MIA FLESH
- Shkup - Pas pushimit dimëror trejavor, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nesër do të kthehen në mësim në gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2024/2025.

15:00/ 19 janar/ 2025
Shkup - Pas pushimit dimëror trejavor, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nesër do të kthehen në mësim në gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2024/2025.
Ohër/Strugë - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot në Ohër dhe Strugë do të marrë pjesë në shënimin e festës së madhe krishtere Epifania - Uji Bekuar.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski nga sot do të jetë për vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp në Uashington.
Shkup - Në kuadër të vizitës së tij të punës në Ukrainë, Ministri Orhan Murtezani realizoi disa takime në të cilat konfirmoi mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për procesin euro-integrues të Ukrainës.
Shkup - Moti sot në mëngjes është i ftohtë, me temperatura negative të mëngjesit kudo. Në disa lugina do të paraqitje të mjegullës.
Shkup- Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se gjysëmvjetori i dytë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme fillon nesër, 20 janar. Sipas kalendarëve të punës, viti mësimor në shkollat fillore dhe të mesme përfundon më 10 qershor, përveç maturantëve, për të cilët mësimi i rregullt përfundon më 16 maj 2025.
Shkup- Besimtarët ortodoksë sot e festojnë Epifaninë e cila shënohet që nga shekulli i dytë. Në këtë ditë, sipas traditës krishtere, Shën Jovani pagëzuesi e ka pagëzuar Jezu Krishtin në lumin Jordan. Festa quhet edhe Uji i bekuar për shkak të shërbimit të madh në ujë që kisha e kryen në këtë ditë.
Shkup - Me rastin e festës fetare të Ditës së Ujit të Bekuar, Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor në SPB Shkup nesër do të vendosë regjim të posaçëm të komunikacionit për rrugë të caktuara në zonën qendrore të Shkupit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov, Kisella Vodë dhe Aerodrom.
Shkup- Kryeminstri Hristijan Mickoski i cili në ditët në vijim do të jetë për vizitë pune në SHBA, ku do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp në Uashington, sot kishte takim me Kris Pavllovskin pronarin e kompanisë Rambëll, ku një pjesë e strukturës aksioneve janë edhe Hauard Lutnik, ministri i ri i Ekonomisë si SHBA-së dhe XhD Vens, nënpresidenti amerikan, si pjesë e administratës së re të presidentit Tramp.
Shkup - Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, mbajti fjalim në Gent të Belgjikës para anëtarëve të Klubit të Biznesit Belgjikë-Maqedoni e Veriut, në një ngjarje kushtuar bashkëpunimit mes Flandrisë Perëndimore dhe Komunës së Kumanovës.
Shkup - Teodor Janevski e kapi kryqin e shenjtë që sot është vendosur në ujërat e lumit Vardar në Shkup nga peshkopi Josif.
Shkup - Ulje të dukshmërisë për shkak të mjegullës deri në 100 metra sot në mëngjes ka në Shtip, Stracin, Manastir dhe Prilep, kumtoi LAMM.
Shkup - Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër dy personave të moshës 22 dhe 30 vjeçare, të cilët dyshohet se kanë kryer bashkërisht - Vjedhje të rëndë, vepër e dënueshme nga neni 236 paragrafi 1 pika 1 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal.
Shkup - Sot në mëngjes më së ftohti me -13 gradë Celsius të matura në Berovë, ndërsa më së ngrohti me 1 gradë të matur në Kodrën e Diellit.
Shkup - Në ditët në vijim do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me paraqitje të mjegullës së mëngjesit kudo në lugina.
Shkup - Pës shkak të defektit në rrugë f-150mm në fshatin Rashçë, nën rezervuar, sot ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë shfrytëzuesit e fshatit Rashçe.
Londër- Më shumë se 70 protestues pro-palestinezë janë arrestuar në sheshin Trafalgar të Londrës nën dyshimin për shkelje të rregullave të protestës, pasi turma depërtoi kordonin policor, njoftoi DPA.
Kiev - Autoritetet ukrainase kanë ndërmarrë veprime kundër "tradhtarëve", deklaroi mbrëmë presidenti Volodimir Zelenski në fjalimin e tij të mbrëmjes, cituar nga DPA.
