• e premte, 05 dhjetor 2025

Mexhiti: Qeveria e shfuqizoi kontratën e koncesionit për guroren në Straçincë

Mexhiti: Qeveria e shfuqizoi kontratën e koncesionit për guroren në Straçincë

Shkup, 7 tetor 2025 (MIA)- Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, njoftoi se Qeveria ka shfuqizuar njëanshëm Kontratën e koncesionit për shfrytëzimin e gurit gëlqeror në territorin e fshatit Straçincë, komuna e Gazi Babës, e nënshkruar 10 vite më parë me “Melkam Inzhinering“ nga Shkupi.

Sipas Mexhitit, vendimi u mor për shkak të mangësive serioze.

“Koncesionuesi nuk ka siguruar shfrytëzimin minimal prej 20% sipas kontratës, pra 25.000 ton në vit, në vitin 2022 janë nxjerrë vetëm 277 ton në 2023 nuk ka pasur aktivitet, dhe në vitin 2024 vetëm 187 ton. Aktivitetet janë ndërprerë shpesh dhe nuk janë respektuar detyrimet ligjore, gjithashtu koncesionuesi nuk ka paguar taksën e koncesionit për sasinë e nxjerrë gjatë tre viteve të fundit”, deklaroi Mexhiti.

Inspektimi i jashtëzakonshëm i kryer nga Inspektorati Shtetëror për Energji, Miniera dhe Burime Minerale konfirmoi se koncesionuesi nuk e ka përmbushur kontratën dhe ka pasur ndërprerje të gjatë në aktivitet.

Me këtë vendim ndalon vlefshmëria e koncesionit, dhe të gjitha institucionet përgjegjëse janë njoftuar për masat e mëtejshme.

“Ky është një mesazh i qartë se Qeveria dhe Ministria e Mjedisit nuk do të tolerojnë përdorim të pakujdesshëm të burimeve natyrore. Do të vazhdojmë të sigurojmë menaxhim të përgjegjshëm dhe të qëndrueshëm të tyre, në interes të qytetarëve dhe interesit publik. Shëndeti dhe siguria e qytetarëve janë dhe do të mbeten prioriteti ynë kryesor“, ka thënë Mexhiti.

QËNDRONI TË LIDHUR