• e martë, 14 maj 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 6 prill/ 2024

Shkup - Kandidati për president i Lëvizjes ZNAM (E Di), Maksim Dimitrievski, konsideron se vendi po kalon nëpër procese të këqija dhe ndryshimet thelbësore nuk ndodhin vetvetiu, por duhet të inkurajohen. Prandaj ai vendosi si subjekt i ri politik, me njerëzit që mendojn si ai, të hyjë në luftë që shteti të ketë një baba të kombit, një njeri që do të bashkojë popullin maqedonas dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Në një intervistë për MIA-n, ai thekson se është e lehtë të jesh indiferent dhe se dëshiron të kontribuojë në ndryshimet në shoqëri, sepse siç thotë ai, aktualisht është krijuar për t'i shërbyer elitave politike, të cilat kanë qeverisur 30 vjet.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme sot në periudhën prej orës 8 deri në orën 15:00 do të organizojë fotografim për dokumente personale pa termin të caktuar në zyrat rajonale për punë administrative në shtet (për Shkupin në pikën "Prolet") për qytetarët të cilët kanë mbushur 18 vjet, ndërsa nuk kanë kurrfarë dokumenti biometrik, as letërnjoftim e as pasaportë. Nga MPB ju bëjnë thirrje qytetarëve të cilët kanë mbushur 18 vjet, ndërsa nuk kanë kurrfarë dokumenti biometrik, të vijnë të shtunën në zyrat rajonale për punë administrative në vend, që të fotografohen dhe me kohë tu përgatitet dokumenti personal, me qëllim që të mund ta realizojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e ardhshme.

Shkup - Republika e Maqedonisë së Veriut zhvillon politika makroekonomike kredibile dhe konsistente të mbështetura nga politika afatgjate e kursit fiks devizor, treguesit më të mirë të menaxhimit se vendet me performancë të ngjashme ekonomike dhe procesi i integrimit evropian, që është baza e reformave në periudhë afatmesme. Këta janë faktorët me të cilët vendi, në raportin e fundit të Agjencisë Kreditore Fiç, e ruajti rejtingun kreditor të pozicionuar me “BB+” me perspektivë stabile, njoftoi sot Ministria e Financave. Siç ceket në raport "Fiç" pret që rritja të përforcohet në vitin 2024, ndërsa deficiti buxhetor dhe inflacioni të ulet.

Shkup - Kandidati për president nga Fronti Europian, Bujar Osmani sot ka bashkëbiseduar me të rinjtë e Tetovës me temë "Mbajtja e të rinjve në vend. Osmani, siç bëhet e ditur në kumtesën e Shtabit zgjedhor të tij, ka ndarë vizionin për të ardhmen, me theks fuqizimin e politikave rinore drejt perspektivave dhe progresit. Ai porositi që "të rinjtë me një kuptim  tjetër  për zhvillimin teknologjik të botës, të jenë pjesë e dizajnimit dhe arkitektët e politikave shtetërore për të ardhmen e njerëzve".

Shkup  - Plani i rritjes na jep forcë dhe motivim shtesë që të mos heqim dorë nga e ardhmja evropiane për të mirën e të gjithë qytetarëve, tha sot zëvendëskryeministri i parë për çështje evropiane, Bojan Mariçiq. Atë që e kemi kërkuar nga Bashkimi Evropian, thotë Mariçiq, më në fund është e sigurt se do të realizohet pasi Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian arritën konsensus për propozimin e Komisionit Evropian për krijimin e Instrumentit për reforma dhe rritje, d.m.th. Planin për rritje për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shkup- Në raportin e vitit 2023, në sferën që ka të bëjë me punën e prokurorive në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë parashtruar 63 ankesa që është 24 më pak në krahasim me vitin 2022, konstatohet në Raportin vjetor për shkallën e sigurimit të respektimit, përparimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në vitin 2023 të cilin e publikon Avokatit i Popullit i Republikës së Maqedonisë së Veriut. "Në bazë të të dhënave të publikuara, numri i ankesave të qytetarëve në nivel vjetor është ulur për më shumë se 38 për qind, që përfaqëson rezultat të angazhimeve të Prokurorisë Publike për rritje të efikasitetit të procedurave dhe përpjekjeve të vazhdueshme për përmirësimin e besimit të qytetarëve në punën e prokurorive publike", njoftoi Prokuroria Publike.

