• e diel, 22 dhjetor 2024
MIA flesh

18:00 / 5 prill / 2024

Shkup - Kandidati për President i Frontit Evropian, Bujar Osmani, theksoi rëndësinë e shfrytëzimit të momentumit mbi mundësinë që Maqedonia e Veriut të hapërojë drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian. Në debatin e sotëm publik me temë “Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE deri në vitin 2030”, Osmani tha se dera e hekurt e Unionit është e hapur dhe se është e nevojshme që vendi t’i miratojë sa më shpejt ndryshimet kushtetuese.

Shkup - Kandidati për President i Frontit Evropian, Bujar Osmani, sot paralajmëroi se nëse e merr besimin e qytetarëve, fillimisht do t'i ulë në tryezë të përbashkët  të gjitha partitë politike  që të arrijnë konsensus shtetëror rreth anëtarësimit në BE. Vendi, theksoi Osmani, nuk ka alternativë tjetër, përveç miratimit të ndryshimeve kushtetuese menjëherë pas zgjedhjeve, para formimit të qeverisë. Dera e hekurt e Unionit tani është e hapur dhe kjo, theksoi, duhet të shfrytëzohet.

Shkup  - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në seancë ka marrë vendime për publikimin e përshkrimeve të vendvotimeve dhe për ndryshimin dhe plotësimin e afateve për veprime zgjedhore për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në në përputhje me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndërsa u akredituan dhe një numër shtesë vëzhgues për të dyja llojet e zgjedhjeve të 24 prillit dhe 8 majit.

Shkup - Kujdesi shëndetësor ka bërë përparim të madh gjatë kohës sime këtu. Mbulimi i sigurimit shëndetësor është pothuajse i plotë, universal. Ne po punojmë gjithashtu, sepse ka ende vend për përmirësime për të ulur shpenzimet që njerëzit paguajnë nga xhepat e tyre për shërbimet shëndetësore, veçanërisht po punojmë në kujdesin parësor shëndetësor, sepse qeveria ka miratuar ligjin që mundëson qasje më të mirë në kujdesin parësor shëndetësor. Kështu i është përgjigjur sot përfaqësuesja speciale e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Maqedoninë e Veriut, Ane Johansen pyetjes së gazetarëve se si e vlerëson shëndetin publik në vend.

Tiranë - Para Bashkisë së Tiranës sot u mbajt protestë nën organizimin e Aleancës për mbrojtjen e teatrit, ndërsa janë përfshirë edhe partitë opozitare dhe një numër i madh qytetarësh. Kërkesa kryesore, sipas organizatorit është dorëheqja e menjëhershme e kryebashkiakut Erion Veliaj, për shkak të "përfshirjes në korrupsion", shembjen e teatrit të vjetër dhe synimi që në vend të një teatri të ri siç ishte premtuar më parë të ndërtohet godinë shumëkatëshe.

Shtip - E vetme kundër gjashtë kandidatëve, me këtë atu, profesoresha Biljana Vankovska po merr pjesë në zgjedhjet presidenciale, theksoi ajo sot nga Shtipi ku në disa lokacione të qytetit realizon takime me qytetarët. Ajo tha se hapi i parë që do të bëjë është ndërprerja e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Republikën e Bullgarisë. Ajo thotë se jo vetëm varfëria i dëmton qytetarët, por edhe aspekti kombëtar. 

Beograd  - Të dhënat e fundit nga Prokuroria e Lartë në Zajeçar janë se sot pasdite do të merren në pyetje dy të dyshuarit e arrestuar për vrasjen e vajzës Danka Iliq, ndërsa pas marrjes në pyetje  prokuroria do ta njoftojë publikun, raporton N1. Përveç kësaj, siç kuptohet, është arrestuar  edhe vëllai i njërit prej të dyshuarve

Athinë - Mediat greke theksojnë qëndrimet lidhur me Marrëveshjen e Prespës dhe përdorimin e emrit të shprehura nga liderët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së Dimitar Kovaçevski dhe Hristijan Mickoski gjatë duelit televiziv të së mërkurës, duke transmetuar tekstin nga agjencia shtetërore ANA-MPA, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Bruksel  - Ukraina vendos se kur do të bisedohet për lëshime dhe lushte, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian në përgjigje të pyetjes për mundësinë e negociatave të ardhshme për t'i dhënë fund luftës që e udhëheq  Rusia. "BE-ja e mbështet Ukrainën për të fituar në këtë luftë mbrojtëse. Zgjidhja do të gjendet sipas kushteve të Ukrainës, tha zëdhënësi.  Ai theksoi se BE-ja vazhdon të japë të gjithë ndihmën e nevojshme për Kievin.

Bruksel - Plani për rritje për Ballkanin Perëndimor përfshin një pako masash për të inkurajuar vendet e rajonit që të përmbushin kriteret e anëtarësimit në BE shumë më shpejt dhe një grup shtesë për të mbështetur ekonomitë dhe investimet e tyre dhe përderisa gjithçka shkon sipas planit, pagesa e parë e mjeteve, gjegjësisht paradhënies, mund të ndodhë para pushimeve verore, deklaroi komisari evropian për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë Oliver Varheji në intervistën për Agjencinë evropiane të lajmeve (ENR), pjesë e së cilës është edhe MIA.

Gjenevë  - Këshilli për të Drejtat e Njeriut  i Kombeve të Bashkuara sot bëri thirrje për ndërprerjen e eksportit të armëve për Izraelin në një rezolutë që nuk e përmend organizatën militante palestineze Hamas dhe sulmin e saj ndaj vendit në vjeshtën e kaluar, njoftoi DPA. Hapi është i nevojshëm për të "parandaluar shkeljet e mëtejshme të të drejtës humanitare  ndërkombëtare  dhe shkeljet dhe keqpërdorimet e të drejtave të njeriut", thuhet në tekstin e miratuar nga organi në Gjenevë. 

Kiev - Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar të gjithë 13 dronët rusë të prodhuar nga Irani që synonin rajonet jugore dhe juglindore të vendit gjatë natës, shkruan Forcat ajrore në Telegram. Objektet e furnizimit me energji në rajonin e Odesas u tha se ishin cak i sulmit ajror. Autoritetet nuk dhanë asnjë detaj në lidhje me caqet e mundshme në rajonet Zaporozhje dhe Dnjepropetrovsk, transmeton DPA.

Nju-Jork -  Tërmet me njëintensitet prej 4.7 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur sot shtetin amerikan të Nju-Jorkut, njoftoi Instituti Gjeologjik Amerikan.  Tërmeti është ndjerë në pjesë të Nju-Jorkut, Konektikatit dhe Nju-Xhersit, raporton "Njujork post".  Tërmeti ka qenë në thellësi prej 10 kilometra.

QËNDRONI TË LIDHUR