Mexhiti: Rruga “5 Maji” në Serovë po rikonstruohet, nuk japim premtime boshe por realizojmë investime konkrete
- Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherit kandidat i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot ndoqi punimet për rikonstruimin e rrugës “5 Maj” në lagjen Serovë.
- Post By Besnik Shuki
- 17:57, 27 shtator, 2025
Shkup, 27 shtator 2025
Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherit kandidat i koalicionit VLEN për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot ndoqi punimet për rikonstruimin e rrugës “5 Maj” në lagjen Serovë.
“Jam këtu, në rrugën “5 Maji” në lagjen Serovë, për të ndjekur nga afër punimet që po realizohen për një projek kaq të rëndësishëm, i cili është përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj kërkesave të qytetarëve tanë”, theksoi Mexhiti.
Ai sqaroi se me rikonstruksionin e plotë të kësaj rruge, nga kryqëzimi me rrugën “LPK” deri te parkingu pranë kompleksit “Çairçania”, po ndërmerret një hap konkret drejt zhvillimit urban dhe krijimit të kushteve më cilësore për jetën e banorëve.
“Vlera e këtij projekti është rreth 5 milionë denarë dhe financohet nga Qeveria. Kjo rrugë ka rëndësi të veçantë, sepse ndodhet pranë kompleksit ‘Çairçanë’, i cili po zhvillohet gjithnjë e më shumë si një zonë e integruar banesore dhe afariste”, deklaroi ai.
Mexhiti bëri të ditur se paralelisht me rikonstruksionin e rrugës është përgatitur edhe projekti për ndërtimin e një parkingu në kate, i cili do ta zgjidhë problemin e madh të parkimit në këtë pjesë frekuente të Çairit.
“Qasja jonë është e qartë se nuk japim premtime boshe, por realizojmë investime konkrete. Çdo projekt që e nisim është dëshmi e përkushtimit tonë të sinqertë dhe e vizionit tonë për një Çair funksional, modern dhe të organizuar”, u shpreh ai.
Më tej, Mexhiti shtoi se do të vazhdojë me punë dhe transparencë.
“Çairi meriton më shumë. Do të vazhdojmë me punë, transparencë dhe kujdes të pandërprerë, sepse qytetarët meritojnë të dëgjohen dhe të përfaqësohen me dinjitet”.
VLEN
__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Foto: Ekipi i Izet Mexhitit