MIA Flesh
- Problemi me "pesëshet" në vend është vërtet serioz dhe nga kontaktet e mia afatgjata, tashmë pesë ose gjashtë vjeçare me mësuesit, ai në përgjithësi është i vendosur prindërve. Kjo fushatë është gjithashtu në atë drejtim për t'u thënë atyre prindërve që këmbëngulin që fëmijët e tyre të marrin nota të larta pa njohuri të duhura se ata në fakt po i bëjnë dëm të madh së pari fëmijëve të tyre dhe pastaj të gjithë shoqërisë, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në lidhje me tejkalimin e problemit të ndikimit prindëror në vlerësimin e fëmijëve.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:55, 30 nëntor, 2025
15:00/30 nëntor/2025/
Strumicë - Problemi me "pesëshet" në vend është vërtet serioz dhe nga kontaktet e mia afatgjata, tashmë pesë ose gjashtë vjeçare me mësuesit, ai në përgjithësi është i vendosur prindërve. Kjo fushatë është gjithashtu në atë drejtim për t'u thënë atyre prindërve që këmbëngulin që fëmijët e tyre të marrin nota të larta pa njohuri të duhura se ata në fakt po i bëjnë dëm të madh së pari fëmijëve të tyre dhe pastaj të gjithë shoqërisë, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në lidhje me tejkalimin e problemit të ndikimit prindëror në vlerësimin e fëmijëve.
Shkup - Ndryshimet që po ndodhin në koalicionet dhe partitë politike, posaçërisht në bllokun e partive shqiptare, pas rezultateve nga zgjedhjet lokale filluan të reflektohen edhe në shumicën parlamentare. Mbrëmë nga Kuvendi informuan se deputeti Iliri Demiri e ka njoftuar kryetarin e shtëpisë ligjvënëse se do të veprojë si deputet i pavarur.
Shkup - Tridhjetë e tetë paraqitje për persona të rinj të regjistruar me HIV/SIDA në maqedoni kanë arritur këtë vit, përfundimisht me 27 nëntorin, sipas të dhënave që i kumtoi Instituti për shëndet publik në raportin e publikuar me rastin e 1 Dhjetorit, Ditës botërore për luftë kundër SIDA-s.
Shkup - NP "ujësjellësi dhe kanalizimi" - Shkup informoi se sot për shkak të dy ndërhyrjeve të ndara në rrjetin e ujësjellësit, disa rrugë dhe lagje të Shkupit do të mbeten pa ujë apo me presion të zvogëluar në furnizim.
Shkup - Me rastin e Ditës botërore të fëmijës, sot në hotelin Meriot në Shkup do të mbahet Bazar diplomatik humanitar nën patronatin e ambasadorit të Republikës së Austrisë, Martin Pamer.
Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë vende-vende të lagështa.
Shkup - Temperatura më e ulët e sot në mëngjes është matur në Shkup - Petrovec - 2 gradë, në Shtip, Strumicë, Krushevë, Hanet e Mavrovës - 1, përderisa në Shkup-"Zajçev Rid", Kriva Pallankë, Veles, Demir Kapi zero gradë.
Ankara - Ankaraja ka shprehur shqetësim lidhur me sulmin e dy anije komerciale në Detin e Zi, që i ka rrezikuar jetët njerëzore, sigurinë e lundrimit dhe mjedisin jetësor, deklaroi mbrëmë vonë zëdhënësi i Ministrisisë turke të Punëve të Jashtme. Onçu Keçepi.
Kiev - Së paku një person është vrarë mbrmë, ndërsa 11 janë lënduar, përfshirë edhe një fëmijë, në afërsi të Kievit, në sulmin me fluturake ruse pa pilot, kumtuan autoritetet lokale.
Tel-Aviv - Forcat izraelite mbrojtëse (IDF) vranë katër operatorë të Hamasit sot pasi që dolën nga një tunel në jug të Rripit të Gazës, kumtoi armata.
Stokton - Katër persona janë vrarë ndërsa 10 janë plagosur nga të shtënat në një festë familjare në sallën solemne në Stokton të Kalifornisë, kumtuan mbrëmë persona zyrtarë nga zyra e sherifit, transmetojnë mediumet amerikane.
Karakas - Qeveria e Venezuelës e dënoi ashpër deklaratën e presidentit amerikan, Donald Tramp, i cili bëri thirrje që hapësira ajrore mbi dhe rreth vendit të konsiderohet ssi "tërësisht e mbyllur". Komentet shkaktuan hamendje në Karakas dhe u vlerësuan si "kërcënim kolonialist" për sovranitetin e vendit.
Hong-Kong - Numri i viktimave nga zjarri shkatërrues që i ka kapluar kompeksin e banesave Vang Fuk Kort në Hong-Kong javën e kaluar është rritur sërish në mënyrë drastike. Mediat lokale, duke iu referuar të dhënave të policisë, theksojnë se deri më tani janë gjetur trupat e 146 personave, që është dukshëm më shumë krahasuar me 128 të publikuara më vonë.