• e hënë, 23 dhjetor 2024
MIA Flesh

18:00/ 5 prill/ 2023

Shkup - Lideri i LSDM-së dhe kryeministër, Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp në selinë e partisë edhe njëherë e përsëriti se nuk do të ketë zgjdhje të parakohshme dhe se ato do të mbahen në afatin e rregullt në vitin 2024.

Shkup- Procesi i ndryshimeve kushtetuese është proces i strukturuar në pajtim me ligjin dhe me Kushtetutën, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve për modelin kroat për ndryshimet kushtetuese. Kryeministri e hodhi poshtë propozimin e VMRO-DPMNE-së për takimin e liderëve pasi qëndrimet e partive politike tashmë janë të njohura.

Tetovë- Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot deklaroi se Qeveria aktuale nuk ka kapacitet që t'i realizojë për t'i realizuar seksionet e paralajmëruara të autostradës nga Korridori 8, sepse pushteti, thotë, ka shumë projekte për rajonin e Tetovës që kanë mbetur vetëm paralajmërim.

Shkup - Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në vend, në fjalimin e tij para deputetëve në Kuvend, vlerësoi se qëndrimi i tij në Shkup paraqet një hap të ri në thellimin e marrëdhënieve tona tashmë cilësore. "Jo vetëm që Kroacia dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë probleme të hapura, por marrëdhëniet tona po afrohen çdo ditë e më shumë. Kjo është veçanërisht e vërtetë pasi Maqedonia e Veriut u bë anëtare e NATO-s, gjë që na bëri aleatë", theksoi Plenkoviq.

Shkup- Ndryshimet kushtetuese janë obligim që 27 shtete anëtare të BE-së i kërkojnë nga Maqedonia e Veriut. Nëse nuk ndodhin, vendi do të humb shanset për t'iu bashkuar rrugës së shpejtë drejt BE-së, tha shefi i diplomacisë, Bujar Osmani në Bruksel.

Shkup- Ndryshimet kushtetuese, vetingu, Kodi zgjedhor, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, gjendja në burgjet dhe përparimi i bashkëpunimit në pjesën e reformave në gjyqësor kanë qenë disa nga temat për të cilat biseduan sot ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga dhe zëvendësshefi i Misionit të ambasadës së SHBA-së në Shkup, Erik Mejer.

Shkup- Qeveria do të vazhdojë të punojë  në drejtim të thellimit të marrëdhënieve me Kroacinë, zgjerimit të bashkëpunimit, përforcimit të besimit të ndërsjellë, mirëkuptimit dhe fqinjësisë së mirë. Në periudhën e ardhshme do të punohet edhe në nxitjen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, theksoi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq në Shkup.

Shkup– Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe duhet të respektohen, megjithatë këto vendime nuk ia ndalojnë ligjdhënësit, gjegjësisht Kuvendit të bëjë ndryshime kushtetuese të cilat më pas pushteti ekzekutiv do t'i aplikojë. Roli i Gjykatës Kushtetuese është të bëjë vlerësimin nëse ligjet janë në pajtim me Kushtetutën, deklaroi zëdhënësja e Gjykatës Kushtetuese, Hristina Bellovska.

Shkup - Vendimi i Qeverisë për fiksimin e çmimeve të domateve, trangujve, qepëve, lulelakrës, specave të gjelbër të freskët, thjerëzës, bananeve, portokajve, mandarinave dhe limonëve, është duke u respektuar, kumtoi Inspektorati Shtetëror i Tregut, pas kontrolleve të kryera në dyqanet dhe marketet në vend.

Shkup- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot realizoi takim me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq i cili qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në takim të pranishëm kanë qenë edhe nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, kryetarja e Grupit parlamentar të Kuvendit për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kroacisë, Bllagica Llasovska, si edhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova.

Beograd- Serbia dhe Kosova janë obliguar për Marrëveshje në rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të saj, ndërsa Bashkimi Evropian (BE) pret që të dyja palët t'i respektojnë të gjitha obligimet dhe sa më shpejtë të fillojnë t'i zbatojnë ato, deklaroi përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borel.

Ankara- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan theksoi edhe një herë nevojën për të reformuar sistemin e KB-së, raportoi Anadollu.“Rendi botëror, në të cilin fatin e njerëzimit e vendosin vetëm pesë vende, është jokompetent. Nevojitet urgjentisht një reformë gjithëpërfshirëse e Këshillit të Sigurimit të KB-së”, tha udhëheqësi turk pas një ceremonie iftari (darkë gjatë Ramazanit) në selinë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Ankara.

Varshavë - Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski ndodhet në Poloni, që është vizita e tij e parë zyrtare tek një nga aleatët më të afërt të Kievit nga fillimi i invazionit rus në shkurt të vitit 2022. Gjatë takimit me presidentin polak, Andzhej Duda në Varshavë, Zelenski u nderua me dekoratën më të lartë polake, Shqiponja e bardhë, njofton Si-En-En.

Pekin - Presidenti francez Emanuel Makron sot pas ardhjes në vizitë treditore në Pekin tha se Kina mund "të luaj rol kryesor" në gjetjen e "rrugës drejt paqes" në Ukrainë. Ai mbërriti në Kinë me qëllim që ta rinovojë dialogun me homologun e tij Si Xhinping, duke porositur në fillim të vizitës se Evropa, përfshirë edhe Franca nuk guxon "të veçohet" nga Kina në frontin ekonomik, por duke e pasur parasysh rolin potencial të Kinës, kur bëhet fjalë për arritjen e paqes në Ukrainë.

Uashington - Anëtarësimi i Kroacisë në Eurozonë dhe në Zonën Shengen e bën Bashkimin Evropian më të sigurt dhe më prosperues, deklaroi sot sekretari amerikan i shtetit, Antoni Blinkeni. Blinkeni në margjinat e takimit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s bisedoi me  homologun e tij kroat Gordan Gërliq Radman.

Lisbonë - Aleksandar Çeferin është zgjedhur për herë të tretë president i UEFA-s. Votimi u realizua sot në kongresin e 47-të të organizatës në Lisbonë (Portugali). Kandidatura e Çeferinit ishte e vetmja e vendosur në zgjedhje. Pesëdhjetë e pesë vjeçari nga Sllovenia do të ushtrojë këtë post edhe për katër vjet të tjera.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR