Mexhiti: Transformimi i koalicionit VLEN në një parti fillon nga java e ardhshme
- Nga koalicioni VLEN do të dalë një subjekt politik në skenën politike të vendit. Javën e ardhshme fillojnë procedurat për krijim të kësaj partie të re politike, paralajmëroi zëvendëskryeministri i parë dhe lider i Lëvizjes demokratike, Izet Mexhiti.
- Post By Arta Bunjaku
- 13:02, 20 prill, 2025

Shkup, 20 prill 2025 (MIA) - Nga koalicioni VLEN do të dalë një subjekt politik në skenën politike të vendit. Javën e ardhshme fillojnë procedurat për krijim të kësaj partie të re politike, paralajmëroi zëvendëskryeministri i parë dhe lider i Lëvizjes demokratike, Izet Mexhiti.
Zëvendëskryeministri Mexhiti, në intervistë për emisionin "PodGo" të Telegrafit Maqedoni në gjuhën shqipe, informon se partia e re do të ketë shtab të përbashkët, qendër informative, kandidatë të përbashkët, program të përbashkët dhe lista të këshilltarëve të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Ai shton se emrat e kandidatëve për kryetar komunash në zgjedhjet e ardhshme akoma nuk janë definuar. Mexhiti theksoi se akoma nuk kanë definuar se kush dp të jetë krytear i partisë, dhe se kjo nuk paraqet problem, sepse, siç tha, qëllimi kryesor është bashkimi dhe organizimi më i mirë para zgjedhjeve lokale.
"Publikisht mund të them se i lexoj votuesit të cilët kërkojnë bashkim të Vlenin në një subjekt... As nuk kam pohuar, as nuk pohoj se jam lider i Vlenit. Më intereson koncepti. Nuk është me rëndësi se kush do të jetë kryetar", deklaroi Mexhiti dhe theksoi se suksesi i projektit është më me rëndësi së pozicionet individuale.
Kryesimi qendror i ASH-së së Arben Taravarit më 15 prill në Tetovë vendosi që në zgjehdjet e ardhshme lokale të ofrojë lista të veta me kandidatë për këshilltarë. Siç deklaroi Taravari pas mbledhjes, ky vendim nuk do të kontribuojë për ndryshime, përkatësisht se mbeten si parti në kuadër të koalicionit VLEN dhe në përbërje të Qeverisë.
Më 16 prill, kryetari i LD-së dhe zëvendëskryeministër i parë, Izet Mexhiti pas takimit të liderëve dhe funksisonarëve të lartë të këtij koalicioni theksuan se "Vlen" konsideron se vendimi për paraqitje me lista të ndara të këshilltarëve të ASH-së kryesuar nga Taravari është jellë në interes të BDI-së thelbin e tij opinioni do ta kuptojë shumë shpejtë.
"VLEN" nuk e përjashtoi Taravarin nga koalicioni, por ai, sipas Mexhitit, uvetëpërjashtua. Ai vlerësoi se ky veprim i Taravarit do të thotë edhe problem në Qeveri, por tani për tani, tha, nuk ka përgjigje nëse do të kërkojnë shkarkimin e tij nga funksioni i ministrit të Shëndetësisë. ab/
Foto: МIА Arkivi