• e hënë, 23 dhjetor 2024

MF: Në Kuvend u miratua Buxheti për vitin 2024, i cili sjell investime, zhvillim dhe qëndrueshmëri

MF: Në Kuvend u miratua Buxheti për vitin 2024, i cili sjell investime, zhvillim dhe qëndrueshmëri

27 dhjetor 2023 

Në Kuvendin e RMV-së sot u miratua propozimi i plotësuar i Buxhetit për vitin 2024, me ç’rast targetohen prioritetet dhe mjetet shpërndahen në mënyrë të duhur për plotësimin e nevojave publike të qytetarëve dhe kompanive. Të hyrat e përgjithshme në Buxhetin e vitit 2024 planifikohen në nivel prej 310.1 miliardë denarëve dhe janë 10% më të larta se në vitin 2023, ndërsa shpenzimet janë planifikuar në nivel prej 343.6 miliardë denarë ose rreth 5.8% më të larta në raport me vitin 2023. Të hyrat dhe shpenzimet e planifikuara në këtë mënyrë rezultojnë me deficit buxhetor prej 33.5 miliardë denarëve ose 3.4% nga PBB-ja e planifikuar, që krahasuar me vitin 2023 është zvogëluar për 9.2 miliardë denarë. 

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, duke e prezantuar propozimin në Kuvend, potencoi se politikat që janë pjesë e Buxhetit për vitin 2024 janë reagim ndaj pasigurisë së stërzgjatur, ngadalësimit të ekonomisë globale dhe riskut për ekonominë tonë.

“Strategjia e rimëkëmbjes, e më tej, përshpejtimit të rritjes, bazohet, para së gjithash, në nxitjen e zhvillimit përmes ciklit të fuqishëm të investimeve, bartës i të cilit është sektori publik, përmes projekteve të mëdha infrastrukturore, por edhe sektori privat, i cili do të mbështetet përmes politikave buxhetore. Së dyti, domethënës është sigurimi i qëndrueshmërisë fiskale, përmes konsolidimit të vazhdueshëm fiskal, por edhe sigurimi i qëndrueshmërisë energjetike, qëndrueshmërisë në bujqësi dhe ekonomi në përgjithësi, përmes zhvillimit të ekonomisë së gjelbër”, theksoi ministri gjatë prezantimit të ekspozesë.

 Buxheti për vitin 2024 është buxheti i parë që bazohet në rregullat fiskale nga Ligji i Buxheteve dhe siguron zhvillimin e politikës fiskale të qëndrueshme dhe të parashikueshme, që orientohet drejt uljes së deficitit buxhetor dhe borxhit publik, nxitjes së aktiviteteve ekonomike, si dhe përkrahjes së targetuar për kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve dhe ekonomisë.

 Në buxhet thelbësore është që struktura ndryshon dhe shpenzimet kapitale të planifikohen në nivel më të lartë se vitin e kaluar, të cilat janë edhe në nivel më të lartë se deficiti buxhetor. Shpenzimet kapitale janë planifikuar në vlerë prej 41.2 miliardë denarëve dhe janë të destinara për realizimin e projekteve infrastrukturore të filluara, gjegjësisht investime në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, infrastrukturën energjetike dhe komunale, si dhe investime kapitale për përmirësimin e kushteve në sistemin shëndetësor, arsimor dhe atë social, bujqësi, kulturë, sport, mjedis jetësor dhe gjyqësor.

 Duke pasur parasysh vijimësinë e pasigurisë, në Buxhet parashikon edhe 60 milionë euro për vitin 2024 për masat në përkrahje të kategorive më të ndjeshme të qytetarëve dhe ekonomisë. 

Buxheti në vitin 2024 siguron realizim të rregullt dhe të vazhdueshëm të të gjitha detyrimeve ligjore, realizim të vazhdueshëm të aktiviteteve zgjedhore, përkrahje të ekonomisë vendase, sektorit privat dhe qytetarëve, rritje dhe përshpejtim të zbatimit të projekteve infrastrukturore, tërheqje të investimeve të huaja dhe inovacione të kompanive vendas etj.

 Rritja e ekonomisë për vitin 2024 parashihet të jetë në nivel prej 3.4% dhe inflacioni në nivel deri në 3.6%.

 _______________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR