• e martë, 26 nëntor 2024

Mexhiti: Për një kohë të shkurtër do të kemi më shumë se 10 ilaçe të vendosura në listën pozitive

Mexhiti: Për një kohë të shkurtër do të kemi më shumë se 10 ilaçe të vendosura në listën pozitive

Shkup, 22 dhjetor 2023

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, në intervistën e mëngjesit për “Sloboden Peçat” ka bërë të ditur se për një kohë shumë të shkurtër do të kemi afërsisht më shumë se 10 ilaçe të vendosura në listën pozitive.


“Më besoni, është vërtet punë e vështirë në Ministrinë e Shëndetësisë, në kabinet dhe në të gjithë ministrinë. Kjo është një pikë shumë e ndjeshme, lista pozitive e ilaçeve nuk është rishikuar apo përditësuar prej 15 vitesh. Kemi vepruar shumë seriozisht dhe një nga prioritetet e mia kryesore kur erdha ministër thashë se do të ishte lista pozitive. Ne atëherë nuk kishim protokolle të qarta, nuk kishim komision ekspertësh, bëmë gjithçka dhe komisioni tashmë është mbledhur disa herë, ka takime, punojnë shumë intensivisht. Për një kohë të shkurtër, dhe ja mund të ndaj këtë informacion në studion tuaj, se për një kohë shumë të shkurtër do të kemi numër dyshifror të vendosur tashmë në listën pozitive për diagnozat më të mëdha - kardiovaskulare, onkologjike, neurologjike që do të ketë terapi për ato diagnoza. Dhe do të jenë afërsisht mbi 10 ilaçe”, deklaroi Mexhiti.


Ai tregoi se deri më tani janë shqyrtuar rreth 36 aplikime, nga të cilat 22 janë origjinatore, 10 janë gjenerike dhe 4 janë ushqim enteral.


Mexhiti theksoi se sot do të shqyrtohen edhe 28 aplikacione të reja, ndërsa për vitin e ardhshëm janë kërkuar 2,9 miliardë denarë shtesë për ilaçe të reja në listën pozitive.


“Edhe këtij problemi po i vjen fundi. Por ne thamë atëherë se do ta përditësojmë listën dy herë në vit dhe kjo do të jetë në tetor dhe prill. Por tani shohim se ka nevojë disa herë në vit për të rishikuar dhe futur ilaçet për të zbutur këtë nevojë për ilaçe në listën pozitive. Ne jemi shumë seriozë në të gjitha drejtimet dhe ashtu do të veprojmë”, tha Mexhiti.

.

Ministria e Shëndetësisë 

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

QËNDRONI TË LIDHUR