• e mërkurë, 03 korrik 2024

Mexhiti u takua me Hilari Klinton në COP28 në Dubai

Mexhiti u takua me Hilari Klinton në COP28 në Dubai

Shkup, 5 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka realizuar takim të shkurtër me ish-sekretaren e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hilari Klinton, në kuadër të Konferencës së 28-të të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike - COP28, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

“Jam i nderuar që pata rastin të zhvilloj një takim të shkurtër dhe të shkëmbej mendime me të nderuarën Hilari Klinton, ish-sekretare e shtetit të SHBA-së, diplomate dhe politikane të nderuar me përvojë të madhe. Kjo konferencë është një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer praktika dhe përvoja pozitive, si dhe për ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta mbi aktivitetet dhe qasjet ndaj ndryshimeve klimatike”, tha ministri Mexhiti.

Në COP28 marrin pjesë mbi 100 vende nga bota dhe qëllimi është të unifikojë qasjen ndaj ndryshimeve klimatike në nivel global. bsh/

Foto: Ministria e Shëndetësisë

QËNDRONI TË LIDHUR