• e hënë, 30 dhjetor 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 22 gusht/ 2024

Shkup - Kanë filluar konsultimet për më shumë pozita ambasadore, për të cilat do të informojmë në periudhën në vijim, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski, i pyetur nëse konsultimet për ambasador të ri në Kombet e Bashkuara kanë filluar pas dorëheqjes së ambasadorit dhe përfaqësuesit të përhershëm Lubomir Fërçkoski. Sa i përket rrjetit aktual diplomatik të vendit, Mickoski tha se ka arsye për pakënaqësinë e ministrit të Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.

Shkup - Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në një deklaratë për TV 21, theksoi se shpreson që deri në dhjetor, e ndoshta edhe më herët, të gjendet zgjidhje për ndryshimet kushtetuese dhe një nga modalitetet është zbatimi me vonesë si garanci se nuk do të ketë bllokime shtesë.

Shkup - Paga më të larta për mësimdhënësit do të ketë kur do të krijohen kushtet buxhetore, ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës kërkon nga ata edhe këtë vit shkollor të vazhdojnë të kontribuojnë për njohuritë e nxënësve. Ministrja Vesna Janevska duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske, tha se si mësimdhënësi saktësisht i njeh problemet dhe sfidat me të cilat përballen mësimdhënësit.

Shkup - Ministri i Politikave Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, sot vizitoi Fshatin SOS për Fëmijë në Shkup. Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm, rezultatet e arritura, dhe u dhanë propozime për përmirësimin e shërbimeve që ofron kjo institucion, njoftoi Ministria e Politikave Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Shkup - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni ka realizuar sot takim pune me Zhan Pol Despans, atasheu policor i Punëve të Brendshme i Republikës së Francës, informoi MPB-ja. Zëvendësministri Iseni, në fillim të takimit e potencoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Francës i cili po zhvillohet në frymën e marrëdhënieve tradicionalisht të mira dhe miqësore ndërmjet dy vendeve.

Shkup - Prokuroria Themelore Publike Shkup informoi se gjatë ditës së djeshme është privuar nga lira një person, për të cilën ekziston dyshimi se ka qenë i involvuar në vrasjen afër QT "Mavrovasja". Bëhet fjalë për një të burgosur, i cili ka qenë i arratisur nga INP Burgu -Shkup. Siç informojnë nga Prokuroria vijojnë ekspertizat e dëshmive materiale me të cilat vërtetohet dyshimi për përfshirje të këtij personi në ngjarje, ndërsa i dyshuari është kthyer me masa maksimale të sigurimit.

Shkup - Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Krimit të Rëndë në Ministrinë e Punëve të Brendshme dërgoi njoftim në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OJO NGOK) për shkak të dyshimit të krimeve të kryera nga persona zyrtarë që kanë marrë vendime për ekstradimin e Blerim Ramadanit dhe kanë vepruar sipas tyre.

Shkup - Drejtori i Drejtorisë Doganore, Boban Nikollovski dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev sot kanë mbajtur mbledhje, në të cilën ishin rënë dakord të dyja palët të fillojnë të punojnë me memorandum për bashkëpunim dhe protokoll për zbatimin e tij. 

Shkup - Grupet e Këshilltarëve të Qytetit të Shkupit në seancën e ardhshme të Këshillit më 29 gusht do t'i mbështesin programet shtesë për punë në Higjienën Komunale për punësimin e rreth 120 personave, si dhe mjete për NQP-në me ridestinim nga një projekt tjetër me të cilat do të riparohen dhe vihen në funksion edhe 30 autobusë, deklaroi kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski.

Shkup - Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot solli vendim për lëndën lidhur me ekstradimin e Blerim Ramadanit me të cilin anulohet Vendimi i Gjykatës themelore penale Shkup dhe lënda kthehet në procedurë të sërishme.

