• e mërkurë, 14 maj 2025
MIA Flesh

18:00 / 23 prill / 2025

Shkup - Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, sot në një deklaratë për media ka theksuar se anëtarët e Qeverisë nga Aleanca e Shqiptarëve të udhëhequr nga Arben Taravari për momentin mbeten në ekipin qeveritar dhe se puna në pushtetin ekzekutiv vazhdon normalisht. "ASH është në Qeveri, nuk kemi plane për ndryshim të pozitave tona në Qeveri. Vazhdojmë të punojmë, çdo ditë sikur asgjë nuk ka ndryshuar. Dje kemi pasur një seancë të qeverisë në të cilën nuk është thënë asnjë shqetësim", tha Fetai në ngjarjen për Ditën Ndërkombëtare të Librit në Kumanovë.

Shkup - I akuzuari i parë për vrasjen e Vanjës dhe Pançes, Lupço Palevski, piohon se ditën e vrasjes së Vanjës, ka qenë në bankë për të paguar faturat, pas së cilës ka dalë në treg dhe më pas është kthyer në selinë e partisë politike “Desna” ku ka pasur takime me anëtarë të partisë. Palevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të avokatit të tij, Jovica Strasheski, sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup tha se nuk e ka kryer veprën penale. Ai mohoi çdo faj për pjesëmarrje në rrëmbimin dhe vrasjen e Vanjës dhe Pançes. “Nuk kam motiv që ta bëj këtë vepër, nuk kam pasur asnjëherë dhe nuk e kam kryer këtë vepër për të cilën më lexuat citat nga aktakuza dhe po më pyesni”, tha Palevski.

Shkup – Të gjitha hapat e reformave nga Agjenda e Reformave e Qeverisë 2024-2027, që kanë të bëjnë me Planin e rritjes së Komisionit Evropian, me afat përfundimtar dhjetor janë dërguar në Komision dhe ai ka afat prej 90 ditë pune të konfirmojë nëse reformat janë zbatuar me sukses, përderisa të gjitha hapat e reformave me afat qershori i vitit 2025 ndiqen dhe koordinohen në bazë ditore, deklaroi ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, pas hapjes së Tryezës së rrumbullakët për sfidat dhe përfitimet nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor. 

Shkup - Institucioni i Avokatit të Popullit në vendin tonë po ballafaqohet me probleme serioze në funksionimin e tij, ndonëse ka rol themelor në promovimin, afirmimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, u theksua sot në konferencën "Lidhja e politikës dhe praktikës: Forcimi i mbikëqyrjes parlamentare për Promovimin dhe Mbrojtjen e Politikave të Njeriut" të organizuar nga Instituti për Politikat Evropiane-Shkup që u mbajt sot në Kuvend.

Shkup - Fakulteti i Makinerisë në Shkup mori donacion pajisje bashkëkohore industriale të destinuara për Laboratorin për teknologji dhe procese prodhuese. Bëhet fjalë për makina metalprerëse CNC në vlerë prej 72 mijë euro, të cilat i dhuron kompania LTH Learnica Ohër e cila përmirëson ndjeshëm mësimin praktik për studentët. Në ngjarjen e organizuar me rastin e dorëzimit të pajisjeve fjalim mbajti edhe ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e cila i bëri thirrje komunitetit të biznesit që të marrin pjesë më shumë në përmirësimin e kushteve në sistemin arsimor në Maqedoni, veçanërisht në arsimin e lartë.

Shkup - Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski u dënua me tre vjet e gjysëm burg për dy vepra penale - keqpërdorim të pozitës zyrtare, ndërsa një ish i punpësuar në komunë u dënua me dënim me kusht në kohëzgjatje prej dy viteve. Aktgjykimi nuk është i plotëfuqishëm, ndërsa Jakimovski ka të drejtë ankimimi deri te Gjykata e Apelit. Ai që në fillim të gjykimit, tha se nuk ka kurrfarë faji. "Gjykata themelore penale - Shkup sot e shpalli aktgjykimin për lëndën me KOK nr. 157/21 kundër S.J. dhe T.Gj., me të cilin dy të akuzuarit i ka shpallur fajtorë për veprat penale, të cilat janë kryer dhe i dënoi në mënyrë që: S.J. dënohet me dënimin e vetëm me burg në kohëzgjatje prej tre viteve e gjashtë muajve, ndërsa T.Gj. i shqiptoi masë alternative - Dënim me kusht në kohëzhgjatje prej dy viteve, e cila nuk do të ekzekutohet nëse gjatë pesë viteve të ardhshme nuk bën ndonjë vepër të re penale", kumtoi Gjykata penale.

