• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Mexhiti-Rid: Mbretëria e Bashkuar mbështet investimet kapitale në shëndetësinë tonë

Mexhiti-Rid: Mbretëria e Bashkuar mbështet investimet kapitale në shëndetësinë tonë

Shkup, 1 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, vizitën e tij të punës në Mbretërinë e Bashkuar e përmbylli me takimin me drejtorin e Agjencisë Qeveritare të Kreditimit të Eksportit, Tim Rid. Rast për këtë takim pune, siç njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë ishte përcaktimi i mënyrës së financimit të projektit për ndërtimin e Qendrës së re Klinike Universitare.

"Mbretëria e Bashkuar mbështet eksportet për kompanitë e çdo madhësie dhe në të gjitha industritë, nga mallrat kapitale tek shërbimet dhe sendet e paprekshme si prona intelektuale", bëhet e ditur në kumtesën e MSH-së.

Nga aty përkujtojnë se në ditët që lam pas, për planifikimin e aktiviteteve të radhës për Qendrën e re Klinike, Mexhiti ka takuar edhe përfaqësuesin special të kryeministrit të Britanisë së Madhe për tregtinë me Ballkanin Perëndimor, Martin Vikers, shefi operativ i  "International Hospitals Group" (IHG), Simon Eshvort, zëvendës shefi i Shëndetësisë në Departamentin e Biznesit dhe Tregtisë David Shepherd, si dhe me Ministrin e Eksportit, Departamentit për Biznes dhe Tregti, Lord Malkolm Oford i Garvellit. fc/

Fotografia: Ministria e Shëndetësisë

QËNDRONI TË LIDHUR