• e shtunë, 08 shkurt 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 7 shkurt/ 2025

Shkup -  Ministri për  çështje evropiane i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Murtezani, sot në kuadër të vizitës së tij të punës në Athinë, pati takim edhe me zëvendëspresidentin e Parlamentit grek dhe kryetar i Komisionit për çështje evropiane, Joanis Plakiotakis, informojnë nga Ministria për Çështje Evropiane. Në takim u theksua rëndësia e diplomacisë parlamentare si instrument i rëndësishëm për thellimin e dialogut politik dhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Në këtë kontekst, u shqyrtua mundësia e forcimit të komunikimit midis dhomave legjislative të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta për thellimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Shkup - Familja është baza e parandalimit për sigurinë në komunikacion, thotë profesoresha e fakultetit juridik Gordana Lazhetiq, e cila sot foli në debatin publik në Kuvend të organizuar pas aksidentit në bulevardin "Arradhat Partizane" në Shkup ku jetën e humbi Frosina Kulakova. Kultura e komunikacionit mësohet që në moshë të hershme në familje dhe në kopshte beson edhe drejtoresha e Spitalit Psikiatrik Sllavica Arsova. "Ajo për të cilën jam e bindur edhe si eksperte dhe si prinde, ajo që i mungon familjes, në vitet e para, nuk mundet asnjë sistem ta kompensojë. Ndërtojmë një sistem të parandalimit, ndërtojmë sistem edhe të sanksionimit, por nëse nga shtëpia nuk i sjellim vlerat bazë, gjtihë kjo nuk mund të jetë e suksesshme deri në fund", theksoi profesoresha Lazhetiq.

Shkup - Prindërit e të pandehurit Vasill Jovanov, i cili e shkeli me veturë Frosina Kullakovën në Bulevardin "Partizanski Odredi", sot shprehën ngushëllimet e tyre për familjen e Frosinës. Në konferencën për media, së bashku me avokatin Sashko Dukovski, ata folën për rrethanat e ngjarjes, keqardhjen e tyre të thellë dhe demantuan shumicën e supozimeve të nxjerra në publik. Jovanovi theksoi se ata nuk i kishin dhënë Jovanovit leje për të drejtuar automobilin pa patentë shoferi dhe se ai ua kishte vjedhur automjetin. Mbrëmjen e aksidentit, pas një kohe të gjatë, ai kishte pirë alkool gjatë hapjes së një kafeneje të shokut të tij. Ata mohuan çdo lidhje me gjykatësen Daniella Aleksovska Stojanovska.

Shkup - Gjykata e Apelit në Shkup e hodhi poshtë si të pabazë ankesën e Vasil Jovanovit për veprën e mëparshme, ndërsa e pranoi ankesën e Prokurorisë Themelore Publike Shkup dhe e modifikoi pjesën e vendimit për sanksionin penal - masën e shqiptuar në një institucion korrektues- edukues dhe dënohet me burgim prej tre vitesh e dhjetë muaj. Vendimi në lëndën penale AP-1047/24 është marrë në seancën me dyer të mbyllura të mbajtur më 05.02.2025.

Shkup - “Emri i Frosina Kulakovës është bërë simbol i padrejtësisë që zgjat shumë, i sistemit që lejon papërgjegjshmërinë të mbetet pa u ndëshkuar dhe i nevojës urgjente për ndryshime që nuk duhet t'i shtyjmë më. Rasti i saj na kujton edhe një të vërtetë të hidhur se gjatë vitit 2024 kemi humbur 142 jetë në aksidente rrugore”, tha ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në fjalimin e tij në seancën e Komisionit parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, me të cilin filloi debati publik kushtuar nevojës për ndryshime në legjislacion me qëllim të forcimit të sigurisë në komunikacion.

Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme sot pasdite kumtoi se policia i ka përfunduar të gjitha kontrollet pas paraqitjeve të marra për bomba të vendosura në shkolla dhe u konstatua se në të gjitha rastet bëhet fjalë për paraqitje të rrejshme. "Pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë ditës i përfunduan të gjitha kontrollet e nevojshme lidhur me paraqitjet e shumta elektronike për gjoja mjete të vendosura shpërthyese në shumë shkolla fillore dhe të mesme në shtet, me ç'rast u konstatua se në të gjitha rastet bëhet fjalë për paraqitje të rrejshme", thekson MPB.

