• e martë, 11 shkurt 2025
MIA Flesh

15:00/ 9 shkurt/ 2025

Shkup  - Reformat gjyqësore nuk janë zgjidhje të shpejta. Duhet të komunikohet me qytetarët se nëse e zbatojnë atë reformë do të duhet pak kohë për të parë rezultatet. Rezultatet e reformave nuk janë menjëherë të dukshme. Opinioni duhet të informohet sinqerisht se çfarë do të ndodhë, sa kohë do të zgjasë dhe çfarë rezultatesh priten. Nëse vendosni të zbatoni veting në gjyqësor, përgatituni për mungesë të gjykatësve dhe prokurorëve publikë, siç ishte rasti me Shqipërinë, shprehet në intervistën për MIA-n ekspertja ndërkombëtare për drejtësi dhe antikorrupsion Helena Papa. Nga aspekti i integrimit evropian, Papa thekson se ekziston një momentum gjeopolitik që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta shfrytëzojnë sepse, siç bën të ditur, mund të ketë njëfarë vullneti midis anëtarëve të BE-së. "Të mos harrojmë se procesi është kompleks dhe se vendet anëtare kanë nevojë për konsensus për atë se cili shtet do të hyjë në BE", bën të ditur ekspertja për MIA-n.

Shkup – Unë jam optimist real se VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni e cila do ta kryesojë do të jetë fitues absolut në zgjedhjet lokale të cilat duhet të mbahen në gjysmën e parë të tetorit, të këtij viti, thotë kryeministri Hristian Mickoski dhe iu referuar anketave të partisë të mendimit publik sipas të cilave përparësia e tyre është 4:1 në krahasim me partinë e renditur e dyta. 

Shkup - Nuk ka mënyrë që me forcë të shkarkohet Këshilli gjyqësor, as anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi, për të cilët është iniciuar interpelancë. Mund të mos japin dorëheqje pavarësisht votës së mosbesimit. Por, lufta për ndryshime në sistemin gjyqësor do të jetë me presion publik, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski i pyetur për interpelancat e dorëzuara për anëtarët e Këshillit gjyqësor të zgjedhur nga Kuvendi - Vesna Dameva, Milazim Mustafa, Tanja Çaçarova-Ilievska, Pavlina Cërvenkovska dhe Selim Ademi.

Shkup – Kryeministri Hristian Mickoski bashkë me ministrat e Transportit dhe Vetëqeverisjes Lokale, Aleksandar Nikolloski dhe Zllatko Perinski, si dhe u.d. kryetarin Dejan Mitevski, sot pasdite kryen mbikëqyrje në punët ndërtimore në sheshin pas qendrës tregtare "Kapitoll" në komunën Aerodrom. Projekti është financuar me mjete qeveritare në vlerë prej 45 milionë denarë. 

Prishtinë - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se jehona e votuesve në zgjedhjet e sotme parlamentare deri në orën 11 ishte 8,68 për qind. Kjo është pak më shumë se sa në zgjedhjet e kaluara të jashtëzakonshme në vitin 2021, kur deri në orën 11 votuan 8,30 për qind të votuesve.  Sipas listës zgjedhore, numri i qytetarëve të Kosovës me të drejtë vote në vetë Kosovë është 1.970.944, ndërsa në diasporë 104.924 persona. Qytetarët e Kosovës në diasporë votuan dje në 30 përfaqësi diplomatike, në 19 vende të ndryshme.  Në Kosovë sot votohet në 941 qendra votimi dhe 2.533 vendvotime. Votimi filloi në orën 7, ndërsa përfundon në orën 19. 

Tiranë – Kryeministri shqiptar Edi Rama deklaroi se platforma Tik-Tok do të mbyllet këto ditë, duke shtuar se “shkak për këtë është se Tik-Tok është toksik për fëmijët” dhe se, sipas tij, 95 për qind e prindërve në Shqipëri frikësohen nga platforma.  “Për pak ditë kjo platformë nuk do të jetë më në dispozicion në Shqipëri, TikTok është shumë toksik, veçanërisht për fëmijët, ndërsa 95 për qind e prindërve në Shqipëri janë të frikësuar. Pezullimi nuk ka përfunduar ende, vlerësojmë se do të bëhet brenda pak ditësh. Po bëjmë edhe një dialog konstruktiv me ta”, bëri të ditur Rama. Ai theksoi se “do të mbyllet dhe përsëri të hapet për një periudhë derisa Tik-Tok i përmbush të gjitha kërkesat tona”. 

