• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA dhe KSHZ-ja do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim në shënimin e Ditës globale të zgjedhjeve

MIA dhe KSHZ-ja do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim në shënimin e Ditës globale të zgjedhjeve

Shkup, 6 shkurt 2024 (MIA) - Agjencia Informative Mediatike (MIA) dhe Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim në kuadër të shënimit të Ditës globale të zgjedhjeve.

Qëllimi i memorandumit është të inkurajojë frymën e mbështetjes dhe bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Agjencisë Informative Mediatike, me qëllim të tejkalimit të sfidave dhe avancimit të mundësive për përmirësimin e procesit zgjedhor dhe për të kontribuar në besueshmërinë dhe integritetin e zgjedhjeve.

Dita globale e zgjedhjeve shënohet çdo 6 shkurt tashmë 19 vite, si rezultat i angazhimit që doli nga Konferenca globale për zgjedhjet e cila është mbajtur nga 15 deir 17 shtator të vitit 2004 nga Budapesti, Hungari.

Në këtë ditë komisionet zgjedhore në mbarë botën organizojnë tryeza të rrumbullakëta, debate, punëtori, takime me qytetarë dhe ngjashëm, me qëllim që të theksohet përkushtimi për mbrojtjen e të drejtës së votës si një nga liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. ls/

 

 



QËNDRONI TË LIDHUR