• e hënë, 23 dhjetor 2024

MF: Për ballafaqimin me krizën mbi 250 milionë euro me kushte të favorshme nga BE-ja, KfV-ja, BB-ja dhe Fondi OPEK

MF: Për ballafaqimin me krizën mbi 250 milionë euro me kushte të favorshme nga BE-ja, KfV-ja, BB-ja dhe Fondi OPEK

Shkup, 13 dhjetor 2023  

Njëqind milionë euro përkrahje makrofinanciare nga BE-ja vihen në dispozicion për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kuvendi votoi zgjidhjen ligjore me të cilën mundësohet nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe BE-së, pas së cilës mjetet do të ndahen në dy transhe në periudhë prej dy vjetësh. 

“Mjetet nga BE-ja do të na ndihmojnë t'i shfrytëzojmë ato për rezerva, për ndërhyrje në tregun valutor apo si përkrahje direkte për buxhetin për të përballuar rreziqet që janë si rezultat i krizës. Kjo është përkrahje e rëndësishme në kohë krize, aq më tepër që kushtet në të cilat sigurohen janë të favorshme dhe mundësojnë kursim për buxhetin tonë”, theksoi ministri i Financave Fatmir Besimi, i cili falënderoi BE-në dhe qytetarët e BE-së për solidaritetin e shprehur me vendin tonë. 

Republika e Maqedonisë së Veriut në vitin 2020 dhe 2021 tashmë ka shfrytëzuar 160 milionë euro si përkrahje makrofinanciare nga BE-ja për ballafaqimin me pasojat e krizës KOVID-19. Ky është instrumenti i BE-së që t’u ndihmohet vendeve për ta kthyer në gjendjen e qëndrueshme të jashtme financiare, duke stimuluar njëkohësisht rregullimet ekonomike dhe reformat strukturore. 

Huaja e re në vlerë prej 100 milionë eurove do të tërhiqet në dy transhe, secila nga 50 milionë euro në periudhë prej dy viteve, përkatësisht në vitin 2024 dhe 2025. 

"Mundësia e shfrytëzimit të këtyre mjeteve është si plotësim i financimit të siguruar paraprakisht nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili bazohet në politikëbërjen e mirëfilltë të zhvilluar nga vendi ynë. Mjetet janë konfirmim i përpjekjeve tona për realizimin e reformave, duke marrë parasysh se ndërlidhen me progresin e integrimit tonë evropian dhe me detyrimet ndaj FMN-së”, theksoi ministri Besimi. 

Në Kuvend, krahas këtij Ligji të Huamarrjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua nga Bashkimi Evropian mbi Marrëveshjen e Huasë për Përkrahje Makrofinanciare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, janë miratuar edhe zgjidhje ligjore me të cilat sigurohen mjete të favorshme për ballafaqimin me pasojat e krizës nga Banka KFV, Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim - Banka Botërore dhe Fondi për Zhvillim Ndërkombëtar në kuadër të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEK) sipas Marrëveshjes së Huasë për Programin e rezistencës dhe qëndrueshmërisë. 

 Nga Banka KfV sigurohen 90 milionë euro për tejkalimin e situatës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe kriza energjetike, për shkak të së cilës ka pasuar rritja e çmimeve të produkteve, si në botë ashtu edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Fondi i Zhvillimit Ndërkombëtar në kuadër të OPEC-ut siguron 50 milionë euro mjete të favorshme të destinuara për përmirësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike, vende pune më produktive në sektorin privat dhe rritjen e rezistencës klimatike. Gjithashtu, 27.5 milionë euro janë siguruar nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim – Banka Botërore për vazhdimin e reformave të sistemit të mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve.

 Ministria e Financave

___________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR