• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

18:00/ 30 mars/ 2023

Shkup - Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në reagim për rastin "Titanik 2", shpreh keqardhjen, siç thekson, që i është lejuar vjetërsimi i një rasti tjetër edhe atë për njëjtin të pandehur dhe u bën thirrje të gjitha institucioneve dhe organizatave që urgjentisht të marrin masa për reforma të shpejta.

Shkup - Këshilli i Qytetit të Shkupit për herë të dytë e bllokoi propozimin e kryetares Danella Arsovska për kredi afatgjate për blerjen e autobusëve ekologjikë.

Shkup - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski bashkë me drejtorin e Agjencisë për Mbështetje Financiare dhe Zhvillim Rural, Nikica Baçovski sot në Bruksel në takim me eurokomisarin e Bujqësisë, Janush Vojçiheovski dhe me ministrat e Bujqësisë nga rajoni i ndau rezultatet e suksesshme të Maqedonisë së Veriut në programin e deritanishëm IPARD 2.

Shkup - Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga nënshkroi vendimin për mosrespektim në bazë të mendimit negativ të marrë nga Komisioni për përdorimin e emrave personalë për përdorimin e emrit Mbreti Boris i III-të në titullin e Shoqatës për afirmimin e vlerave kulturore të bullgarëve maqedonas mbretit Boris i III-të Ohër, kumtoi pasdite Ministria e Drejtësisë.

Shkup - Këshilltarët e Këshillit të Qytetit të Shkupit në seancën e sotme të 27-të nuk e miratuan iniciativën për dhënien e përkohshme të së drejtës shfrytëzuese të objektit të Sallës universale nga Qyteti i Shkupit në Qeveri, gjegjësisht Ministria e Kulturës.

Shkup - Inspektorati shtetëror i tregut në periudhën prej 20 deri 26 mars ka kryer mbi 500 mbikëqyrje inspektuese në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup - Dëgjojmë se çfarë kërkon biznesi nga ne si Qeveri, por me gjasë ka dallim në shpejtësinë me të cilën duhet të zhvillohen punët dhe ajo që është pritje e sektorit të biznesit dhe mundësia në këtë moment të intervenohet, theksoi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Shkup - Komisioni për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore pranë Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut ka konstatuar se ish-prokurorja publike themelore e Prokurorisë Publike Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska është përgjegjëse për shkelje të rëndë disiplinore të bërë nga neni 91 paragrafi 6 i Ligjit për Prokurorinë Publike dhe vendosi që Këshillit të Prokurorëve Publik t'i paraqesë propozim për shkarkimin e saj.

Shkup - Prokuroria Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme sot nënshkruan protokoll për bashkëpunim si rezultat i punës aktive gjashtëmujore të grupit të punës të cilin e formuan për atë qëllim.

Shkup - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në bazë të provave të mbledhura gjatë procedurës hetimore, ka vazhduar procedurën edhe ndaj dhjetë personave të dyshuar për keqpërdorim seksual dhe prodhim të materialit pornografik.

Shkup - Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, i mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup, pasdite është regjistruar një tërmet 71 kilometra në lindje të Shkupit i cili e ka origjinën nga zona epicentrale e Shën Nikollës - Shtip.

Shkup- Zhvillimi rajonal është bazë për zhvillimin tonë të mëtjeshëm të shtetit dhe ekonomisë, ndërsa Forumi Investues i Odave (FIO) është zëri i sektorit privat të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Shkup - Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme të 84-të të mbajtur përmes platformës "Zum" i miratoi Raportin vjetor për punën e Komisionit për vitin 2022 dhe Raportin vjetor për zbatimin e Strategjisë nacionale për parandalim të korrupsionit dhe konfliktet e interesit 2021-2025, për vitin 2022.

Shkup- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot e priti ministrin e Malit të Zi për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Fatmir Gjeka, me të cilin konstatuan se marrëdhëniet e ndërsjella të mira mund të ngriten në nivel më të lartë dhe të zgjerohen me dinamizimin e kontakteve në planin bilateral, rajonal dhe multilateral.

Shkup- Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në vazhdimin e sotëm të Mbledhjes së 71-të e shqyrtoi Raportin vjetor për punën e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit për vitin 2021.

Shkup - Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot mbykëqyri aktivitetet ndërtimore të objektit të ri shkollor në lagjen Vizbegë, i cili ndërtohet me mjete nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe në përputhje me atë që është parapar duhet të përfundoj deri në fillim të vitit të ri shkollor.

Shkup- Bashkëpunimi rajonal mundëson rritje dhe zhvillim të ekonpomive. Sfidat nuk janë pengesë, ato janë mundësi që së bashku t'i tejkalojmë dhe së bashku t'i shfrytëzojmë mundësitë që hapen para nesh.

Shkup- Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji i Kosovës ka miratuar sot tarifat e reja të energjisë elektrike, që do të jenë më të shtrenta për 15 për qind.

Shkup - Nxënës nga SHFK "7 Marsi" nga Likova dhe nga  SHFK "Luben Lape" nga Shkupi, në kuadër të aktivitetit të Kabinetit të Hapur, sot u takuan dhe biseduan me presidentin e shtetit Stevo Pendarovski për punën e tij, për kompetencat dhe aktivitetet presidenciale.

Tiranë - Politikani shqiptar dhe ish-lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, si anëtar i grupit të Partisë Popullore Evropiane (EPP), i ka dorëzuar Këshillit të Evropës rezolutë për rindërtimin e Ukrainës.

Athinë - Me ose pa para evropiane, ndërtimi i rrethojës në Evros do të përfundojë, porositi kryeministri grek, Kirjakos Micotakis gjatë vizitës së tij të sotme në lagjen athinase.

Londër- Qeveria britanike sot kumtoi se nuk ka ndërmend ta rrisë kufirin e moshës për dalje pension në 68 vjet.

Uashington- Nëntë ushtarë e humbën jetën kur dy helikopterë ushtarakë amerikanë u përplasën në rrethin Trig, afër bazës ajrore "Fort Kembell", në shtetin amerikan Kentak, tha një zëdhënës ushtarak.

Moskë - Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov do ta vizitojë Turqinë më 6 dhe 7 prill me ftesë të kolegut të tij turk Mevlut Çavushoglu, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Maria Zaharova.

Beograd- Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (KBR), Majlinda Bregu, ka shprehur sot shpresën që marrëveshjet për udhëtime me letërnjoftime, njohja e diplomave universitare dhe njohja e licencave për mjekë, stomatologë dhe arkitektë nga Ballkani Perëndimor do të ratifikohen dhe do të zbatohen plotësisht deri në tetor.

Podgoricë- Sipas të dhënave të Entit të Statistikës MONSTAT, paga mesatare neto në shkurt të këtij viti në Mal të Zi shënon rritje prej 1,8 për qind në krahasim me muajin e kaluar dhe 9,2 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

QËNDRONI TË LIDHUR