17:00/13 maj/2023
Shkup - Paraqitjet dhe kërcënimet nga ana e nxënësve në shkollat tona janë refleksion i ngjarjeve tek fqinjët tanë. Bëhet fjalë për sjellje të pakujdesshme të një fëmije që hëpërhë shkakton reagime, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.
Shkup- Qeveria informon se në ditët në vazhdim do të kryhen kërkime gjeomekanike në terren për përgatitje për ndërtimin e autostradës së korridorit 10 D e cila do të lidhë Prilepin dhe Manastirin, pasi dje zyrtarisht u shënua fillimi i punimeve. Kjo është konform me dinamikën e parashikuar të marrëveshjes.
Shkup- Parku i Gazi Babës është një lokacion i bukur për të festuar Ditën e Evropës, për të festuar unitetin dhe diversitetin, poashtu edhe ky qytet i shkëlqyeshëm dhe njerëzit e tij të mrekullueshëm që janë pjesë e këtij manifestimi, porositi ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir në deklaratën për media në kremtimin me rastin e Ditës së Evropës të organizuar nga Jurop haus Shkup në parkun pyjor në lagjen Autokomandë të Shkupit.
Shkup- Ne nuk kërkojmë nga opozita ta mbështesë kryeministrin. Kërkojmë nga opozita të mbështesë rrugën euroatlantike të Maqedonisë së Veriut. Kjo është marrëveshja më e mirë që kemi marrë. Kjo është e arsyeshme, mendoj tani për tani dhe duhet të vazhdojmë përpara sa më shpejt të jetë e mundur. Prandaj, shpresoj se të gjitha palët e spektrit politik i mbështesin ndryshimet e nevojshme në mënyrë që të mund të ecim përpara në avancimin e kandidaturës së Maqedonisë së Veriut, thotë zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar.
Shkup- Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot bëri të ditur se dy persona janë arrestuar lidhur me tentativën për uzurpim dhe ndërtim pa leje pas poliklinikës së Bit Pazarit. Siç theksoi Spasovski, rasti është paraqitur mbrëmë pas orës 19, ndërsa policia ka reaguar menjëherë. Pas urdhrit të prokurorit publik, është konfiskuar makina ndërtimore, ndërsa kallëzimi penal ndaj dy personave tashmë është duke u proceduar dhe shkon në procedurë të shpejtë.
Shkup- Krusheva sot është një destinacion i njohur turistik për adhuruesit e adrenalinës dhe turizmit alternativ si nga vendi ashtu edhe nga jashtë, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi.
Tiranë– Në Shqipëri nesër mbahen zgjedhjet lokale, të tretat me radhë pas ndarjes së re territoriale të miratuar në vitin 2014, kur nga 365 funksionojnë 61 komuna. Pas përfundimit të fushatës elektorale njëmujore të partive politike, përplot akuza dhe premtime të ndërsjella për një të ardhme më të mirë, nga mbrëmë në mesnatë deri nesër në orën 7 kur duhet të hapen qendrat e votimit, në vend ka heshtje zgjedhore.
Berlin- Qeveria gjermane kumtoi sot se është duke përgatitur një pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë 2.7 miliardë euro, përfshirë edhe dërgimin e tankeve të shumta, automjeteve të blinduara dhe sistemeve për mbrojtje kundërajrore.
Kiev- Të paktën 480 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i luftës, bëri të ditur Prokuroria shtetërore e Ukrainës. Prej atje shtojnë se që nga fillimi i invazionit rus në Ukrainë janë lënduar 968 fëmijë. Të dhënat e fundit madje tregojnë se janë regjistruar 86.237 krime agresioni dhe krime lufte bashkë me 17.123 krime kundër sigurisë nacionale.
Nigata- Liderët financiarë të Grupit të Shtatë vendeve më të pasura të demokracive liberale (G7) në fund të takimit treditor në Japoni shprehën mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe vendosmërinë për të siguruar zbatimin e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj.
San Francisko– Futbollistët e Real Madridit dhe Barcelonës do të luajnë më 29 korrik ndeshje miqësore në Arlington, në shtetin federal amerikan të Teksasit, në kuadër të turneut që përfshin edhe gjashtë skuadra të tjera, njoftojnë organizatorët. Kjo do të jetë ndeshja e tretë miqësore mes Realit dhe Barcelonës në SHBA, pas asaj në Majami 2017 dhe Hjuston, korrikun e kaluar.
####