• e martë, 19 nëntor 2024
MIA FLESH

15:00/ 19 tetor/ 2024

Shkup - Kopshti zoologjik në Shkup sot është i mbyllur për vizitorët, ndërsa siç thuhet në njoftimin e tyre që qëndron në hyrje të objektit, shkak janë punët teknike- operative. Mirëpo, gjatë ditës një pjesë e mediave dhe rrjeteve sociale bën të ditur se Kopshti zoologjik në Shkup nuk punon për shkak të dyshimeve për baktere apo virus tek shpendët.

Shkup - Në “Siti moll Shkup” sot nga ora 12:00 deri në ora 16:00 do të vendoset stendë informative dhe qytetarët e interesuar do të kenë mundësi të mësojnë për aktivitetet aktuale për parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit.

Shkup- Qeveria aktuale nuk ka strategji të qartë se çfarë do të bëjë më tutje, cilat janë hapat e ardhshëm dhe nëse ka vullnet politik për vazhdimin e procesit integrues. Çdo vonesë në hapjen e kapitujve është një hap prapa. LSDM-ja mbetet e përkushtuar ndaj vlerave evropiane dhe do të vazhdojë të veprojë në mënyrë konstruktive në lidhje me këtë çështje, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në takimin me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas.

Shkup - Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zlatko Perinski në intervistë për MIA-n, duke komentuar paralajmërimet e katër komunave Tetovë, Gostivar, Zhelinë dhe Çair se do ta financojnë punën e shoqatës Akademi shqiptare e shkencave dhe arteve, thotë se mundësi ligjore për një gjë të tillë nuk ka.

Shkup - “Balancuesi” ka qenë mjet i keqpërdorimeve. Garancia për çdo punësim të pjesëtarëve të të gjitha bashkësive etnike duhet të bazohet në ekspertizë, dije dhe cilësi. Mundësia që të konkurrojë secili për çdo vend pune është e drejtë kushtetuese, ka thënë ministri i Administratës publike, Goran Minçev.

Shkup - Temperatura më e ulët sot në mëngjes në vend është matur në Berovë 0 gradë, në Kodrën e Diellit dhe Kriva Pallankë 5, Strumicë dhe Krushevë 6, Vinicë dhe Lazaropole 7, Shtip dhe Hanet e Mavrovës 8. Prilep, Shkup- Petrovec, Pretor, Kumanovë dhe Kavadar 9, Ohër, Manastir dhe Veles 10, Tetovë, Shkup-Zajçev Rid dhe Gjevgjeli 11 dhe Demir Kapi 13 gradë.

Shkup - Ministri për Vetëqeverisje Lokale, Zllatko Perinski nuk e përjashton mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme lokale të kandidohet për kryetar të Qytetit të Shkupit. Në intervistën për MIA-n, Perinski thotë se nëse anketat tregojnë se ai është propozimi më i përshtatshëm dhe nëse partia rreshtohet plotësisht pas tij, me kënaqësi do ta pranojë kandidaturën.

Shkup - Vendimi për ndarjen e fondeve për financimin e projekteve infrastrukturore në komunat nuk është politik. Ka komuna të kryesuara nga kryetarët e komunave nga LSDM-ja, e që morën mjete si për shembull Dellçeva, Berova, Kriva Pallanka... Nëse do të ishte politikë, ata nuk do të kishin marrë, shprehet ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski në intervistë për MIA-n. 

Shkup - Arsimi, fuqizimi ekonomik i grave dhe lufta kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave janë mes çështjeve më të rëndësishme ku në të ardhmen duhet të fokusohen institucionet dhe organizatat e shoqërisë civile, thotë në intervistën për MIA-n, Njaradzai Gumbonzvanda, zëvendësdrejtore ekzekutive për mbështetje normative të KB-së, koordinim sistematik dhe rezultate programore për UN Women.

Strumicë - Gjendja me bujqësinë është katastrofale nga ajo që kemi trashëguar. Në këtë periudhë po vinte konsolidimi dhe mund të them se në periudhën prej 25 dhe 26 korrik diku deri më 17-18 nëntor janë paguar më shumë se një miliard e treqind milionë denarë subvencione për më shumë se 20.000 bujq, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski në Novosellë të Strumicës.

Shkup - Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi sot në konferencë për shtyp deklaroi se Banka Botërore në raportin e saj më të fundit për Maqedoninë ka paraqitur të dhëna alarmante dhe shkatërruese për gjendjen ekonomike të vendit. Ky raport nuk është një dokument teknik, por një pasqyrë e përditshmërisë nga gjysma e dytë e vitit aktual – rritje e çmimeve, shkatërrim i standardit të jetesës, heqje dorë nga plani për rritjen e pagave.