Kumanovë - Është rritur frekuentimi në pikë-pagesën Rramanli, e vendosur në korridorin 10 në valën e sezonit turistik, informojnë nga Ndërmarrja publike Rrugët shtetërore. Nga atje thonë se ka pritje më të mëdha në këtë pikë-pagesë edhe përkundër qarkullimit të rritur këtë verë. "Në periudhën e verës zakonisht është rritur frekuentimi i automjeteve nga të gjitha kategoritë në të gjitha pikë-pagesat, e posaçërisht në Rramanli, sepse është në Korridorin 10 dhe çon drejt destinacioneve turistike. Shërbimi pagesor me të gjitha mjetet dhe mundësitë e disponueshme përpiqet ta ulë tollovinë dhe deri në këtë moment tollovi më të madhe nuk ka pasur dhe nuk ka pritje më të gjata", thonë nga NPRRSH në deklaratë për MIA-n.

Strugë - Poezia është një mënyrë e jetës, mënyrë e ekzistimit, ndaj së cilës të gjithë duhet të synojmë. Drejt lirisë, vëllazërisë dhe kjo duhet të jetë qëllim për të gjithë ne, beson fituesi i sivjetëm i mirënjohjes më të shquar të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë "Kurora e Artë", poeti francez Zhan-Pjer Simeon. Në konferencën e sotme për shtyp kushtuar laureatit, ai shprehu kënaqësi që është pjesë e manifestimit ndërkombëtar të njohur dhe prestigjioz dhe numërohet ndër poetët e mëdhenj të Mbrëmjeve Strugane të Poezisë.

Prishtinë - Qeveria e Kosovës thotë se është e pakuptimtë mbajtja në fuqi e masave ndëshkuese ndaj Kosovës me gjithë rekomandimin pozitiv të përfaqësuesit të lartë të BE-së, Zhosep Borrell, raporton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.  Klisman Kadiu, këshilltari i zëvendëskryeministrit të parë për eurointegrime, Besnik Bislimi, tha se "masat janë të padrejta që nga dita e parë" dhe duhet të hiqen menjëherë dhe në mënyrë të plotë.

Prishtinë - Shefi i Agjencisë amerikane zbuluese (CIA), Uilliam Barns, i cili udhëtoi sot në Prishtinë, është xhiruar sot pasdite se si shkon në takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në ndërtesën në të cilën ndodhet kabineti i saj, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Mediumet e Kosovës kumtuan fotografi nga arritja e kolonës së automjeteve para Presidencës, ndërsa më pas edhe nga vetë Barns si hyn në ndërtesë.

Prishtinë - Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Uiliam Bërns, sot është duke qëndruar për vizitë në Kosovë më 22 gusht, me ç'rast është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në atë takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, raportin Radio Evropa e Lirë. Vizita e tij në Kosovë vjen pasi zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane qëndroi në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi.

Moskë - Presidenti rus Vladimir Putin sot ka mbajtur takim me përfaqësues të lartë rus për pushtimin ukrainas mbi Kurskun.   "Ju mblodha të bisedojmë për gjendjen që aktualisht po zhvillohet në rajonet kufitare të Rusisë", tha Putini në hapjen e mbledhjes.  Edhe pse Moska deri tani është munduar të ulë rëndësinë e pushtimit të papritur ukrainas më 6 gusht, janë evakuuar 133.190 persona nga zona kufitare e “rrezikshme”, tha ushtruesi i detyrës së guvernatorit rajonal.

Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot e vizitoi kufirin ukrainas-rus në rajonin Sumi për herë të parë pasi forcat ukrainase hynë në Kursk, rajon kufitar i Rusisë. Gjatë takimit me komandantin e lartë të armatës, gjeneralin Aleksandar Sirski, Zelenski tha se forcat ukrainase e morën edhe një vendbanim tjetër në rajonin Kursk të Rusisë dhe kanë kapur më shumë ushtarë rus, për të cilët shpreson se do t'i shkëmbejë me ukrainasit e zënë rob. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR