• e enjte, 04 dhjetor 2025
MIA Flesh

18:00 / 25 shtator 2025

Shkup - TVSH ndaj kompanive po kthehet dhe kjo mund të verifikohet përmes të dhënave në Thesarin e Ministrisë së Financave, ndërsa në proces është edhe kthimi i tatimit të solidaritetit ndaj kompanive që kanë kryer pagesën në këtë drejtim, në bazë të zgjidhjes ligjore. Këtë e deklaroi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska e ftuar në TV21. “Të dhënat tregojnë qartë se si po kryhet kthimi i TVSH-së. Nga 22 shtatori 2025, kthimi i përgjithshëm i TVSH-së ndaj kompanive arriti në 24.850 miliardë denarë, ndërsa që nga 22 shtatori 2024, kthimi i TVSH-së arriti në 23.559 miliardë denarë, përkatësisht kemi vlerë më të lartë të kthimit për 5.5% ose 1.291 milionë denarë (20 milionë euro) krahasuar me vitin e kaluar”, theksoi ministrja e Financave dhe shtoi se këto janë të dhëna që mund të verifikohen.

Shkup - Ministrat e Punëve të Jashtme të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) u mblodhën për takimin vjetor, zhvilluar në kuadër të Sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork dje i bashkorganizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe Kryesimi i SEECP-së nga Bullgaria. Kreu i RCC-së, Amer Kapetanoviq ka deklaruar se “SEECP mbetet platforma jonë politike më përfaqësuese, dhe RCC është këtu për ta kthyer frymën e bashkëpunimit në arritje të prekshme për njerëzit”. Takimi i bashkëkryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i RCC, Amer Kapetanoviq, dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Georg Georgiev, shënoi 30-vjetorin e SEECP nën moton “30 Vite të SEECP: Drejt së ardhmes përmes stabilitetit rajonal, sigurisë dhe transformimit të qëndrueshëm”. Agjenda e diskutimit në Nju-Jork pasqyroi këtë fokus drejt së ardhmes, me synimin për të zbatuar prioritetet e përbashkëta në arritje konkrete rajonale.

Shkup - Aktiviteti kërkimor është shtylla themelore e zhvillimit të shkencës dhe përparimit të shoqërisë. Kërkuesit kanë rol kyç në krijimin e njohurive të reja përmes hulumtimeve sistematike dhe cilësore, të cilat patjetër duhet të jenë të qasshme dhe të verifikueshme përmes publikimit në revista shkencore recenzuese. Kjo e rrit dukshmërinë e kërkuesve dhe e afirmon reputacionin shkencor të institucioneve, e cila është e rëndësisë vendimtare për avancimin e pozitës akademike të universiteteve tona në listat ndërkombëtare të renditjes dhe për zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në promovimin e bashkëpunimit me Clarivate – Web of Science, me të cilën u mundësua përdorimi falas i bazave shkencore të platformës, për të gjitha universitetet shtetërore, ASHAM dhe Universitetin e Evropës Juglindore.

Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmshi u takua sot me koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rita Kolumbia. Në takim, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kombeve të Bashkuara, duke përfshirë ministritë e resorit, përmes projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta që synojnë promovimin e zhvillimit ekonomik dhe social. Fokusi i bisedës ishte forcimi i pozitës së grave në shoqëri, veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik, sipërmarrësisë dhe zhvillimit të aftësive udhëheqëse. Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe politikave për barazinë gjinore dhe parandalimin e diskriminimit, si parakusht kryesor për rritje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

Shkup - Shoferi i cisternës së naftës që u përfshi nga flakët këtë mëngjes pasi doli nga rruga Gjevgjeli - Bogdanci, pësoi lëndime të lehta, ndërsa po vazhdon largimi i sigurt i karburantit të derdhur, kumtoi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov. Ai më herët informoi se zjarri është shuar shpejt nga zjarrfikësit, ndërsa për shkak incidentit komunikacioni në rrugën Gjevgjeli - Bogdanci është ndërprerë. "Në mëngjes, kamioni cisternë i cili transportonte 25 ton naftë doli nga rruga magjistrale Gjevgjeli - Bogdanci, pas çka erdhi deri te përmbysja e saj, ndërsa gjatë përmbysjes, erdhi deri tek shpërthimi i cisternës në të cilën ishin të depozituara këto 25 ton naftë. Nafta filloi të rrjedhë, deri te përplasja erdhi sipas të gjitha gjasave ndezja e saj, pas çka u ngrit tym i zi që shkaktoi alarm tek popullata lokale", tha Angellovi në video deklaratë. 

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot realizoi vizitë pune në Departamentin e Punëve të Brendshme të Dibrës gjatë së cilës vizitoi edhe vendkalimin kufitar "Bllatë" që ndodhet në afërsi të Dibrës, njoftoi MPB-ja. Ministri Toshkovski me udhëheqësinë e DPB të Dibrës u informua se situata e sigurisë në të gjithë rajonin është e qëndrueshme me rezultate të dukshme në përballjen me krimin e dhunshëm, krimet kundër pronës dhe avancimin e sigurisë në trafik. Siç bëjnë të ditur nga MPB, në takim udhëheqësia e informoi ministrin se tashmë po ndërmerren në mënyrë aktive aktivitete operative në drejtim për të siguruar proces zgjedhor të qetë, të sigurt dhe demokratik.

Shkup –  Është e papranueshme ajo që po ndodh në agjendën e reformave, këtë vit duhej të miratoheshin 12 ligje, shtatë prej të cilave ishin të lidhura me buxhete të caktuara nga fondet evropiane të destinuara për vendin tonë deri në qershor. Fatkeqësisht, asnjë nga ato ligje nuk është miratuar, thotë lideri i LSDM-së, Venko Filipçe. Pesë ligje, theksoi Filipçe, që duhej të miratoheshin nga qershori deri në dhjetor, me siguri nuk do të miratohen.

Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Nju Jork është takuar me Sekretarin për marrëdhënie me Shtetet e selisë së shenjtë, kryeipeshkvin Poll Gallaher. “Gjatë qëndrimit në Nju Jork, takova Sekretarin për marrëdhënie me Shtetet e selisë së shenjtë, kryeipeshkvin Poll Gallaher. Pas hapjes së Misionit tonë në Vatikan, theksova përkushtimin tonë për marrëdhënie edhe më të ngushta dhe të qëndrueshme me Selinë e shenjtë. Po ashtu, shpreha shpresën që nën udhëheqjen e Papës Leo XIV të bëhen hapa të mëtejshëm drejt njohjes së plotë të pavarësisë së Kosovës, si dhe përsërita ftesën për Papën Leo që të vizitojë Kosovën”, ka thënë Osmani.

Tiranë - Shqipëria ka arritur një arritje të jashtëzakonshme në fushën e sigurisë kibernetike, duke u renditur e 15-ta në botë me 85,00 pikë, sipas Indeksit kombëtar të sigurisë kibernetike (NCSI). Agjencia kombëtare e sigurisë kibernetike, në një kumtesë për mediat, theksoi se ky rezultat paraqet një rritje prej 39 pozicione krahasuar me vitin 2023, kur Shqipëria ishte në vendin e 54-të me 62,34 pikë. 

Tiranë - Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH) Vlora Hyseni, në Bruksel realizoi takim me sekretaren e përgjithshme të NATO-s, Mark Rute. "Në takim u bë fjalë për rëndësinë nga rritja e këmbimit të ndërsjellë dhe përforcimit të bashkëpunimit mes agjencive të vendeve-partnere, në kuadër të sigurisë kolektive, në kohë kur Aleanca po ballafaqohet me sfida të shumta gjeopolitike dhe kërcënime të natyrës hibride dhe taktike", njoftoi SHISH. Po ashtu shtohet se Rute ka shprehur lëvdata për rolin konstruktiv të Shqipërisë në kuadër të NATO-s dhe kontributit të Shërbimit Informativ të Shtetit në përforcimin e bashkëpunimit në sferën e zbulimit dhe sigurisë.

