MIA FLESH
- Shkup - Prokurori publik shtetëror Ljupço Kocevski dhe ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski pritet sot në konferencë për shtyp të prezantojnë më shumë detaje lidhur me hetimin e zgjeruar për zjarrin në diskotekën në Koçan, për masat konkrete që propozohen dhe statusin e secilit të dyshuar në rastin e zjarrit në Koçan.

15:00/ 13 prill/ 2025
Shkup - Prokurori publik shtetëror Ljupço Kocevski dhe ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski pritet sot në konferencë për shtyp të prezantojnë më shumë detaje lidhur me hetimin e zgjeruar për zjarrin në diskotekën në Koçan, për masat konkrete që propozohen dhe statusin e secilit të dyshuar në rastin e zjarrit në Koçan.
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, në margjinat e Forumit Diplomatik Antalia, u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Feridun H. Sinirliogllu, me Përfaqësuesin e Lartë në Bosnje e Hercegovinë, Kristian Shmit, me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Moldavisë, Mihail Popshoju, me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjeorgjisë, Maka Boçorishvili, si dhe me eurodeputetin në Parlamentin Evropian, Ilhan Kuçuk.
Shkup - Me vendosjen e sistemit me një ndalesë në pikën kufitare Bllacë - Hani i Elezit me Republikën e Kosovës, pritet qarkullim i përshpejtuar i udhëtarëve, kontroll efikas dhe veprim i përbashkët për parandalimin e çdo tentative për kontrabandë.
Shkup- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot dhe nesër do të jetë për vizitë pune në Luksemburg, ku do të marrë pjesë në takimin joformal të Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së, në formatin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të Komisionit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe nënkryetares së Komisionit Evropian, Kaja Kalas.
Shkup - Ministri aktual i Ekonomisë nuk është përfshirë në hetim, sepse deri më tani nuk ka asnjë dëshmi se nga ai është kërkuar vazhdimi i licencës për objektin e klubit "Puls" në Koçan, informoi prokurori publik shtetëror Ljupço Kocevski në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Shkup - Humbës më i madh do të jetë ai që do të dalë nga koalicioni VLEN. Thënia popullore thotë "ai që ndahet nga grupi, do ta hajë ujku", thotë Bilall Kasami, kryetari i Lëvizjes BESA për partnerin e tij në VLEN, Arben Taravari pas mosmarrëveshjeve në koalicionin dhe kritikat nga Aleanca për Shqiptarët për funksionimin e tij si pjesë e Qeverisë.
Shkup - Veterinerët zyrtarë dhe inspektorët e ushqimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në kuadër të 350 kontrolleve të jashtëzakonshme të intensifikuara para festave të Pashkëve, kanë asgjësuar 1.230 kilogramë të llojeve të ndryshme të produkteve si të pasigurta, kryesisht mish, përpunime dhe përgatitje të mishit, por edhe vezë, mjaltë, raki, vaj ulliri dhe produkte tjera, informojnë nga AUV.
Shkup - Për shkak të riparimit të një defekti në rrjetin e ujësjellësit, sot do të jenë pa ujë shfrytëzuesit e disa rrugëve në komunën e Çairit, përfshirë Spitalin Gjinekologjik-Obstetrik “Çair”.
Shkup - Prezantimi i programeve studimore, vizita në laboratorë, biseda dhe shoqërim joformal shënoi ditën e sivjetme të hapur në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative pranë Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" - Shkup.
Athinë - Gjatë natës kanë shpërthyer trazira në vendbanimin Eksarhia të Athinës, pasi persona të panjohur kanë hedhur bomba molotov, mjete piroteknike dhe gurë në një stacion policor në lagjen.
Bruksel- Në prag të mbledhjes së nesërme të Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së (FAC), sonte në Luksemburg do të mbahet darkë joformale e shefave të diplomacisë së vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski në një publikim të ri në rrjetet sociale shprehu ngushëllimet e tij për familjet dhe të afërmit e të vrarëve në sulmin në Sumi.
Kiev - Në sulmin e sotëm rus me raketa balistike në qytetin Sumi në verilindjen të Ukrainës, janë vrarë të paktën 31 persona, mes të cilëve edhe dy fëmijë, ndërsa mbi 84 janë lënduar, mes të cilëve shtatë fëmijë.
Moskë- Forcat ruse të mbrojtjes ajrore gjatë natës së kaluar kanë rrëzuar 13 dronë ukrainas - 12 mbi rajonin e Rostovit dhe një mbi rajonin e Belgorodit, njoftoi sot në mëngjes Ministria ruse e Mbrojtjes.
Oslo – Qeveria norvegjeze do të ndajë 10 miliardë kruna norvegjeze (939 milionë dollarë) për pajisje dhe stërvitjen e një brigade ushtarake ukrainase, njoftoi Ukrinform, duke cituar një deklaratë të qeverisë norvegjeze.
Kito - Autoritetet në Ekuador dje kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme në shtatë nga gjithsej 24 provincat, përfshirë kryeqytetin Kito, vetëm një ditë para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, deklaroi se negociatat për armëpushim ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës “po shkojnë mirë”, por theksoi se zgjidhja duhet të vijë së shpejti.
Dushanbe- Një tërmet me magnitudë 5,9 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar sot në Taxhikistan, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Uashington - Televizioni "Alhura", i cili transmeton në gjuhën arabe dhe është krijuar dhe financuar nga SHBA pas pushtimit të Irakut, njoftoi se do të ndërpresë transmetimin dhe do të shkarkojë pjesën më të madhe të stafit për shkak të ndërprerjes së mbështetjes shtetërore amerikane.
Gazë - Hamasi ka publikuar një video në të cilën, sipas tyre, tregohet pengu izraelito-amerikan Edan Aleksander, i cili ndodhet në Gazë që nga 7 tetori 2023, kur u rrëmbye nga militantët palestinezë.
Gazë - Dy projektile izraelite e kanë qëlluar ndërtesën në kuadër të spitalit kryesor Al-Ahli në Gazë, duke e shkatërruar shërbimin për ndihmë urgjente dhe repartin për pranim, e në të njëjtën kohë kanë shkaktuar dëm edhe në pjesë tjera të objektit, kumtuan mjekë nga spitali.
Goma - Të paktën 50 persona kanë vdekur në sulmet e djeshme dhe sotme në pjesën lindore të Republikës demokratike të Kongos, njoftuan mediat amerikane, duke iu referuar autoriteteve.
Olban - Një aeroplan me gjashtë udhëtarë u rrëzua në shtetin federal amerikan Nju-Jork, kumtuan autoritetet lokale.
Londër - Arsenali luajti një ndeshje të dobët kundër Brentfordit në Premier Ligë, me siguri të lodhur nga ndeshja me Real Madridin, por tani vjen edhe një kokëdhimbje për trajnerin e londinezëve, Mikel Arteta.