Beograd – Studentët nga Serbia sot ju bënë thirrje qytetarëve që të grumbullohen në rrugët përgjatë gjithë qyteteve që t’i mbështesin kërkesat e tyre në ditën e njëqind të rënies së tendës në Novi Sad me çka humbën jetën 15 njerëz.  Në Beograd është paralajmëruar bllokadë prej orës 11 deri në orën 18 në urën më të frekuentuar Gazella, përderisa në Novi Sad prej orës 11 deri në orën 14 do të bllokohen tre udhëkryqet kryesore, me çka do të pamundësohet hyrja në qytet. 

Athinë - Gjatë natës në zonën detare midis ishujve Santorini dhe Amorgos nuk janë regjistruar tërmete të forta me përjashtim të njërit prej 4,1 ballë megjithëse seria e lëkundjeve më të vogla vazhdoi, ndërsa kryeministri grek Kiriakos Micotakis shprehu optimizëm të matur mëngjesin e sotëm se situata në Athinë nuk çon në ndonjë skenar më të keq, njofton korrespondentja e MIA-s në Athinë. Në një hark kohor prej 12 orësh, pra nga mesnata deri në mesditë, situata ka qenë dukshëm më e qetë krahasuar me ditët e kaluara, me vetëm dy tërmete me magnitudë mbi katër ballë, pra 4.1 ballë sot paradite dhe një me të njëjtën magnitudë pak para orës 3.30. Kryeministri grek në pasqyrën e tij javore të ngjarjeve që publikon çdo javë në Fejsbuk, sot ka komentuar edhe tërmetet në Santorini.

Moskë – Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov deklaroi se nuk mund “as të konfirmojë as të mohojë” nëse ka pasur bisedë telefonike mes presidentëve të Rusisë dhe SHBA-së, Vladimir Putin dhe Donald Tramp.  Presidenti amerikan në intervistë për “Nju Jork post” deklaroi se ka biseduar në telefon me Putinin për përfundimin e luftës në Ukrainë.  Trampi i pyetur se sa herë ka biseduar me Putinin, theksoi se është “më mirë të mos tregojë”.  “Ai (Putini) dëshiron të shohë se njerëzit do të ndalojnë të vdesin”, theksoi Trampi. 

Kiev– Armata ukrainase njoftoi se ka rrëzuar 70 nga gjithsej 151 dronë të gjuajtur nga Rusia ndaj Ukrainës. Përderisa 74 fluturake ruse pa pilot nuk e arritën qëllimin.  Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski deklaroi se gjatë javës së kaluar Rusia ka gjuajtur mbi 1.260 bomba dhe ka lansuar afro 760 fluturake pa pilot, si dhe më shumë se 10 raketa balistike të llojit të ndryshëm.  Ai shtoi se prodhimtaria ushtarake ruse bazohet në skema për shmangie të sanksioneve, çmimet e larta të naftës dhe numrin e pamjaftueshëm të raketave me rreze të gjatë veprimi dhe fluturake pa pilot në arsenalin ukrainas. 

Meksiko Siti – Në një aksident të djeshëm të komunikacionit i cili ndodhi në pjesën jugore të Meksikës humbën jetën 41 persona.  Aksidenti ka ndodhur kur një autobus, me të cilin ishin transportuar 48 njerëz, ishte përplasur me kamion, me çka kishin humbur jetën edhe dy shoferë. Pas përplasjes shpërtheu zjarr në autobus.  Po hetohet nëse autobusi kishte lëvizur me shpejtësinë e lejuar.