Shkup - Maqedonia dhe Mbretëria e Bashkuar kanë marrëdhënie të fuqishme ekonomike, bashkëpunimi tregtar është në nivel të lartë, ndërsa shohim mundësinë që një bashkëpunim i tillë të forcohet përmes investimeve të reja dhe transferimit të përvojave dhe njohurive të reja, theksoi nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski në takimin me Garet Tomas, ministër për Ekonomi dhe eksporte në Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar, kumtoi Ministria e Transportit.

Shkup - Me rastin e Ditës botërore të librit, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai së bashku me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup Denion Meidani, morën pjesë në një aktivitet festiv për shpërndarjen e librave për nxënësit e vitit të parë në gjimnazin “Sami Frashëri” dhe Shkollën Teknike “Nace Bugjoni” në Kumanovë. Ky aktivitet është pjesë e një nisme më të gjerë të ndërmarrë në bashkëpunim me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, përmes së cilës janë siguruar 4,200 libra të letërsisë botërore. Donacioni synon që çdo nxënës i vitit të parë në shkollat e mesme me mësim në gjuhën shqipe në të gjithë vendin të pajiset me nga një libër.

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi takim me bashkëreferuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për dialogun postmonitorues me Maqedoninë e Veriut - Sibel Arslan, nga Zvicra nga Grupi i Socialistëve, Demokratëve dhe të Gjelbërve, dhe Xhozef O'Rajli, nga Irlanda nga Grupi i Partive Popullore Evropiane, që janë për vizitë dyditore në vend, njoftoi pres shërbimi i Kuvendit. Në takim, u theksua se roli i Këshillit të Evropës është me rëndësi thelbësore për zhvillimin demokratik evropian, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut dhe sundimit të së drejtës, dhe se mekanizmat dhe rekomandimet e Këshillit të Evropës në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjithmonë janë konsideruar si shprehje e mbështetjes për zhvillimin demokratik dhe atyre u është kushtuar vëmendje e madhe. 

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se sot ka zhvilluar takim me komisarin e lartë të pakicave kombëtare të OSBE-së, Kristof Kamp, i pari pas marrjes së detyrës. Në takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe angazhimi i Zyrës së komisarit të lartë.

Shkup – Kryeministri Hristian Mickoski për momentin ka komunikim të rregullt me anëtarët e Qeverisë, thonë nga kabineti i kryeministrit për MIA-n. Nga aty përsërisin se takim lidhur me atë nëse ASH dhe ministri i Shëndetësisë do të mbeten pjesë e Qeverisë pritet të ketë pas 1 Majit. Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Qeverisje të Mirë, Arben Taravari sot në një deklaratë për mediat theksoi se anëtarët e Qeverisë nga Aleanca për Shqiptarët e kryesuar nga Arben Taravari për momentin mbeten në ekipin qeveritar dhe se puna në pushtetin ekzekutiv vazhdon normal. 

Shkup - Është themeluar grupi i përbashkët punues ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës për projektin strategjik të ndërtimit të rrugës Tetovë–Prizren – një ndër iniciativat më të rëndësishme për lidhjen infrastrukturore ndërkufitare dhe zhvillimin rajonal. Ky projekt, i cili prej vitesh ka qenë dëshirë dhe kërkesë e qytetarëve të dy vendeve, tashmë po merr formë konkrete. Me krijimin e këtij grupi punues, fillon një fazë e re e bashkëpunimit institucional, e cila synon të çojë përpara me ritëm të lartë të gjitha procedurat për nisjen e punimeve në terren.

Shkup - Lidhja e Sindikatës së Maqedonisë (LSM) sot bëri thirrje për protestë më 1 Maj ku do të kërkojnë rritje të pagave minimale dhe të tjera dhe kushte më të mira të punës. Protesta do të fillojë në ora 11 para Shtëpisë së punëtorëve dhe janë ftuar të marrin pjesë Shoqatat sindikale në LSM dhe anëtaret e saja, sindikata të tjera, punonjësit, qytetarët, luftëtarët dhe aktivistët për të drejtat e njeriut. "Të gjithë ata të cilët mendojnë mirë për punëtorin duhet të na bashkohen në këtë 1 Maj dhe përmes protestës të shprehin pakënaqësinë e punonjësve për shkak se pagat në Maqedoni janë të mjerueshme, nuk rriten siç parashihet me marrëveshje kolektive dhe Qeveria dhe punëdhënësit refuzojnë të rrisin pagën minimale në 500 euro dhe të rrisin të gjitha pagat e tjera me të paktën 100 euro", tha kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov.

