• e premte, 05 dhjetor 2025
MIA Flesh

18:00 / 28 gusht / 2025

Shkup – Në qytetin e Shkupit, në komunat Tetovë dhe Kumanovë, si dhe përgjatë korridoreve "8" dhe "10" nga 1 janar 2026 do të implementohet projekti “Qyteti i sigurt, shteti i sigurt”. Pritet që i gjithë territori i vendit të jetë i mbuluar deri në mesin e vitit të ardhshëm. Këtë e kumtoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në Ohër në takimin me homologun e tij slloven Boshtjan Poklukar. Informoi se ndryshimet në ligjin për siguri në komunikacion dhe rrugë në të cilat janë implementuar dispozitat për "Qyteti i sigurt" dje në Kuvend e kaluan leximin e parë para komisionit amë. Toshkoski porositi se me këtë ligj nuk parashikohet ndëshkim i qytetarëve me qëllim që të mbushet buxheti por se qëllimi i ligjit është të shpëtohet jetë njerëzore. 

Shkup - Një zjarr është aktiv, katër janë vënë nën kontroll, ndërsa tre janë shuar plotësisht nga tetë zjarret e regjistruara deri në orën 12:00 sot, kumtoi Qendra për menaxhim me kriza. Aktiv është zjarri në komunën Kratovë në fshatin Sokolicë, mahalla Ambarcë ku digjet vegjetacion i ulët. Zjarret që janë vënë nën kontroll janë në Makedonski Brod në rezervatin Jasen, në Gjevgjeli në malin Kozhuf, në komunën Zhelinë në fshatin Merovë dhe në Gazi Babë te varrezat në Stajkovc.

Ohër - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në Ohër realizoi takim pune me delegacionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Sllovenisë të kryesuar nga ministri Boshtjan Poklukar. "Në takim, fokusi ka qenë i vendosur në avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe thellimin e lidhjeve miqësore të shkëlqyera ndërmjet dy ministrive dhe policive në luftën kundër krimit të organizuar, situatën me migracionin ilegal, kontrollin e brendshëm dhe bashkëpunimin ndërmjet qendrave të trajnimit të nëpunësve policorë. Delegacioni i Maqedonisë në takim propozoi nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi ndërmjet Qendrës së trajnimit të MPB-së dhe Akademisë policore të Sllovenisë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe trajnimeve të përbashkëta të kadetëve dhe nëpunësve policorë të të dyja policive”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Tiranë - Të vetëdijshëm se dy votat e tyre nuk mjaftonin për të bllokuar shpalljen e rezultatit që i dha mandatin e katërt qeverisës socialisteve, dy anëtarët  e përzgjedhur nga opozita Helga Vukaj dhe Muharrem Cakaj lëvizën edhe gurët e fundit që në bindjen e tyre mund të hidhte në erë gjithë procesin. Si fillim dy standardet e komisarit, Ilirjan Celibashi në shpërndarjen e mandateve deputeteve që do ulen në Kuvendin e ri në shtator. Në të njëjtën linjë me kolegun e saj që kishte përkrah, Helga Vukaj listës së denoncimeve mbi zgjedhjet parlamentare i shtoi edhe kërcënimet që kishte marrë për shkak të detyrës.

Bruksel - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, sot deklaroi se sulmet ruse ndaj Kievit natën e kaluar, me ç'rast janë qëlluar rajone civile dhe misioni diplomatik i BE-së në Kiev, ndërsa jetën e kanë humbur të paktën 18 persona, tregojnë se presidenti rus Vlladimir Putin është i gatshëm ta vazhdojë luftën. "Të gjithë jemi të shokuar nga ajo që ka ndodhur, para së gjithash pasi këto sulme nuk janë të orientuara ndaj shënjestrave ushtarake, por civile. Derisa po mundohemi të bëjmë çmos që ta përkrahim presidentin amerikan, Donald Tramp ta përfundojë këtë luftë, ndërkohë, presidenti rus është i gatshëm ta vazhdojë atë, të vazhdojë të sulmojë civilë të pafajshëm në Ukrainë", tha ai në konferencë për shtyp në qytetin gjerman, Vircburg.

Bruksel - Shefja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, ka biseduar me presidentin ukrainas, Vollodimir Zelenski, e pastaj edhe me presidentin amerikan, Donald Tramp pas sulmit masiv ndaj Kievit gjatë natës. Sipas personave zyrtarë ukrainas, në sulmin janë vrarë të paktën 18 persona, ndërsa u dëmtua edhe ndërtesa e Delegacionit të BE-së. Shefja e Komisionit Evropian nuk zbuloi çka i ka thënë Trampit, ndërsa ende pritet deklaratë nga presidenti amerikan.

Moskë - Ushtria ruse ka përmbytur një anije hulumtuese ukrainase, të quajtur "Simferopol" me ndihmën e një droni detar në deltën e Danubit, kumtoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes. Informata nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur, njofton DPA. Nëse është e vërtetë, kjo do të ishte përdorimi i parë i një droni detar nga ana e Rusisë. Derisa rajone të shumta ukrainase gjatë natës ishin shënjestra të sulmeve masive ruse, nuk ka pasur raporte për shpërthime ose zjarre në rajonin e Odesës në afërsi të deltës.

Rostok - Gjermania do të vazhdojë të përforcojë ushtrinë e saj për të siguruar aftësinë e NATO-s për t'u mbrojtur, deklaroi sot kancelari gjerman Fridrih Merz gjatë vizitës së tij inauguruese në marinën gjermane. "Ne shohim veprime nga ushtria ruse çdo ditë. Ato vënë në provë gatishmërinë dhe aftësinë tonë për të mbrojtur veten", u tha kancelari marinarëve në fregatën anti-nëndetëse "Baern" pranë bregut verior të vendit. "Dhe kjo është arsyeja pse dua të them se ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë në muajt dhe vitet e ardhshme për të mbrojtur lirinë, paqen dhe integritetin territorial të territorit të aleancës", tha Merc.

QËNDRONI TË LIDHUR