• e premte, 22 nëntor 2024
MIA Flesh

18:00/16 gusht/2024

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në prag të 18 gushtit, Ditës së Armatës, nënshkroi dekret për avancimin e gjeneralit të brigadës Sashko Lafçiski në gradën gjeneral-major dhe emërimin e tij në postin e shefit të Shtatmadhorisë së Armatës. "Me dekret të Presidentes Siljanovska Davkova, për shkak të skadimit të mandatit, ish-shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral nënkolonel Vasko Gjurçinovski, është shkarkuar dhe emëruar këshilltar i shefit të Shtatmadhorisë së Armatrë për gatishmëri lufte dhe operacione", kumtoi kabineti i presidentes.

Ohër - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova për momentin nuk planifikon të thirrë Këshillin kombëtar të Sigurisë lidhur me informacionet për ekzistimin e indicieve për destabilizim të shtetit. Paralajmëroi se seancë e Këshillit mund të mbahet pas kompletimit të tij, ndërsa temat, siç theksoi, do të jenë ajo për çka sot debatohet globalisht edhe në Evropë, ndërsa ajo është se ku po shkon dhe çka po ndodh në botë.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski deklaroi se është i gatshëm për çdo zgjidhje për problemet në kryeqytet, por derisa nuk ka progres, atëherë siç tha, "do të duhet të shkojmë në hapa më radikalë”. I pyetur për koment lidhur me propozimin e djeshëm nga Qyteti i Shkupit i cili ofroi pjesëmarrjen dhe ngritjen e një organi të posaçëm punues dhe koordinues me Qeverinë për zgjidhjen e problemeve në Shkup, Mickoski tha se pranon çdo gjë që është në interes të shkupjanëve. Pasi, tha ai, "qyteti duhet të funksionojë normalisht", duke theksuar se po vjen fillimi i vitit të ri shkollor dhe qytetarët tashmë po kthehen nga pushimet vjetore.

Shkup - Qyteti i Shkupit përmes një letre për mediat i ka bërë thirrje kryeministrit Hristian Mickoski “të caktojë datën, vendin, temat për të biseduar dhe formatin e takimit", pasi ai sot deklaroi se pranon gjithçka që është në interes të shkupjanëve duke u përgjigjur në propozimin e djeshëm të Qytetit - të formojnë një organ të posaçëm pune dhe koordinues me Qeverinë për zgjidhjen e problemeve në kryeqytet.

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot në konferencën për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, tha se Serbia po jep informacione të pasakta për rastin e Blerim Ramadanit i cili u arratis nga arresti shtëpiak, ndërsa procedura e ekstradimit është në vijim. I pyetur nëse Qeveria ka informacione për arratisjen e Ramadanit, një pjesë e të cilës mediat sot e kanë raportuar se ka qenë në Kosovë dhe se ku kanë dështuar institucionet, Mexhiti iu referua përgjigjes së Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Shkup - Në prag të shënimit të Ditës së Armatës së Maqedonisë, sot ministri i Mbrojtjes Vllado Misajllovski realizoi takim me komandantin e Gradës kombëtare të Vermontit, gjeneral major Gregori Najt i cili është për vizitë në vendin tonë. Gjatë takimit, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, është diskutuar për partneritetin e deritanishëm dhe bashkëpunimin ndërmjet Armatës së Maqedonisë dhe Gardës kombëtare të Vermontit i cili zgjat më shumë se 30 vjet dhe për intensifikimin e tij në të ardhmen. 

Shkup - Ekziston një mënyrë se si të sigurohet siguri për vendin tonë se rruga e mëtutjeshme drejt BE-së do të bazohet në kritere të matshme, tha ministri i Punëve të Jashtme Timço Mucunski, duke theksuar se "gjithmonë beson në arsyeshmërisë” dhe se “procesi i integrimit të vendit tonë drejt anëtarësimit të plotë, sa është interesi ynë, po aq është interes i të gjithë fqinjëve tanë.