Stamboll - Në Stamboll, 151 persona po mjekohen për shkak të lëndimeve pas tërmeteve të sotme, shkruan zyra e guvernatorit në "X". "Ata kërcyen nga lartësia në panik", shkroi zyra, duke shtuar se askush nuk është në rrezik për jetë. Ministri i Punëve të Brendshme Ali Jerlikaja, gjithashtu në "X", shkroi se për momentin nuk ka informacione për viktima. Tani për tani nuk raportohet për dëme të konsiderueshme materiale. Qyteti nga pasditja është tronditur nga lëkundje të vazhdueshme, prej të cilave më e forta ka qenë me magnitudë prej 6,2 ballë.

Johanesburg - Sinamandla Zondi, futbollisti 22 vjeçar i klubit Durban Siti nga Afrika e Jugut, vdiq pasi iu përkqeësua gjendja gjatë ngrohjes para ndeshjes në Ligën e dytë të atjeshme. Pa ndonjë problem të mëparshëm shëndetësor, Zondi po ngrohej me shokët e tij nga Durban Siti në për ndeshjen kundër Milfordit. Futbollisti i ri për një moment kolabroi në fushë dhe u dërgua me urgjencë në një spital aty afër. Ndërkohë, personat zyrtarët kishin nisur ndeshjen Durban Siti-Milford, por ajo u ndërpre në pjesën e parë, kur zyrtarisht u publikua lajmi se Zondi kishte vdekur. Shkaku i vdekjes së tij ende nuk dihet zyrtarisht.

Kiev - Ukraina është e gatshme të negociojë, por jo edhe të dorëzohet, njoftoi zëvendës kryeministrja ukrainase, Julija Sviridenko në platformën Iks. Deklarata e saj vijoi pasi në mediume është paraqitur informata se SHBA-ja ka propozuar marrëveshje, sipas së cilës Ukraina duhet të heqë dorë nga pothuaj tërë territori i okupuar nga Rusia. "Nuk do të lidhim marrëvehsje që do t'i japë mundësi Rusisë të bëhet më e fuqishme, të rigrupohet dhe të kthehet me fuqi edhe më shkatërruese. Armëpushim i plotë - në tokë, ajër dhe det - është hapi i parë i domosdoshëm", tha Sviridenko.

Sana - Huthët jemenas të mbështetur nga Irani, sot njoftuan se kanë hedhur një raketë drejt Izraelit pasi siç u tha, "sinjalet e alarmit janë aktivizuar në disa lokacione në vend". Grupi i armatosur vazhdon të hedhë raketa dhe ta sulmojë Izraelin me dronë në shenj solidariteti me palestinezët për luftën e Izraelit kundër Hamasit edhe pas sulmeve vdekjeprurëse të SHBA-së në zonat e kontrolluara nga grupi i huthëve "Ansar Allah".

Uashington - Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio, ka anuluar vizitën në Londër, ku sot po mbahen takime për arritjen e paqes në Ukrainë, për shkak të deklaratës së presidentit ukrainas Volodimir Zelenski se Kievi nuk do ta njohë Krimenë si ruse në asnjë marrëveshje paqeje. Departamenti i shtetit sqaroi se Rubio nuk ka udhëtuar për shkak të konflikteve "teknike" dhe "logjistike" në orar. Në takim nuk do të marrë pjesë edhe Stiv Uitkof, i derguari special i Trampit, i cili zhvillon bisedime të drejtpërdrejta me Kremlinin. Delegacioni amerikan do të udhëhiqet nga Kit Kelog, përfaqësuesi special i SHBA-së për Ukrainën, i cili pritet të marrë një përgjigje zyrtare nga Ukraina për propozimin e paqes të SHBA-së që parashikon njohjen ligjore të Krimesë si ruse dhe Kievi të heqë dorë nga ideja e anëtarësimit në NATO. Territoret e mbetura të okupuara të Ukrainës de fakto do të trajtoheshin si ruse.

Ramallah - Presidenti i Palestinës, Mahmud Abas sot i bëri thirrje grupit palestinez të tërhiqet nga përgjegjësia për Rripin e Gazës, t'i dorëzojë armët administratës palestineze dhe të shndërrohet në parti politike. Në muajt e fundit, Hamasi i hodhi poshtë thirrjet e Izraelit dhe SHBA-së për t'i dorëzuar armët. Abasi i bëri këto komente gjatë një fjalimi në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, ku pritet ta emërojë një pasardhës, si pjesë e përpjekjeve për të adresuar dyshimet ndërkombëtare për qëndrueshmërinë e autoritetit palestinez në një kohë kritike për rajonin.

QËNDRONI TË LIDHUR