Shkup - Dhjetë organizata të pacientëve me rastin e Ditës së 75-të të Shëndetit, sot në Info qendrën e Bashkimit Evropian mbajtën kuvendin themelues ku nënshkruan dokument për formimin e Aleancës, e cila do të ketë për qëllim përmirësimin e sistemit shëndetësor në shërbim të qytetarëve. Aleancën e përbëjnë organizatat Qendra Hepar, Nefron, Shoqata Kombëtare për MS, Jetë me sfida, Hema-onko, Femina M, Sano, Lidhja e shoqatave të diabetikëve të Maqedonisë, Shoqata e leukemisë kronike mieloide dhe Është rrallë të jesh i rrallë. Kryetari i Aleancës Kombëtare, Millan Mishkoviq, theksoi se me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, e cila shënohet nën moton "Shëndeti im, e drejta ime", organizatat e pacientëve nga vendi bashkohen në Aleancën Kombëtare të Organizatave të Pacientëve, me çka e shprehin vendosmërinë e tyre për mbrojtje të pacientëve, si dhe angazhimin e tyre për përmirësim të sistemit shëndetësor. 

Shkup - Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në janar-shkurt 2024, është 1 207.9 milionë euro, me ç’rast shënon ulje prej 9.9 % krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak. Vlera e mallit të importuar, në janar-shkurt të vitit 2024, është 1 744.7 milionë euro, që është për 1.1 % më pak krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak. Deficiti tregtar, në janar-shkurt të vitit 2024, është  536.8 milionë euro. Mbulimi i importit me eksport, në janar-shkurt të vitit 2024, është 69.2 %.

Shkup - Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, indeksi i çmimeve në shërbimet hotelierike gjatë muajit mars të vitit 2024, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2024, është rritur për 0.2 %. Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në mars të vitit 2024, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është rritur për 6.0 %. Krahasuar sipas grupeve të shërbimeve, rritje është vërejtur në grupet Ushqim për 0.3 % dhe Pije alkoolike për 0.1 %.

Shkup - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 107 gjoba, dhjetë sanksione për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, tetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, njëmbëdhjetë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit... Kontrollet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Vallandovë - Të formohet ekip ndërkombëtar në të cilin do të ketë përfaqësues të BE-së, i cili do të punojë në përshtatjen e kornizës në pjesën e përshtatjes së Propozimit francez, gjegjësisht sipas nevojave të shoqërisë në Maqedoni që do të nënkuptonte lëvizjen e procesit para, sepse siç qëndrojnë gjërat Maqedonia po qëndron në një vend. Vlerësoj se duhet të gjendet mënyrë dhe model me të cilin do të modifikohet korniza negociuese që të lëvizë ai proces i integrimeve evropiane dhe bisedimeve përpara dhe përfundimisht të fillojnë bisedimet me BE-në për anëtarësim të plotfuqishëm, tha kandidati për president i Lëvizjes "ZNAM", Maksim Dimitrievski, në paraqitjen e tij të sotme në Vallandovë. 

Prilep - Po marr pjesë me platformë origjinale që nuk e ka asnjë kandidat, së paku jo të gjitha çështjet në një vend, tha kandidatja për presidente nga partia E Majta, Biljana Vankovska e cila sot ka realizuar takime me qytetarë të Prilepit në qendër të qytetit. Vankovska shprehu qëndrimet e saja për çështjet kyçe - angazhohet për kushtetutë të re, anulimin e Marrëveshjes me Bullgarinë, rishikimin e Marrëveshjes së Prespës, daljen nga NATO dhe zhvillim të politikës së jashtme multivektoriale ku fokusi kryesor do të jetë interesi ekonomik i Maqedonisë.

Beograd - Kërkimet për dyvjeçaren e vrarë Danka Iliq nga Bori vazhdojnë edhe sot, ndërsa dy të dyshuarve për vrasjen u është caktuar masë e paraburgimit deri në 30 ditë për veprën penale "vrasje e rëndë në bashkëpunim". Mëngjesin e sotëm janë arrestuar edhe dy persona të tjerë lidhur me krimin, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Vëllai dhe babai i pesëdhjetë vjeçarit D.D., njëri nga të dyshuarit për vrasjen e dy vjeçares Danka Iliq nga Bori janë arrestuar nën dyshimin se e kanë ndihmuar për të fshehur trupin e vajzës. Atyre u është caktuar paraburgim prej 48 orë.

