• e premte, 05 korrik 2024
MIA FLESH

16:00/ 14 prill/ 2023

Shkup - Përmes përshpejtimit të investimeve të përgjithshme si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, do të krijohen vende të reja pune dhe do të përshpejtohet rritja ekonomike, thekson ministri i Financave.

Shkup - Nesër dhe pasnesër, me rastin e Pashkëve, në rajonin e qytetit të Shkupit, nga ana e Njësisë për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup, do të vendoset regjim i posaçëm i komunikacionit për rrugë të caktuara në rajonin qendror të Shkupit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov dhe Aerodrom.

Shkup - Një delegacion shtetëror dhe kishtar nga Republika e Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në përbërje të të cilit janë ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, drejtori i Komisionit shtetëror për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze, Darijan Sotirovski, si dhe shefi i delegacionit të Kishës ortodokse maqedonase - Mitropoliti i Tetovës dhe Gostivarit, Josif Todorovski, nesër do të marrin pjesë në ceremoninë "Ndërmarrja e zjarrit të shejtë në Jerusalem" në Bazilikën e Varrit të shejtë në Qytetin e vjetër të Jerusalemit, Shteti Izrael.

Shkup - Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc, për shkak të rritjes së frekuencës së automjeteve, koha e pritjes për dalje nga vendi është nga 15 deri në 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata  për hyrje dhe dalje nga vendi, informon LAMM.

Prishtinë- Kryeministri teknik malazez Dritan Abazovic deklaroi sot se Podgorica dhe Prishtina kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe se zgjedhjet në Mal të Zi nuk do t'i prishin marrëdhëniet me Kosovën.

Tiranë - Një muaj para ditës së zgjedhjeve, ka filluar sot zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale që do të mbahen në Shqipëri më 14 maj.

Uashington– I arrestuari Xhek Tesheira, i dyshuar për rrjedhjen e të dhënave të inteligjencës nga Pentagoni, sot do të sillet në gjykatë në Masaçusets. 

Tiranë – Ministri i Punëve të Jashtme, BE dhe Bashkëpunimit i Mbretërisë së Spanjës, Hose Manuel Albarez Bueno, i cili po qëndron për vizitë në Tiranë, theksoi se gjatë presidencës spanjolle të BE-së do të mbështesin përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit.

Madrid– Lojtari i Real Madridit, Vinisius Yhunior,deklaroi se do të dëshironte që trajneri i tij aktual në klubin madrilen, italiani Karlo Ançeloti, të jetë trajneri i ri i Brazilit, raportojnë mediat spanjolle.

Londër - Klubet e Premier ligës kolektivisht kanë vendosur që nga sezoni 2026/2027 të ndalohet reklamimi i bastoreve në fanella.

 

QËNDRONI TË LIDHUR