tjetër kur kushtet atmosferike do të jenë të favorshme, në të njëjtën kohë. Qyteti Shkupit  i njofton bletarët që të ndërmarrin menjëherë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve. 

Shkup - Shoqata e Maqedonisë për energji diellore Solar Maqedonia, sot, mbajti Konferencën e katërt vjetore të energjisë diellore, në të cilën morën pjesë mbi 100 prodhues, ekspertë dhe tregtarë vendas dhe ndërkombëtarë. Konferencën e hapi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, e cila në fjalimin e saj theksoi nevojën për një tranzicion energjetik në vend, duke iu referuar punës së Ministrisë përkatëse. "Energjia diellore, si potencial i pashtershëm, është kyçe për të siguruar pavarësinë energjetike. Në Ministri po punojmë për të mbështetur investimet në burime të rinovueshme, për të harmonizuar standardet dhe rregulloret evropiane, për të modernizuar rrjetin elektrik dhe për të krijuar praktika të drejta dhe transparente. Këtë vit po fillojmë me një risi të madhe, për herë të parë po prezantojmë zbatimin praktik të ligjit dhe përgatitjen e një plani vjetor për zhvillimin e sistemit energjetik. Me këtë proces, shteti definon qartë prioritetet për ndërtimin e kapaciteteve të reja", potencoi Bozhinovska. 

Bruksel - Liria e lundrimit dhe e drejta ndërkombëtare duhet të respektohen dhe për këtë arsye BE-ja i konsideron të papranueshme sulmet, përfshirë ato me dronë, konfiskimet ose çdo përdorim force kundër flotës së anijeve që lëvizin drejt Gazës, deklaroi sot zëdhënësja e Komisionit Evropian për të Drejtat Sociale, Përgatitjen dhe Barazinë, Eva Hërnçirova. Deklarata e Hërnçorova ishte përgjigje e pyetjes së një gazetari në lidhje me komentin e BE-së mbi pretendimet se flotilja me anije me aktivistë pro-palestinezë që lëviz drejt Gazës gjatë natës së kaluar ishte cak i sulmeve me dronë, përderisa ndodhje në afërsi të ishullit grek Kreta.

Bruksel – Komisioni Evropian do të propozojë dogana për naftën ruse e cila ende importohet në tregun evropian, deklaroi zëdhënësi i Komisionit, Olof Gill. Edhe kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajen, në takimin e djeshëm me presidentin amerikan Donald Tramp, deklaroi se do të propozojë dogana për import të naftës ruse. Nuk bëhet fjalë për sanksione, për të cilat nevojitet unanimitet, por për masë tregtare për të cilën vendet anëtare vendosin me shumicë të kualifikuar dhe nuk mund të vendoset veto. 

Moskë - Drejtori i korporatës bërthamore shtetërore ruse "Rosatom", Aleksej Lihaçev dhe drejtori i Organizatës së energjisë bërthemore iraniane, Mohamed Eslami, sot në Moskë nënshkruan memorandum për mirëkuptim për ndërtimin e centraleve të vogla bërthamore në Iran. Eslami, i cili është zëvendëskryeministër, paraprakisht paralajmëroi planet për të ndërtuar tetë centrale bërthamore dhe se Teherani synon deri në vitin 2040 të arrijë kapacitet bërthamor prej 20 gigavatëve.

Uashington - Diplomatët iranianë që marrin pjesë në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nuk mund të blejnë në dyqanet amerikane. Sipas dekretit të publikuar në Gazetën Zyrtare amerikane, diplomatët iranianë nuk mund të bëjnë blerje në dyqanet amerikane si "Kastko" (Costco), "Sem's klab" (Sam's Club), "Bi-xhi's holsel klab" (BJ's Wholesale Club" dhe të tjera. Në dekretin theksohet gjithashtu se diplomatët iranianë përderisa janë në SHBA për të blerë artikuj luksoz duhet të marrin leje nga Byroja për misione të huaja e Departamentit të shtetit. Si mallra luksoze përcaktohen produktet që kushtojnë më shumë se një mijë dollarë.

Uashington - Të paktën një person u vra, ndërsa tre të tjerë u plagosën sot në incidentin e armatosur që ka ndodhur para një zyre të Shërbimit amerikan të imigracionit dhe doganave (ICE) në Dallas, kumtoi u.d. drejtori i ICE-së, Tod Lions. Ai shtoi se sipas informacionit fillestar, sulmuesi qëlloi me snajper ndërtesën e ICE-së. Ministrja për Siguri Kombëtare e SHBA-së, Kristin Noem, publikoi se sulmuesi i dyshuar vdiq nga një plagë me armë zjarri, të shkaktuar vetë. Ende po vijnë hollësira, por mund të konfirmojmë se ka shumë të vrarë dhe të plagosur. Edhe pse ende nuk e dimë motivin, dimë se shërbimet të ICE-së po përballen me dhunë të paparë. Kjo duhet të ndalet", publikoi Noem në Iks. 

Gazë - Forcat izraelite sot përparuan në qendër të qytetit të Gazës. Presidenti amerikan Donald Tramp u takua me liderët e vendeve myslimane në Kombet e Bashkuara në Nju-Jork, një ditë më parë për bisedime me qëllim të ndërpritet lufta. Trampi, i cili paraprakisht i dënoi lëvizjet e disa vendeve për të njohur një shtet palestinez me qëllim për të kryer presion ndaj Izraelit, tha se do të vijojë një takim me Izraelin. 

Bangkok - Një vrimë e madhe u hap në mes të një rruge frekuentuese para një spitali në pjesën qendrore të kryeqendrës tajlandeze Bangkok në mëngjes, duke shkaktuar panik. Incidenti ka shkaktuar evakuim të mijëra njerëzve nga zona. "Krateri është me dimensione 30 me 30 metra dhe i thellë rreth 50 metra", publikoi "Bangkok post", duke iu referuar autoriteteve lokale.

QËNDRONI TË LIDHUR