Beograd - Shefi i Drejtorisë së policisë kriminalistike Ninosllav Cmoliq deklaroi se sot do të kontrollohen përsëri disa lokacione për gjetjen e trupit të dy vjeçares Danka Iliq dhe se nuk do të ndalen derisa t'ia dalin, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. "Përsëri do të kontrollojmë shtëpitë e tyre dhe rrethinën, gropat septike, varrezat. Të dyshuarit e kanë pranuar fajin dhe kanë përshkruar në detaje rolet e tyre, por i dyshuari kryesor nuk tregon se ku e ka fshehur trupin, duke thënë se nuk e mban mend dhe nuk do të flasë", deklaroi Cmoliq për TV Prva duke shtuar se rrëfimet e të dyshuarve për atë që ka ndodhur dhe të cilët janë marrë në pyetje ndaras, përputhen plotësisht.

Athinë – Një zjarr i madh pyjor ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në afërsi të qytetit Ierapetra në pjesën juglindore të ishullit grek të Kretës, me çka janë evakuuar banorët e katër vendbanimeve, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Për shkak të erës së fuqishme është vështirësuar shuarja e zjarrit, ndërsa po intervenojnë 120 zjarrfikës me gjashtë ekipe këmbësorike, 27 automjete dhe dy helikopterë. Përmes numrit evropian për raste urgjente 112 deri te katër vendbanimet në afërsi të zjarrit janë dërguar thirrje për evakuim.

Bruksel - Plani për rritje për Ballkanin Perëndimor përfshin një pako masash për të inkurajuar vendet e rajonit që të përmbushin kriteret e anëtarësimit në BE shumë më shpejt dhe një grup shtesë për të mbështetur ekonomitë dhe investimet e tyre dhe përderisa gjithçka shkon sipas planit, pagesa e parë e mjeteve, gjegjësisht paradhënies, mund të ndodhë para pushimeve verore, deklaroi komisari evropian për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë Oliver Varheji në intervistën për Agjencinë Evropiane të Lajmeve (ENR), pjesë e së cilës është edhe MIA. "Këtu nuk është vetëm financimi, por edhe agjendat e hapura dhe mundësia për të ndjerë paraprakisht disa nga përfitimet e integrimit gradual", thekson Varheji në intervistën e dhënë me rastin e marrëveshjes së djeshme mes Këshillit Evropian dhe Parlamentit Evropian për krijimin e Mekanizmit për rritje dhe reformë në Ballkanin Perëndimor që është instrument financiar i Planit të rritjes.

Kiev - Në sulmin e ri rus mbi Harkov, qyteti i dytë për nga madhësia në Ukrainë, sot në mëngjes u vranë dy civilë, ndërsa shtatë u plagosën, njoftoi guvernatori rajonal Oleg Sinegubov në Telegram. Televizioni publik "Suspilne" informon se është dëmtuar një ndërtesë shumëkatëshe në lagjen Shevçenkovski, ndërsa po digjet edhe një shitore. Mediat e tjera njoftuan se sulmi ka ndodhur pak pas mesnate.  Më parë Sinegubov njoftoi për sulm në Harkov ndaj një ndërtese banesore dhe sulm me raketa ndaj një fshati në veri të qytetit. Nuk ka informacione për viktima në të dyja incidentet. 

Kiev - Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelenski, e theksoi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve për mbrojtje kundërajrore që do të mbrojë rajonin Harkov nga sulmet ruse, transmetuan mediat ukrainase. "Terrori rus ndaj Harkovit vazhdon. Sulme të reja mbi qytetin dhe zonën. Janë dëmtuar ndërtesa banesore dhe infrastruktura civile. Për fat të keq, gjashtë persona u vranë. Ngushëllimet e mia të sinqerta familjeve dhe më të afërmve të tyre. Më shumë se 10 persona janë lënduar", shkroi Zelenski në profilin e tij në Fejsbuk. Të gjitha shërbimet për ndihmë urgjente mbërritën në vendin e aksidentit dhe ua ofruan ndihmën e nevojshme të gjithë të pësuarve, siguroi presidenti.

Tokio - Tërmet me magnitudë prej 5,5 ballë është regjistruar sot në afërsi të bregut të Japonisë. Sipas Drejtorisë Meteorologjike Kombëtare të vendit, epiqendra e tërmetit ishte në Oqeanin e Qetë në lindje të prefekturës veriore Aomori, në thellësi prej 10 kilometrave.  Nuk ka informacione për viktima ose dëme, ndërsa nuk është paralajmëruar rrezik nga cunami.

