• e hënë, 23 dhjetor 2024
MIA Flesh

18:00/ 29 shtator/2023

Shkup - Nuk do të ketë kompromis në pjesën e vendimeve të Qeverisë për çmimet e produkteve ushqimore. Presim që të gjithë prodhuesit, shpërndarësit dhe importuesit t'i ulin çmimet në bazë të vendimit të Qeverisë, ndërsa zinxhirët e supermarketeve të mbajnë përgjegjësi shoqërore dhe ta zbatojnë vendimin, porositi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. 

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot e parashtroi në procedurë të rregullt parlamentare Propozim Rregulloren për punën e Kuvendit, që është produkt i punës shumëvjeçare të përkushtuar të pjesëmarrësve në procesin e Dialogut Zhan Mone, që është proces i përbashkët i Kuvendit me Parlamentin Evropian.

Shkup - Qytetarët t'u besojnë institucioneve, e jo deklaratave që i japin disa politikanë për fitimin e pikëve politike ditore, porositi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi lidhur me akuzat e Cvetan Tripunovskit se në shitore ka mbi 20 tonë qumësht të sterilizuar nga Serbia me aflatoksin.

Shkup - Në fund të tremujorit të dytë të këtij viti, borxhi i jashtëm neto arriti në 4,324 milionë euro (ose 30.5 për qind e BPV-së së projektuar), kumtoi sot Banka Popullore. Sipas të dhënave të BPV-së, borxhi i jashtëm neto në vend, në tremujorin e dytë të vitit 2023 është rritur për 121 milionë euro, ose për 2.9 për qind. Nga aspekti i strukturës, borxhi neto privat vazhdon të ketë një peshë më të madhe në totalin e borxhit neto me 62 për qind. Krahasuar me fundin e vitit 2022, borxhi i jashtëm neto është rritur me 12 milionë euro (ose 0.3 për qind), në kushte të rritjes së borxhit publik neto (me 88 milionë euro) dhe uljes së borxhit privat neto (me 76 milionë euro).

Shkup - Deputetët pasdite në kuadër të vazhdimit të seancës së 126-të plenare e kanë përfunduar debatin për propozim-vendimin për rishpërndarjen e mjeteve mes shfrytëzuesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe mes fondeve. Nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski kumtoi se për votimin për këtë pikë deputetpët do të informohen në mënyrë shtesë.

Shkup - Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Cvetanka Ivanova, mori pjesë sot në Takimin e Sekretarëve të Përgjithshëm që u mbajt në kuadër të Konferencës Evropiane të Kryetarëve të Parlamenteve. Tema kryesore e diskutimit në takim ishte "Standardet në jetën publike, korniza për integritet në parlamentet". 

Shkup - Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se kartelat e dedikuara të pagesës për shfrytëzimin e mjeteve financiare për racionin e subvencionuar të studentëve, studentë që plotësojnë kushtet për realizimin e kësaj të drejte, do të mund t'i mbledhin në filialet e Bankës Sparkase gjatë ditës së nesërme, të shtunën (30.09.2023).

Shkup - Kur Maqedonia e Veriut u bë anëtare e 30-të e NATO-s në vitin 2023 në fillim kjo u festua nga politikanët. Vetëm dy vite më vonë, kur Rusia e filloi agresionin kundër Ukrainës, biznesmenët filluan të flasin për rëndësinë e anëtarësimit në NATO. Maqedonia e Veriut u bë më atraktive si një vend për investitorët gjermanë, sepse u bë pjesë e një sistemi të sigurt, tha ambasadorja gjermane Petra Dreksler në mëngjesin tradicional të punës me kompanitë anëtare të Shoqatës së biznesit gjermano-maqedonas.

Shkup - Në Shkup nesër do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit me fillim prej orës 15:00, për shkak të mbajtjes së garës me biçikleta "Kupa e qytetit Shkupi 2023".

Shkup - Në Parkun kombëtar Mavrovë, por edhe në zona të tjera të vendit është vërejt një prani e shtuar e një ariut të murrmë, njoftoi sot drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov në konferencën e sotme për media.

Tetovë - Në prag të vitit akademik 2023/2024, drejtuesit e Parlamentit Studentor të UT-së, në kuadër të aktiviteteve të tyre ishin në vizitë pune te Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli. Drejtuesit e Parlamentit Studentor u zotuan se do ta përfaqësojnë zërin e studentëve të Universitetit të Tetovës dhe do të promovojnë standardin dhe mirëqenien e tyre. Ata thanë se do të jenë nxitës, që t’i fuqizojnë studentët të jenë pjesëmarrës aktivë në të gjitha aktivitetet të cilat do t’i organizojnë në të ardhmen.

Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës, Thomas Kolli, të cilin e ka falënderuar për angazhimin e tij të deritashëm. 

Beograd - Millan Radoiçiq, nënkryetar i deritanishëm i Listës Serbe, në tërësi e mori përgjegjësinë për ngjarjet në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, thuhet në deklaratën të cilën për mediat e lexoi avokati i tij Goran Petronijeviq. 

Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot deklaroi se Këshilli Veriatlantik ka miratuar dërgimin e forcave shtesë në Kosovë për shkak të situatës aktuale. Pas takimit të sotëm të Këshillit Veriatlantik për situatën në Kosovë, Stoltenberg ka deklaruar se përfaqësuesit e anëtareve të Aleancës "kanë shprehur shqetësim të thellë për shkak të tensioneve të rritura në veri të Kosovës", është bërë e ditur në ueb-faqen e NATO-s. 

Bruksel - NATO sot kumtoi se ka miratuar sistemimin e forcave shtesë në Kosovë për shkak të situatës aktuale. Aleanca nuk saktësoi sa ushtarë të rinj do të sistemohen në Kosovë, as nga cilat vende.

Bruksel - Indeksi i çmimeve të konsumit  (CPI) në eurozonë u rrit në shtator për 4,3 për qind në nivel vjetor. Enti Evropian i Statistikave (Eurostat) i publikoi të dhënat për inflacionin në eurozonë për shtator. Sipas të dhënave të fundit, inflacioni vjetor në eurozonë, i cili në gusht ishte 5,2 për qind, në shtator është 4,3 për qind. 

Bruksel - Komisioni evropian ka miratuar kërkesën e Greqisë për pagesën e ndihmës shtetërore prej 106 milionë eurosh për të mbështetur përfundimin e terminalit për gazin natyror të lëngshëm (LNG) në qytetin port grek të Aleksandrupolit me të cilën përmes një gazsjellësi duhet të lidhet edhe Maqedonia e Veriut. 

Bruksel - Azerbajxhani ka përgjegjësi t'i garantojë të drejtat dhe sigurinë e armenëve të Karabahut, duke përfshirë të drejtën e tyre për të jetuar në shtëpitë e tyre, me dinjitet, pa frikësim dhe diskriminim, si dhe të drejtën e të zhvendosurve për t'u kthyer në shtëpi, porositi zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Peter Stano, duke shtuar se është thelbësore t'i mundësohet qasje në terren misionit të KB-së në ditët e ardhshme.

 

QËNDRONI TË LIDHUR