Shkup – Këshilli Gjyqësor sot, në seancë urgjente, miratoi vendim për ndërprerjen e postit gjyqësor të Naqe Georgiev, gjykatës i Gjykatës Supreme i cili është dënuar me burgim prej tre vjet për veprën penale të marrjes së shpërblimit për ndikim të paligjshëm. Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva, në fillim bëri të ditur se edhe pse pas këtij përcaktimi të ndërprerjes së postit nuk votohet dhe nuk nevojitet diskutim, megjithatë bëhet fjalë për ndërprerje të postit gjyqësor të gjykatësit nga gjykata më e lartë në shtet, i cili u dënua me aktgjykim të plotfuqishëm për veprën penale të marrjes së shpërblimit për ndikim të paligjshëm. 

Shkup - Ministri i Drejtësisë Igor Fillkov në deklaratën për  TV Kanal 5 për rastin e Blerim Ramadanit tha se vendimi i gjyqtarit Pajazit Pajaziti është e pakuptueshme dhe nuk është konform praktikës aktuale. "Rasti i fundit me ish pjesëtarin e UÇK-së Blerim Ramadani është një nga seritë që pasqyron qartë situatën aktuale në drejtësi. Vendimi i gjyqtarit Pajazit Pajaziti është i pakuptueshëm dhe nuk është konform me praktikën e mëparshme. Prandaj, tha ai besimi i qytetarëve në gjyqësor, drejtësi dhe prokurori është në nivel rekord të ulët.

Shkup - Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski, njoftoi se janë siguruar mjete për paga për punëtorët e Postës nacionale dhe kompanive hekurudhore Infrastruktura dhe Transporti. "Gjërat po ndryshojnë - në kohën e LSDM-së dhe BDI-së nuk ka pasur pagë, tani ka! Sot pagë do të marrin punëtorët e Postës së Maqedonisë, ndërsa dje morën në Infrastrukturën e Hekurudhave të Maqedonisë. Nga e hëna do të ketë pagë edhe për Hekurudhat dhe Transportin. Për të dytin muaj radhazi ka pagë të rregullt dhe nga muaji i ardhshëm nuk do të ketë probleme me pagat sepse do të hyjë në fuqi ribalancimi i buxhetit. 4400 familje marrin atë për të cilën kanë punuar. E di që shumë do të thonë se dhënia e pagës është diçka normale, por nuk ishte kështu në kohën e LSDM-së dhe BDI-së", ka shkruar Nikolloski në një postim në Fejsbuk.

Shkup - Në periudhën prej 9 deri 15 gusht, janë regjistruar 21 raste të reja me pertusis ose kollë të mirë. Mosha e të sëmurëve lëviz prej një muaj deri 40 vjet, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha deri katër vjet. Nga rastet e reja, pesë persona janë hospitalizuar, bëhet e ditur në raportin më të ri të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), të publikuar sot pasdite. 

Prishtinë - Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK), Arian Zeka ka thënë se raportet e ftohura ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së, po ndikojnë negativisht edhe në investimet e huaja në vend, informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Zeka në intervistë për televizioni Tëvë1 ka thënë se ka raste kur kompani amerikane i shmangen bashkëpunimit me ato nga Kosova "për shkak të situatës së përkeqësuar të sigurisë" në vend.

Tiranë - Për të disatin vit radhazi numri i udhëtarëve të cilët e shfrytëzojnë aeroportin ndërkombëtar të Tiranës është në rritje. "Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat më të fundit të publikuara prej Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve. Të dhënat në këtë grafik tregojnë se për periudhën janar-gusht 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 numri i udhëtarëve të cilët kanë shfrytëzuar aeroportin e Tiranës është rritur me 259,4 për qind. Shqipëria krenare", ka shkruar kryeministri Edi Rama në Fejsbuk. Vitin e kaluar janë regjistruar 7,5 milionë udhëtarë, ndërsa për këtë vit pritet një shifër më e lartë se 10 milionë. Siç thekson Rama, vetëm në korrik ka pasur mbi 1,2 milionë udhëtarë.