Sidnej - Autoritetet australiane njoftuan se 152 persona janë shpëtuar nga vërshimet në shtetin lindor Uellsi i Ri Jugor pas shirave të rrëmbyeshme të cilat shkaktuan paralajmërime për banorët që të transferohen në vendet më të larta.  Autoritetet njoftuan se ishin bërë 72 shpëtime në qytetin më të madh australian Sidnej, ku pati vërshime të rrezikshme në disa paralagje të ulëta.  Në fuqi ishin 15 urdhra për evakuim urgjent në gjithë shtetin, njoftuan shërbimet për raste urgjente, të cilat morën 4.128 thirrje për ndihmë në periudhë 24 orëshe.

Taipei - Numri i viktimave nga tërmeti që goditi Tajvanin këtë javë ka shkuar në 13. Qindra njerëz mbeten të bllokuar, njofton DPA duke u thirrur në burime të autoriteteve. Ata sot kumtuan se një trup tjetër është gjetur në Parkun kombëtar Taroko në lindje të ishullit. Gjashtë persona llogariten të zhdukur, ndërsa 1.145 persona janë lënduar. Të dhënat e djeshme kanë qenë për 12 të vdekur dhe 13 të zhdukur.

Guangzhu - Ministrja amerikane e Financave, Xhenet Jelen sot i paralajmëroi kompanitë kineze që të mos e ndihmojnë Rusinë në çdo mënyre, njoftuan agjencitë e huaja.  "Kompanitë, veçanërisht ato kineze, nuk duhet të japin mbështetje materiale për luftën ruse kundër Ukrainës, për industrinë ruse të mbrojtjes", theksoi Jelen në Guangzhu. Ajo u kërcënua me "pasoja serioze" për ata që e bëjnë këtë. Ministrja amerikane e Financave nga e enjtja është për vizitë në Kinë.

Uashington - SHBA-ja gjendet në situatë të gatishmërisë së rritur për shkak të ndonjë sulmi të mundur nga Irani në objektet izraelite ose amerikane në rajon si përgjigje e sulmit të Izraelit në ambasadën iraniane në Siri, njoftoi mbrëmë një burim në Shtëpinë e Bardhë. "Është e saktë ajo që gjendemi në situatë të gatishmërisë së rritur", deklaroi një burim i cili më parë konfirmoi një kumtesë të Si-En-En se sulmi mund të ndodhë gjatë javës së ardhshme.  Në bombardimin e ambasadës iraniane në Damask u vra një komandant i lartë i forcave "Kuds" dhe disa këshilltarë ushtarakë iranianë.

Mançester - Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola ka siguruar se ekipi i tij është plotësisht i fokusuar në ndeshjen e ardhshme me Kristall Pallasin si mysafir të shtunën. Siti është i treti në tabelën e Premier ligës angleze me 67 pikë, një më pak se Arsenali në vend të dytë dhe tre më pak se lideri Liverpuli. "Klasa kundërshtare është ajo që është. Prandaj duhet të vazhdojmë të përpiqemi për sukses dhe në fund ta kemi të qartë se skuadra ishte pjesë e luftës për titull. Kjo është e sigurt. Nëse nuk e bëjmë punën tonë, kjo nuk do ta zgjidh problemin. Duhet të fitojmë tetë ndeshjet tona të mbetura dhe të presim. Nëse ndodh kjo do të jetë mirë, por ne nuk mund ta kontrollojmë situatën. Ne kontrollojmë vetëm fatin e ndeshjeve tona. Kjo është kjo", tha Guardiola.

Firencë - Trajneri i Fiorentinës, Vinçenco Italiano është në bisedime me Napolin, sipas gazetarit Rudi Galeti. Eksperti 46-vjeçar do të largohet nga "La Viola" në fund të sezonit, kur do t'i skadojë kontrata me klubin dhe ajo nuk do të rinovohet.  Italiano punon në Fiorentinë nga viti 2021. Pas 29 ndeshjeve të luajtura, ekipi është në vendin e dhjetë në Seria A me 43 pikë. Nga shkurti në krye të Napolit është Françesko Kalcona, i cili punën në klub e kombinon me reprezentacionin e Sllovakisë. Në 8 ndeshje nën udhëheqjen e tij, napolitanët fituan 2 herë, 4 herë luajtën baraz dhe shënuan dy humbje.

Madrid - Portieri i Real Madridit, Tibo Kurtoa do të vazhdojë stërvitjet në fund të muajit, që kur më 19 mars pësoi një lëndim. “Në fund të muajit do të stërvitem përsëri me grupin”, tha Kurtoa cituar nga gazetari Fabricio Romano. Portieri belg ishte diagnostikuar me një çarje të meniskut të brendshëm në gjurin e djathtë në fillim të këtij sezoni. Kontrata aktuale e lojtarit me klubin është deri në verën e vitit 2026. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR