• e hënë, 23 dhjetor 2024
MIA FLESH

18:00 / 7 qershor / 2024

Shkup - Prej sonte në mesnatë për dy denarë do të lirohet EUROSUPER BS-95. Çmimet e derivateve tjera të naftës mbeten të pandryshuar, ka vendosur sot Komisioni Rregullator për energjetikë, shërbime të ujit dhe menaxhimi me mbeturina komunale (KRRE).

Shkup - Pas informacioneve të marra nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WOAH) me të cilat është konfirmuar vdekja e parë e një personi të infektuar me nëntipin e gripit të shpendëve H5N2 në Meksikë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) do të vazhdojë në baza ditore ta ndjekë situatën dhe nëse do të jetë e nevojshme do të marrë masat e duhura.

Shkup - Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga vendi në periudhën janar-prill të këtij viti është 2 639.1 milionë euro dhe shënon rënie prej 5,3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Vlera e mallrave të importuara, në të njëjtën periudhë, është 3 754.9 milionë euro, që është 3,8 për qind më shumë krahasuar me katër muajt e parë të vitit të kaluar.

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës i shpalli rezultatet e Konkursit për ndarjen e bursave për studime të ciklit të dytë në vend për vitin akademik 2023/2024, i publikuar dhjetorin e kaluar. Në ueb-faqen e MASH-it janë të disponueshme listat e kandidatëve të pranuar që plotësojnë kërkesat në fushën e shkencave shoqërore dhe në fushën e shkencave tekniko-teknologjike dhe natyrore-matematikore.

Shkup - Disa shtetas turq janë arrestuar pasi mbrëmë kanë rrahur një shkupjan në parkingun e Bit Pazarit në Shkup, kumtoi MPB-ja. "Më 07.06.2024 në orën 02:30 në rajonin e Bit Pazarit, nëpunës policor nga Njësiti për polici Intervenuese pranë SPB Shkup, ka arrestuar Ç.J (21), D.N.K (21), E.K. (23), O.A.H. (26) dhe Ç.M. (24), të gjithë nga Republika e Turqisë, me lejeqëndrim të përkohshëm në Shkup, duke vepruar pas paraqitjes paraprake se rreth orës 02:00 e kanë sulmuar fizikisht në një parking në zonën e Bit Pazarit personin A.A. (31) nga Shkupi", thuhet në kumtesë.

Shkup - Rezervat devizore në fund të majit kanë qenë 4.293,6 milionë euro, kumtoi Banka Popullore. Pjesa më e madhe e rezervave devizore janë në letra me vlerë (60,1 për qind), pas çka vijojnë valutat dhe depozitat (28,7 për qind) dhe ari monetar (11,2 për qind). 

Shkup - Pamje e njohur në stacionin ndërkombëtar të autobusëve në Shkup: Të rinj nga Maqedonia e Veriut duke përshëndetur familjet e tyre, hipin në autobusë (më të pasurit udhëtojnë me aeroplanë) drejt destinacioneve si Lubjana, Sofja, Zagrebi... Trendi i studimi jashtë vendit po rritet vazhdimisht.

Tetovë - Njësiti territorial zjarrfikës (NJTZ) Tetovë nga sot në Zhlinë ka një njësi të disperzuar, me qëllim që zjarrëfikësit të arrijnë më shpejtë në vendet ku ka nevojë për ndërhyrje. Në rrethin e Komunës së Zhelinës janë instaluar objekte të reja montuese, të cilat do të jenë zyra për pesë zjarrfikës, të cilëve aty do t'u fillojë dita e punës.

Prishtinë - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke reaguar në kumtesën e djeshme të vendeve të grupit QUINT-i dhe misioneve të Bashkimit Evropian dhe OSBE, të cilët shprehën shqetësim për shpronësimin e veriut të Kosovës, theksoi se vendimet e qeverisë janë në përputhje me ligjet, Kushtetutën dhe standardet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, informon korrespondenti i i MIA-s nga Prishtina. 

Tiranë - Rreth 974 mijë turistë të huaj e kanë vizituar Shqipërinë gjatë muajit maj, duke e çuar numrin total në mbi 3,3 milionë në pesë muajt e parë të vitit. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Jetësor, Mirella Kumbaro, sot i publikoi shifrat, duke theksuar se me afrimin e pikut të sezonit turistik, përgjegjësia dhe vëmendja institucionale është të prezantohet më e mira nga oferta turistike shqiptare nën sloganin “Albania All Senses”.

Romë - Italia nuk e përkrah propozimin e presidentit francez, Emanuel Makron të dërgojë instruktorë ushtarakë në Ukrainë dhe është kundër çdo forme të përshkallëzimi në luftën ruso-ukrainase, deklaroi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani. "Putini bën propagandë parazgjedhore. Ne jemi për respektimin e pavarësisë së Ukrainës, por nuk do të dërgojmë trupa në Ukrainë dhe nuk do të dërgojmë armë në territorin rus", tha Tajani.

Athinë - Një zjarr pyjor ka shpërthyer sot në ishullin grek Hios, ndërsa përmes një mesazhi nga numri 112 për raste urgjente është kërkuar nga banorët e një fshati që të evakuohen si masë parandaluese, njoftoi korrespondentja e MIA-s ngs Athina.

Stokholm - Suedia njoftoi se do të marrë pjesë në vëzhgimin e hapësirës ajrore nën komandën e NATO-s, vetëm tre muaj pas anëtarësimit në aleancën ushtarake. Kryeministri Ulf Kristerson sot e publikoi këtë veprim. Aeroplanë luftarakë suedezë duhet të shpërndahen si pjesë e misionit të NATO-s për policinë ajrore, para së gjithash mbi vendet baltike.

Moskë - Ministria ruse e Mbrojtjes ka akuzuar forcat e armatosura të Ukrainës se sot kanë gjuajtur pesë raketa ATAKMS, të porositura nga SHBA-ja, ndaj qytetit lindor ukrainas Lugansk, i cili është nën kontroll të Rusisë. Ministria ruse për Gjendje të Jashtëzakonshme kumtoi se në sulmin janë vrarë tre persona, ndërsa 35 janë lënduar, mes të cilëve edhe fëmijë, njoftuan mediat britanike.

Gazë - Së paku 18 persona, përfshirë fëmijë, u vranë në sulmet ajrore izraelite gjatë natës në Rripin qendror të Gazës, një ditë pasi të paktën 33 persona u vranë në një shkollë në udhëheqësinë e OKB-së në të cilën strehoheshin të familjet palestineze të zhvendosura, njoftojnë mediat amerikane, duke iu referuar autoriteteve shëndetësore.

Uashington - Departamenti i shtetit sot për mediat izraelite deklaroi se sekretari shtetëror Entoni Blinken do të vizitojë Izraelin të hënën, më 10 qershor, për të tetën herë që kur Hamasi sulmoi territorin jugor të Izraelit dhe filloi konfliktin në Gazë.

QËNDRONI TË LIDHUR