Hagë - Gjykata Speciale në Hagë ua vazhdoi paraburgimin ish liderëve të UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Në arsyetimin e këtyre vendimeve thuhet se paneli ka konkluduar se vazhdon te ketë mungesë informacioni që justifikojnë gjetjet se Thaçi dhe Veseli mund të arratisen në rast që lirohen, por që ekziston rreziku që ata të pengojnë procedurat e DhSK-së dhe që mund të kryejnë krime të tjera kundër atyre që perceptohen si kundërshtar të UÇK-së dhe dëshmitarëve.

Bruksel - Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borell sot e dënoi sulmin e kolonëve izraelitë në fshatin palestinez Xhit në Bregun Perëndimor dhe paralajmëroi se planifikon të propozojë sanksione të BE-së kundër atyre që i mundësojnë veprimet e kolonëve të dhunshëm, duke përfshirë disa anëtarë të qeverisë izraelite. “Ne dënojmë sulmet e kolonëve në Xht, të cilat synojnë të terrorizojnë civilët palestinezë”, postoi Borell në rrjetin social X.

Bruksel - Qendra evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve (ECDC) sot ngriti nivelin e kërcënimit nga virusi mpoks i njohur si lija e majmunëve dhe u bëri thirrje vendeve që të mbajnë një nivel të lartë vigjilence për ardhjet nga zonat e prekura nga sëmundja. Nga kjo Qendër shtojnë se probabiliteti i transmetimit të vazhdueshëm të infeksionit në Evropë mbetet shumë i ulët, pasi rastet që vijnë nga zonat e prekura diagnostikohen shpejt dhe merren masa për të kufizuar përhapjen e sëmundjes.

Tel Aviv - Forcat e armatosura izraelite sot ju bënë thirrje civilëve në pjesën jugore dhe qendrore të Gazës që urgjentisht të largohen nga zonat, sepse po vijon një operacion i ri ushtarak, ndërsa në ndërkohë ambasadori amerikan në Izrael tha se është "i tmerruar" pasi një palestinez ishte vrarë nga kolonët armiqësorë izraelitë në Bregun Perëndimor, informon DPA.  "Organizata terroriste Hamas vendosi infrastrukturë terroriste në zonë të shënuar si zonë humanitare", njoftuan forcat e mbrojtjes izraelite (IDF) në Telegram. Bëhet e ditur se grupi i armatosur palestinez Hamas dje ka gjuajtur raketa mbi Izrael nga qyteti Kan Junis në pjesën jugore të Gazës. 

Sana - Një kamikaz sot aktivizoi një mjet shpërthyes në një pikë kontrolli në Jemen duke lënë të vrarë 12 ushtarë, kumtuan autoritetet lokale. Sulmi ndodhi në pikën e kontrollit në provincën jugore Abixhan.  "Sulmuesi parkoi makinën me material shpërthyes pranë një objekti të forcave të sigurisë në lagjen Mudia", deklaroi zëdhënësi i Këshillit kalimtar të Jemenit jugor, Mohamed al Nakib.

Doha - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë prezantuar sot propozimin e ri për armëpushim në Gazë, me të cilin hiqen dallimet e mbetura në qëndrime, theksohet në deklaratën e përbashkët të Egjiptit, Katarit dhe SHBA-së. Aty theksohet se ndryshimet mundësojnë zbatimin e shpejtë të marrëveshjes, në përputhje me parimet e përcaktuara nga presidenti amerikan Xho Bajden më 31 maj.

Nju-Jork - Pronari i korporatës teknologjike "Meta", Mark Cukerberg, përparoi në listën më të re të miliarderëve të Blumberg dhe e mori vendin e tretë, përderisa pronari i korporatës së mallrave luksoze LVMH, Bernard Arno ra në pozitën e katërt. Siç bëhet e ditur, pasuria e Cukerbergut është rritur për 4,32 miliardë dollarë në 188 miliardë dollarë nga matja e fundit, ndërsa nga fillimi i vitit vlera e tij e tregut është rritur për 59,5 miliardë dollarë.

QËNDRONI TË LIDHUR