Kito – Në Ekuador sot mbahen zgjedhje presidenciale, për të dytën herë gjatë 18 muajve të kaluar në kushte të krizës së sigurisë në vend.  Në zgjedhje marrin pjesë 15 kandidatë, prej të cilëve favorit është presidenti aktual Daniel Noboa, i cili për herë të parë ishte zgjedhur në vitin 2023 që ta përfundojë mandatin e paraardhësit të tij Gilermo Laso, i cili dha dorëheqje, e shpërbeu Kongresin dhe shkaktoi zgjedhje të reja që të shmang revokimin.  Nëse një kandidat nuk fiton më shumë se 50 për qind të votave ose dallimi mes dy kandidatëve më të famshëm nuk është më i madh se 10 për qind, në prill do të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. 

Tokio – Koreja e Veriut prej dje filloi prodhimin e dronëve me ndihmë teknike nga Rusia, informon Servisi Publik Japonez (NHK) duke iu referuar burimeve anonime.  “Marrëveshja mundëson që Koreja e Veriut të zhvillojë edhe prodhimtari masive të disa llojeve të dronëve në koordinim me Rusinë”, informon NHK.  Sipas disa burimeve anonime, nisma për prodhimin e fluturakeve pa pilot sipas gjitha gjasave përfaqëson realizim të bashkëpunimit strategjik që ishte dakorduar në takimin ndërmjet presidentit rus Putin dhe liderit koreanoverior Kim Xhong – un. 

Tel Aviv – Armata izraelite njoftoi se e zgjeron operacionin antiterrorist në pjesën veriore të Bregut të okupuar Perëndimor dhe se ushtarët mbrëmë kanë filluar të veprojnë në kampin Nur Shams në afërsi të Tulkaremit.  Në deklaratë thuhet se ushtarët deri më tani kanë eliminuar disa operativë terroristë në zonë dhe kanë bërë arrestime. Ofensiva, e quajtur “Operacioni muri i hekurt”, filloi më 21 janar dhe parashihet të zgjasë edhe disa javë.

Phenian - Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, gjatë vizitës së djeshme në Ministrinë e Mbrojtjes me rastin e shënimit të 77-vjetorit të themelimit të Forcave të armatosura të Koresë së Veriut, paralajmëroi zhvillimin e forcave bërthamore të Koresë së Veriut. Ai tha se SHBA është fajtore për të gjitha konfliktet dhe gjakderdhjet në botë dhe paralajmëroi zhvillimin e forcave bërthamore të Koresë së Veriut. Sipas tij, asetet bërthamore strategjike të SHBA-së të vendosura në Gadishullin korean, si dhe stërvitjet e përbashkëta ushtarake të SHBA-së, Japonisë dhe Koresë së Jugut, po çojnë në "struktura të reja të konfliktit" që përbën një sfidë të madhe për Phenianin.

Gazë– Ushtria izraelite u tërhoq nga korridori Necarim, që kalon përgjatë Rripit të Gazës, si pjesë e Marrëveshjes për armëpushim, njoftoi Hamasi. Një përfaqësues anonim izraelit konfirmoi se armata izraelite u tërhoq nga pozicionet e saja në qendër të enklavës. Ushtria izraelite paraprakisht e uli praninë e saj në këtë zonë.  Hamasi tërheqjen e armatës izraelite nga korridori Necarim e festoi si fitore të tij. 

Madrid - Real Madridi ka ftuar ish mbrojtësin Marselo të marrë pjesë në ceremoninë solemne para derbit me Atletiko Madridin mbrëmë në kuadër të xhiros së 23-të të La ligës. Para ndeshjes “Mbretërit” zhvilluan një ceremoni lamtumire për brazilianin i cili u përshëndet nga tifozët e Realit. Më 6 shkurt, Marselo bëri të ditur pensionimin nga futbolli në moshën 36-vjeçare. Marselo luajti për klubin madrilen nga viti 2007 deri në vitin 2022, duke regjistruar 546 ndeshje (38 gola dhe 103 asiste). Braziliani u bë kampion i Spanjës gjashtë herë, ndërsa pesë herë fitoi Ligën e kampionëve.

QËNDRONI TË LIDHUR