• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mexhiti: Prokuroria të dalë me fakte konkrete për Onkologjinë, ndërsa MF të përgjigjet në mënyrë eksprese për kuadrin

Mexhiti: Prokuroria të dalë me fakte konkrete për Onkologjinë, ndërsa MF të përgjigjet në mënyrë eksprese për kuadrin

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Do të bëj apel deri te Prokuroria se është koha që të dalin me fakte konkrete, kush ka gabuar, kush nuk ka gabuar. I bëj thirrje edhe Ministrisë së Finacave, që të na përgjigjen në mënyrë eksprese për kuadrin sepse duhet të na lejojnë që këtu të punësojmë kuadër. Vitin e ardhshëm ka zgjedhje dhe të mos mbetemi pa kuadër dhe t'i lëmë pacientët, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti gjatë vizitës në Klinikën për radioterapi dhe onkologji, ku është hapur procedurë parahetuese pas konstatimeve në opinion për keqpërdorim me terapitë.

Lidhur me atë nëse do të ketë terapi pr vitin e ardhshëm në Klinikën për radioterapi dhe onkologji, ministri Mexhiti theksoi se edhe nëse ka vonesa, megjithatë do të ketë terapi për pacientë në këtë klinikë.

"Të jenë të qetë. Ja këtu ju bind se pacientët do të jenë nën terapi, do të ketë terapi, por a mundet disa ditë të vonohet terapia, por, e dini kjo nuk varet nga ne ka tenderë, ka furnizime publike maksimale", theksoi ministri.

Ai gjithashtu bëri thirrje edhe për "lehtësim të pesionit ndaj Klinikës për radioterapi dhe onkologji dhe për personelin që punon aty".

Drejtoresha e Klinikës, Violeta Klisarova, lidhur me atë nëse do të rritet buxheti për terapi, tha se pritet të thirren nga FSSHM rreth kësja çështje 

"Mendoj se jemi në pritje në periudhën e ardhshme të thirremi në FSSHM në lidhje me negociatat për buxhetin e vitit të ardhshëm. Ne jemi tashmë gati dhe kemi nevojën reale të klinikës sonë në këtë moment dhe do të veprojmë me të në negociata. Sinqerisht besoj se do të gjendet mirëkuptim", tha Klisarovska.

Ministri Mexhiti pohoi të njëjtën duke thënë se do të bëhet përpjekje maksimale dhe se patjetër duhet të ketë terapi. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR