• e premte, 05 dhjetor 2025

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00 / 25 tetor/ 2025

Shkup- Sonte në orën 03:00, përfundon llogaritja verore dhe fillon llogaritja dimërore e kohës. Akrepat e orës do të zhvendosen një orë prapa, përkatësisht ora në 03:00 do të llogaritet si 02:00.

Shkup- Ndryshimi i llogaritjes së kohës nga verore në dimërore anasjelltas nuk bën ndonjë ndryshim të veçantë për biznesin, është shumë më e rëndësishme që ende nuk jemi të harmonizuar në festat e Krishtlindjeve, të cilat festohen ndryshe sipas kalendarit Julian dhe Gregorian, vlerësojnë biznesmenët.

Shkup - Kanë kaluar gjashtë ditë nga raundi i parë i zgjedhjeve lokale të vitit 2025. Raundi i dytë do të mbahet më 2 nëntor (e diel), sipas të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, në 32 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Ndërkohë, në Makedonski Brod dhe Mogillë, dy nga kandidatët janë tërhequr nga gara për kryetar komune në raundin e dytë të zgjedhjeve, por KSHZ thotë se procedura po vazhdon për të dy komunat dhe se do të shtypen fletëvotime.

Shkup- Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Orce Gjorgjievski, mbrëmë ishte mysafir në emisionin Triling në televizionin 24. Gjorgjievski theksoi se Shkupi aktualisht po përballet me situatën më të keqe ndonjëherë. Sipas tij, me organizim të mirë, problemet mund të zgjidhen shpejt dhe se në 72 orët e para do të kryhet një aksion i madh për pastrimin e qytetit, në të cilën do të përfshihen të gjitha komunat, ndërmarrjet publike dhe kompanitë me përgjegjësi shoqërore, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së, të cilën MIA e transmeton në formë integrale. 

Shkup-  Në kuadër të Qendrës klinike universitare "Nëna Tereza" as nuk po ndërtohen, as nuk planifikohet të ndërtohen ndërtesa banimi, reagojnë nga Ministria e Shëndetësisë, lidhur me publikimet për gjoja ndërtimin e një ndërtese banimi në parkingun pranë ISHP Klinikës Universitare për Radioterapi dhe Onkologji.

Shkup - Nën moton "Veprojmë sot - për aviacionin nesër!", sot në Parkun e Qytetit në Shkup do të mbahet edicioni i pestë i panairit të aviacionit-arsimit - Air Fair Shkup në organizim të Shoqatës për aviacion më të mirë "Avikon".

Kumanovë- Në kuadër të muajit "Tetor Rozë", një muaj i forcës, mbështetjes dhe shpresës së grave, Oda e Zejtarëve e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot organizon një ngjarje simbolike dhe humane kushtuar rritjes së ndërgjegjësimit për luftën kundër kancerit të gjirit dhe rëndësisë së parandalimit.

Dibër - Nëpunës policor nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Dibrës kanë privuar nga liria dy banorë të fshatit Otishan të Dibrës për shkak të dhunës në familje.

Minsk - Dogana shtetërore e Bjellorusisë njoftoi se Lituania ka mbyllur dy vendkalime kufitare me Bjellorusinë për automjete, duke deklaruar se kjo është bërë pa njoftim paraprak.

Bruksel - Bashkimi Evropian po zhvillon një plan të ri për të zvogëluar varësinë nga lëndët e para kritike nga Kina, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen. 

Londër - I ashtuquajturi "koalicion i qëllimmirëve" ka bërë një ndryshim të rëndësishëm në taktikat e tij kundër Rusisë, duke kaluar nga ndihma e drejtpërdrejtë për Ukrainën në përpjekjet për të ushtruar presion politik dhe diplomatik ndaj Moskës në bashkëpunim me SHBA-në.

Uashington - Përfaqësuesi Special i presidentit rus për Investime dhe Bashkëpunim Ekonomik, Kirill Dmitriev, shprehu besim se Moska dhe Uashingtoni janë afër një zgjidhjeje diplomatike për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se do të donte që Kina ta ndihmonte Uashingtonin në marrëdhëniet me Rusinë.

Uashington- Inflacioni në SHBA u përshpejtua në shtator, me një rënie dukshëm më të vogël të çmimeve të benzinës, tregoi raporti i Ministrisë së Punës. 

Hanoi - Sot në Vietnam u mbajt ceremonia e nënshkrimit dhe konferenca e nivelit të lartë e Konventës së OKB-së kundër krimit kibernetik, e njohur edhe si Konventa e Hanoit.

Kuala Lumpur - Delegacione nga Kina dhe SHBA-ja u takuan sot në kryeqytetin malajzian Kuala Lumpur në biseda për çështje ekonomike dhe tregtare.

QËNDRONI TË LIDHUR