Shkup - Këshilli drejtues i BNJVL-së sot mbajti takim me ministren e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, me ç'rast tema të bisedës ishin marrëveshja me Bankën botërore, bllok dotacionet me Bankën botërore, bllok dotacionet në arsim, si dhe çështja lidhur me kredinë hungareze. Ministrja Dimitrieska Koçoska sot gjatë takimit theksoi se motivi është para së gjithash, marrëvehsja me Bankën botërore, e cila është e lidhur me efikasitetin energjetik të objekteve publike. përkujtoi se marrëveshja është nënshkruar në vitin 2001 dhe ende zgjatë, por me dinamikë të ngadalësuar, ndërkaq ajo do të bëjë përpjekje të përshpejtohen punët.

Shkup - Shumica e qytetarëve (59,8 %) konsideorjnë se siguria në vend është shumë apo kryesisht e rrezikuar, tregon hulumtimi i Qendrës së Maqedonisë për bashkëpunim ndërkombëtar (QMBN) për perceptimin e qytetarëve për sigurinë - personale dhe në përgjithësi në shtet. Siç informoi Qendra, hulumtimi është përpiluar nga dy pjesë, në pjesën e parë janë përpunuar çështjet lidhur me rregikimin e sigurisë, faktorët të cilët ndikojnë në të, sferat në të cilat duhet të investohet si dhe për sigurinë e grave dhe burrave.

 Athinë -  Protestë paqësore dhe masive në qendër të Athinës, paradite mbajtën qindra nxënës dhe studentë, duke kërkuar drejtësi për aksidentin e trenit në afërsi të Tempit, ku humbën jetën 57 persona, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. "Kur një fëmijë thotë se nuk ka oksigjen, kjo e bën shtetin vrasës", ishte mesazhi kryesor i protestës, pasi së fundi u publikua një audio regjistrim i një telefonate në 112 për raste urgjente, në të cilin dëgjohen thirrjet për ndihmë menjëherë pas aksidentit, duke përfshirë një zë gruaje që thotë "Nuk kam oksigjen", e cila ishte arsyeja që ishte edhe slogani i aksidentit të demonstratave.

Athinë - Dy përfaqësuesit zyrtarë kanë shkëmbyer mendime rreth mënyrave për përmirësim shtesë të bashkëpunimit për çështjet e BE-së, informuan nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, përmes platformës Iks, për takimin e zëvendës-shefes së diplomacisë greke Aleksandra Papapdopulu me ministrin për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, njofton korrespondentja e MIA-s ngta Athina.

 Berlin - Kancelari gjerman Olaf Sholci, në bisedën e sotme telefonike me presidentin e përkohshëm sirian, Ahmed al Shara, deklaroi se Berlini është i gatshëm të mbështesë rindërtimin e Sirisë. Zëdhënës i qeverisë gjermane theksoi se telefonata midis Sholcit dhe Sharës ka zgjatur një orë, gjatë së cilës Sholci uroi popullin sirian për përmbysjen e regjimit të Bashar al Asadit. 

Berlin - Numri i personave që kanë aplikuar për azil në Gjermani është rritur në janar në krahasim me muajin e kaluar, por mbetet larg nën nivelin e regjistruar një vit më parë, sipas të dhënave të fundit nga Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF), njofton DPA. Edhe pas rënies së Bashar al-Asadit, Siria mbetet vendi kryesor i origjinës për njerëzit që aplikojnë për azil në Gjermani, me 30.4 për qind të të gjitha kërkesave të reja për azil, thotë agjencia gjermane.

Berlin - Kandidati për kancelar i Unionit kristiano-demokratik (CDU), Fridrih Merc deklaroi se planifikon t'i thotë presidentit amerikan, Donald Tramp se nuk e miraton atë që bashkëpunëtori i afërt i Trampit, Ilon Mask, po përzihet në fushatën parazgjedhore në Gjermani me mbështetje publike për ultra-djathtisten Alternativa për Gjermaninë (AfD). "Nuk miratoj që dikush i afërt me Trampin të tentojë aq drejtpërdrejtë të përzihet në zgjehdjet gjermane", tha Merc për "Berliner Morgenpost".

