Mexhiti: Rruga "5 Maji" afër kompleksit "Çairçanja" është transformuar tërësisht
- Rruga "5 Maji" afër kompleksit "Çairçanja" është transformuar tërësisht, deklaroi kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ceket në kumtesën e VLEN-it të cilën MIA e transmeton në formë integrale.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:46, 1 tetor, 2025
Shkup, 1 tetor 2025 (MIA) - Rruga "5 Maji" afër kompleksit "Çairçanja" është transformuar tërësisht, deklaroi kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ceket në kumtesën e VLEN-it të cilën MIA e transmeton në formë integrale.
Rruga "5 Maji", te kompleksi Çairçanja ështëtransformuar tërësisht, tha kandidati për mandatin e radhës në krye të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti i cili personalisht ndoqi punimet përfundimtare në një projektet më të rëndësishme infrastrukturore të Çairit, asfaltimi e rrugës që lidh kompleksin “Çairçanja” me rrjetin kryesor rrugor.

"Ky projekt, me vlerë prej 5 milionë denarësh ka për synim përmirësimin e qarkullimit, rritjen e sigurisë dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në këtë pjesë të komunës' tha Mexhiti duke shtuar se ky projekt është pjesë e vizionit për një infrastrukturë moderne dhe për një Çair më funksional", deklaroi Mexhiti.
Përmes këtij investimi, tha Mexhiti, Serova po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një zonë atraktive banimi dhe biznesi, duke rritur cilësinë e jetesës për banorët dhe duke krijuar kushte të favorshme për zhvillimin ekonomik lokal.
VLEN