Shkup -  Të mos shqetësohet LSD, Maqedonia po ecë në drejtim të duhur dhe ekonominë e shkatërruar që lanë, qeveria me në krye VMRO-DPMNE ka plan dhe program për ta zhvilluar, ka reaguar sot partia e Mickoskit përmes një kumtese për media.

Shkup - Nëpunës policor pranë Departamentit për kriminalitet ndërkufitar, persona  të huaj dhe ripranim Kumanovë pranë Qendrës rajonale për çështje kufitare dhe nëpunës policor dha SPB Dellçevë dje kanë zbuluar raste të kontrabandimit me emigrantë, gjatë të cilave tre persona janë privuar nga liria për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerje të veprës penale "kontrabandim me emigrantë".

Moskë - Arabia Saudite do të ishte nikoqire e mirë për një samit të mundshëm për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, deklaroi dje presidenti rus Vladimir Putin.

Bruksel- Komisioni Evropian ka miratuar rregulla për zbatim për sigurinë kibernetike të subjekteve dhe rrjeteve kritike, në përputhje me Direktivën për masat e sigurisë kibernetike në nivel të Unionit.

Kiev - Një zyrtar i lartë në qytetin ukrainas Pokrovsk në rajonin lindor Doneck, i cili është kthyer në një objektiv kryesor në avancimin e forcave ruse drejt perëndimit, sot u bëri thirrje banorëve që të evakuohen për shkak të pamundësisë për të ofruar shërbimet e nevojshme publike, publikuan mediat lokale.

Kiev - Ministri për Punë të Jashtme të Francës, Zhan-Noel Baro ka mbështetur planin e Ukrainës për t'i dhënë fund luftës me Rusinë, duke thënë sot në Kiev se do të punojë me autoritetet ukrainase për të siguruar mbështetje nga vendet e tjera për propozimin.

Bruksel – Qarkullimi në ndërtimtari në BE në gusht 2024 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar ka shënuar rënie prej 2,4 për qind, ndërsa në Eurozonë është ulur për 2,5 për qind, tregojnë të dhënat e Shërbimit evropian statistikor – Eurostat.

Jerusalem - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu urdhëroi rritje të konsiderueshme të dërgesave të ndihmave humanitare për banorët e Rripit të Gazës, njoftuan mbrëmë mediat izraelite, të cituara nga DPA.

Gazë - Të paktën 30 persona, mes tyre edhe fëmijë, janë vrarë në një sulm ajror izraelit në veri të Gazës, sipas mediave palestineze.

Detroit - Kandidati amerikan për president, Donald Tramp, deklaroi sot se vdekja e liderit të lëvizjes palestineze “Hamas” Jahja Sinvar do të lehtësojë mundësinë për paqe në Gazë.

Odesa- Si pasojë e sulmit me raketë në Odesa mbrëmë, sipas të dhënave paraprake është shkaktuar dëme në një ndërtesë trekatëshe dhe mbi 10 shtëpi private, publikoi ushtruesi i detyrës së kryetarit të Odesës, Aleksandar Filatov në kanalin zyrtar të qytetit Telegram.

Jerusalem - Shtëpia e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu në qytetin verior izraelit Cezareja u godit nga një dron, deklaroi zëdhënësi i tij. 

Tokio - Një person sot hodhi disa bomba në selinë e Partisë Liberal Demokratike të Japonisë në Tokio, njoftoi transmetuesi publik NHK dhe media të tjera japoneze.

Uashington - Kandidatja demokrate presidenciale e SHBA-së, Kamala Haris, vuri në pikëpyetje qëndrueshmërinë fizike të kundërshtarit të saj republikan në zgjedhjet e 5 nëntorit, Donald Tramp, pasi që të dy mbajtën ngjarje parazgjedhore në shtetin kontestues Miçigen. Tramp u përgjigj me theksimin e energjisë së tij në fushatë.

Uashington– Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) miratoi dje rishikimin e pestë të programit për fond të zgjeruar (EFF) për Ukrainën, me të cilin Kievi do të marrë një këst të ri prej rreth 1,1 miliardë dollarësh. 

Tel Aviv - Ushtria izraelite sot kumtoi se po i vazhdon sulmet kundër milicisë shiite Hezbollah në Liban dhe grupit ekstremist palestinez Hamas në Rripin e Gazës.

Londër - Trajneri i Çellsit, Enzo Mareska ka paralajmëruar lojtarët e tij se nuk mund të mbështeten vetëm te Kol Palmer për t'i “zgjidhur të gjitha problemet”, ndërsa përgatiten për një seri të ndeshjeve të Premier ligës duke filluar nga derbi kundër Liverpulit të dielën.

QËNDRONI TË LIDHUR