Bruksel - Kemi informacione të konfirmuara nga autoritetet e Moldavisë, se në prag të zgjedhjeve parlamentare të vendit të dielën, Rusia ka trajnuar disa qytetarë moldavë për aktivitete destabilizuese, përfshirë organizimin e veprimeve të dhunshme kundër policisë, deklaroi sot zëdhënësja e KE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Anita Hiper. "Sipas autoriteteve të Moldavisë, këto aktivitete dhe trajnime po kryhen në Serbi. Për momentin, sipas autoriteteve, janë arrestuarr 74 persona, të cilët po bashkëpunojnë me policinë. Ne jemi plotësisht të bindur në aftësinë e autoriteteve për të kryer hetime dhe për të siguruar një proces paqësor dhe të drejtë, pa asnjë ndërhyrje", tha Hiper.

Lubjanë – Qeveria sllovene e ka shpallur kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu “persona non grata” dhe do të marrë të njëjtat masa si kundër dy ministrave ekstremistë izraelitë, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotriç të cilët në korrik u shpallën të padëshirueshëm. "Publiku është i vetëdijshëm se ai po ndiqet penalisht për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ndër të tjera, Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë më 19 korrik 2024 vendosi se disa politika dhe praktika izraelite po shkelin të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe të drejtat e njeriut", publikoi në platformën X, sekretarja e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Neve Grashiq.

Nju-Jork - Presidentja Gordana Siljanovska - Davkova, para fjalimit të saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, mbajti një fjalim në seancën plenare kushtuar 30-vjetorit të Programit botëror për të rinjtë. Siç njoftoi raportuesi i MIA-s, Siljanovska - Davkova theksoi se asnjë vend, asnjë rajon nuk mund të përparojë nëse i neglizhon të rinjtë. "Kjo është arsyeja pse Kombet e Bashkuara miratuan Programin botëror për veprim për të rinjtë. Sot, ndërsa shënojmë këtë përvjetor, i pranojmë edhe sukseset edhe mangësitë. Shumë është bërë, por mbetet edhe shumë për t’u bërë.

Kiev - Presidenti i Ukrainës Vollodimir Zelenski në një intervistë për "Shou aksios" kërcënoi se do ta bombardojë Kremlinin nëse Rusia nuk i jep fund luftës kundër vendit të tij. "Së pari, ata duhet të dinë se ku janë strehimoret e tyre nga bombat. Nëse nuk e përfundojnë luftën, do t'u duhen", theksoi Zelenski. Ai shtoi se armata ukrainase tashmë ka dronë të cilat mund të fluturojnë deri në 3.000 kilometra. Kremlini është larg nga kufiri ukrainas rreth 450 kilometra. 

Gazë - Të paktën 17 njerëz e kanë humbur jetën në sulmet e sotme izraelite ndaj Rripit të Gazës, kumtuan spitalet lokale. Dymbëdhjetë persona janë vrarë në sulmin ndaj qytetit Zavaida në pjesën qendrore të Gazës. Mes viktimave ka tetë fëmijë, kumtoi spitali Al Aksa nga qyteti i afërt, Deir al Ballah. Në sulmin ajror është qëlluar edhe një tendë në Deir al Ballah, me ç'rast jetën e ka humbur një vajzë, ndërsa shtatë janë lënduar.

Nion - Nuk ka asgjë nga paralajmërimet e UEFA-s për përjashtimin e ekipeve izraelite nga garat e saj. Sipas mediumeve, të paktën tani për tani, përjashtim të ekipeve të futbollit dhe kombëtares nga UEFA nuk do të ketë. Vendimi se ekipet izraelite do t'i vazhdojnë garat është marrë pak para ndeshjes mes Makabi Tel Aviv dhe PAOK në Ligën e Evropës, të luajtur mbrëmë në Selanik (0:0). Presioni më i madh për përjashtim vjen nga Katari

QËNDRONI TË LIDHUR