Kiev - Mbrojtja ajrore ukrainase rrëzoi 43 nga gjithsej 61 dronë, të lansuar nga Rusia gjatë sulmeve të mbrëmshme ndaj nëntë rajoneve të Ukrainës, kumtoi aviacioni ukrainas.
Tel Aviv- Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka urdhëruar ushtrinë izraelite që të mos fillojë armëpushimin në Rripin e Gazës siç është rënë dakord në orën 08:30 me orën lokale, nëse Hamasi nuk i publikon emrat e pengjeve që duhet t'i lirojë, kumtoi zyra e Netanjahut.
Uashington- Donald Tramp mbërriti mbrëmë në Uashington për inaugurimin e tij të dytë si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi u largua nga kryeqyteti katër vjet më parë si autsajder politik.
Gazë - Anëtarët e Hamasit njoftuan sot se "për arsye teknike" grupi ende nuk i ka dorëzuar Izraelit listën e pengjeve që duhet të lirohen, gjë që duhet ta bëjë sipas marrëveshjes për armëpushim, që armëpushimi të fillojë.
Tel Aviv - Fillimi i armëpushimit ndërmjet Izraelit dhe lëvizjes palestineze Hamas në Gazl, i cili duhej të fillonte në orën 08:30 (me orën lokale), është shtyrë pasi Hamasi nuk i kumtoi emrat e pengjeve që duhet të lirohen, tha zëdhënësi i Forcave të Armatosura izraelite, Daniel Hagari, i cituar nga agjencitë botërore.
Uashington- TikTok njoftoi se aplikacioni do të jetë “përkohësisht i padisponueshëm” sot në SHBA, ku hyn në fuqi ligji për ndalesën e platformës për rrjetet sociale.
Gazë - Të paktën tre palestinezë janë vrarë në një sulm me dron izraelit në pjesën lindore të qytetit të Gazës, deklaruan sot në mëngjes mjekët palestinezë.
Uashington - Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Donald Tramp, u ka thënë këshilltarëve të tij se dëshiron të udhëtojë në Kinë pas marrjes së detyrës, thuhet në raportin e Uollstrit zhurnall.
Tel Aviv - Qeveria izraleite konfirmoi se e ka marrë listën e pengjëve, të cilët duhet të lirohen gjatë ditës.
Tel Aviv - Armëpushimi në Gazë ka hyrë në fuqi në ora 11:15 (sipas kohës lokale), kumtoi kabineti i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu.
Jerusalem - Një funksionar i lartë i Hamasit sot deklaroi se organizata islamike palestineze i ka dërguar Izraelit listën e pengjeve që do të lirohen sot, transmetuan mediat palestineze.
Gazë - Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRVA) publikoi se ka gati 4000 kamionë me ndihma humanitare për të hyrë në Rripin e Gazës, gjysma e të cilëve transportojnë ushqime dhe miell.
Tel Aviv - Ministri ekstrem i djathtë izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir dha dorëheqje në shenjë proteste kundër armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, publikuan sot mediumet izraelite.
Gazë- Mijëra palestinezë të shpërngulur për shkak të luftës, sot janë kthyer në shtëpitë e tyre në Rripin e Gazës, pasi hyri në fuqi armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, transmetoi Beta.
Jerusalem - Ministri Izraelit i Financave, ultra i djathtë Bezazel Smotriç, sot i bëri thirrje Izraelit të pushtojë Rripin e Gazës dhe të vendosë adminsitratë ushtarake, duke kërcënuar se në të kundërtën do të rrëzojë qeverinë.
Tel Aviv - Të afërmit e tre pengjeve izraelitë të cilët do të lirohen nga Rripi i Gazës më vonë sot, si pjesë e marrëveshjes për armëpushim, kanë konfirmuar se presin lirimin e grave, sipas mediave izraelite.
Jerusalem - Organizata palestineze Hamas publikoi se pret Izraeli ta dorëzojë listën me emrat e të burgosurve palestinezë, të cilët do të lirohen sot në këmbim për tre gratë izraelite, të arrestuara në Gazë.
Gazë - Kamionët e parë me ndihmë humanitare kanë hyrë në Gazë vetëm disa minuta pas hyrjes në fuqi të armëpushimit të dakorduar ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, publikoi sot një përfaqësues i OKB-së për territoret palestineze në rrjetin social "X".