• e shtunë, 21 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 8 janar/ 2024

Shkup - Ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska paralajmëroi  se sivjet do të fillojë të rinovohet kinemaja e mëparshme "Partizani" në Manastir, ndërsa qëllimi është shndërrimi i saj në një qendër moderne dhe multifunksionale.

Shkup -  Nëpunës policorë nga NJPB Gostivar dje kanë privuar nga liria personat O.J.(31) nga Gostivari dhe A.A.(24) nga fshati Forinë i Gostivarit, të cilët dyshohen se gjatë ditës kanë vjedhur material ndërtimor nga një objekt në ndërtim.

Dibër - Për ndërtimin, rikonstruktimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve dhe rrugicave lokale, Komuna e Dibrës këtë vit planifikon të shpenzojë 65.9 milionë denarë për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, që është mbi 14.3 milionë denarë më shumë krahasuar me mjetet e shpenzuara vitin e kaluar, deklaroi kryetari i komunës Hekuran Duka.

Dellçevë - Një kolonë kilometërshe e automjeteve ka më shumë se dy orë që presin për të hyrë në Bullgari në pikën kufitare Dellçevë-Stanke Lisiçkovë. Sipas informacioneve të marra nga korrespondenti i MIA-s, një nga arsyet është prania e disa autobusëve në këtë pikë kufitare, ndërsa një pjesë e arsyeve të ndalimit janë problemet me sistemin e hyrjes në vendkalimin kufitar Stanke Lisiçkovë.

Bruksel - Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borell, pas përfundimit të vizitës treditore në Liban, mbrëmë ka vazhduar turneun e tij në Lindjen e Mesme me qëndrim në Arabinë Saudite.

Bruksel - Kryesimi i ri i BE-së, Belgjika, ka vetëm tetë javë për të arritur një marrëveshje me Parlamentin Evropian për disa rregullore kyçe në lidhje me Marrëveshjen e Gjelbër që po debatohen ashpër në Union, si ato për rregullat e mbetjeve të paketimit, për të kufizuar emetimet e dioksidit të karbonit nga kamionët dhe autobusët dhe për normat e certifikimit të karbonit.

Bruksel - Qeveria e Belgjikës do të vendosë të mërkurën nëse do të mbështesë kandidaturën e eurokomisarit për Drejtësi, belgut Didier Rejnders, për sekretar të ri të përgjithshëm të Këshillit të Evropës, shkruan gazeta belge “Liber”.

Romë - Papa Françesku sot bëri thirrje që të ndalen sulmet ndaj civilëve në konfliktet botërore, përfshirë ato në Gazë dhe Ukrainë, dhe theksoi se sulmet ndaj civilëve janë krime lufte.

Berlin - Bllokada në autostrada, kolona makinash, rrëmujë trafiku. Në Gjermani kanë nisur mëngjesin e sotëm protestat e fermerëve kundër heqjes së subvencioneve. Siç shkruan Dojçe Vele, sot praktikisht nuk do të ketë asnjë pjesë të Gjermanisë që do të funksionojë normalisht. Do të ketë mijëra traktorë në rrugë – në atë që fermerët gjermanë po e quajnë protesta më e madhe në histori.

Bruksel - Plotësisht të pakuptimta janë pretendimet se Bashkimi Evropian po përpiqet të ndërhyjë në punët e brendshme dhe se po inkurajon protestat antiqeveritare në Serbi, tha sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano.

Oslo - Vrasësi masiv norvegjez Anders Bering Brejvik doli sot në gjykatë në ditën e parë të një përpjekjeje të re për të paditur shtetin për kushtet e burgut. Salla sportive e burgut Ringerike është shndërruar në sallë të përkohshme gjyqi. Gjykatësja Birgit Kolrud shpalli procedurën të hapur, sipas mediave norvegjeze.

Tokio - Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm në bregun perëndimor të Japonisë në ditën e Vitit të Ri është rritur në 168. Sipas prefekturës Ishikava, 323 persona janë ende të zhdukur dhe të dy numrat janë rritur në mënyrë dramatike në dy ditët e fundit

Uashington - Përfaqësues të lartë të Kongresit të SHBA-së kanë rënë dakord për  kufiziin e shpenzimeve federale prej 1.6 trilionë dollarë në një marrëveshje që synon të parandalojë  një mbyllje të pjesshme të qeverisë në fund të këtij muaji, tha kryetari amerikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Majk Xhohnson.

Uashington - Donald Tramp ka thënë se do të marrë pjesë në një seancë dëgjimore në Gjykatën e Apelit për çështjen e imunitetit të tij presidencial. "Sigurisht që kisha të drejtën si president i SHBA-së dhe komandant suprem i imunitetit", shkruan Tramp në një koment në rrjetin social “Truth Social”.

 Kajro -  Në një sulm ajror izraelit ndaj një automjeti në afërsi të Rafahut, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, mbrëmë humbën jetën dy gazetarë palestinezë, njoftoi shërbimi shëndetësor i enklavës dhe sindikatës së gazetarëve, raportoi BTA.

Doha -Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinkeni tha se gjatë vizitës në Izrael do t'u thotë autoriteteve izraelite se është e domosdoshme që të bëjnë më shumë për të parandaluar viktimat civile në Gazë. Ai këtë e deklaroi këtë në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Katarit Sheik Mohamed bin Abdulrahman Al Thani në kryeqytetin Doha. 

Abu Dabi  - Sekretari amerikan i Shtetit, Antoni Blinkeni sot  e vazhdoi  turneun në Lindjen e Mesme dhe takimet me liderët arabë, si pjesë e  përpjekjeve diplomatike që të ndalohet përhapja e mëtejshme të luftës në Gazë.

Tel Aviv - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant,  sot paralajmëroi se ushtria e vendit po hyn në fazën tjetër të luftës në veri të Gazës, duke thënë se do të kalojë nga "faza intensive e luftës" në "lloje të ndryshe  të operacioneve speciale".

Gazë - Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës sot bëri të ditur  se të paktën 23.084 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite që nga 7 tetori. Përveç kësaj, janë plagosur 58.926 persona.

Shkup - Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, në zonat malore dhe vendet më të larta në pjesët veriore me borë.Do të fryjë erë mesatare dhe herë pas here e fortë nga veriu përgjatë Vardarit. Në orët e mbrëmjes, sidomos në pjesët veriore dhe lindore, reshjet do të kalojnë në borë e herë pas here në zonat më të ulëta. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 5 deri në 11 gradë.

QËNDRONI TË LIDHUR