Berlin - Kancelari gjerman, Olaf Sholc e vlerësoi si "të gabuar" vendimin e presidentit amerikan Donald Tramp për të vendosur sanksione kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP). "Sanksionet (drejtuar GJNP-së) janë mjet i gabuar. Ata kërcënojnë institucionin që supozohet të sigurojë që diktatorët e kësaj bote nuk mund të persekutojnë thjesht njerëzit dhe të fillojnë luftëra, ndërsa kjo është shumë e rëndësishme", tha Sholci në tubimin e fushatës përpara zgjedhjeve të parakohshme të planifikuara për 23 shkurt, transmeton Dojçe Velle.

Bruksel - Dymbëdhjetë shtete evropiane kanë nënshkruar letër të përbahskët, me të cilën i ftojnë vendet-anëtare të G-7 të ndërmarrin hapa shtesë për uljen e të ardhurave të Rusisë nga shitja e energjensave, me çka do të pamundësohet që ta financojë "pushimin ndaj Ukrainës". Me këto të ardhura Rusia e financon agresionin e saj të vazhdueshëm në Ukrainë.

Bruksel - Vendet anëtare të NATO-s biseduan për sistemimin e trupave në Grenlandë si përgjigje e kërcënimit të presidentit të SHBA-së, Donald Tramp se do ta përdorë armatën amerikane për marrjen e ishullit danez, publikoi gazeta britanike Telegraf, duke i'u referuar burimeve anonime. Në biseda jozyrtare se "ç'farë do të bënin trupat e NATO-s" nëse Trampi realizon kërcënimin, morën pjesë dhjetëra aleatë evropianë. Është shqyrtuar edhe nëse ekziston mundësia për të thirrur nenin 5, klauzola për mbrojtje të ndërsjellë në rast të pushtimit amerikan të një vendi tjetër anëtar të NATO-s.

Londër - Britania e Madhe e mbështet pavarësinë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) dhe nuk planifikon të sanksionoj zyrtarët e atij institucioni, deklaroi sot zëdhënësi i kryeministrit britanik, Kir Starmer.  "Në fund të fundit, kjo është çështje e SHBA-së. Sa i përket Britanisë së Madhe, ne e mbështesim pavarësinë e GJNP-së. Prandaj, nuk kemi plan të sanksionojmë zyrtarë të veçantë të gjykatës", tha zëdhënësi i Starmerit, raporton "Guardian". 

 Moskë - Rusia sot bëri të ditur se ka pushtuar qytetin ukrainas Toreck në rajonin lindor të Donjeckut. Ministria e Mbrojtjes e Federatës Ruse bëri të ditur se Dzerzhinsku (emri i vjetër sovjetik me të cilin qyteti quhet në Rusi) në "Republika Popullore e Donjeckut" është "çliruar". Nga Ukraina deri më tani nuk ka reagim. Në fund të vitit të kaluar, armata ukrainase tha se situata është e vështirë në Toreck, ku luftimet po zhvillohen fjalë për fjalë për çdo ndërtesë.

 Moskë - Drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (ANEB) sot deklaroi se është i shqetësuar për rritjen e numrit të sulmeve rreth termocentralit bërthamor Zaporozhje të pushtuar nga Rusia në jug të Ukrainës. "Situata e sigurisë mbetet shumë e vështirë. Përveç kësaj, ishim dëshmitarë të sulmeve gjithnjë e më të shpeshta [në objektin bërthamor]", tha shefi i ANEB-it. 

Nju-Jork - Kombet e Bashkuara sot i bënë thirrje presidentit Donald Tramp ta tërheqë urdhërin ekzekutiv me të cilin miratohen sanksionet ekonomike kundër Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP). "Ndjejmë keqardhje të thellë për sanksionet individuale të shpallura dhe kundër personelit gjyqësor dhe kërkojmë kjo masë të tërhiqet", deklaroi zëdhënësja e Zyrës për të Drejtat e Njeriut të KB-së, Ravina Shamsadani, transmeton Gardian.

QËNDRONI TË LIDHUR